- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 2689Ish-Zëvendëspresidenti i Bankës Qendrore Europiane, Lucas Papademos do të drejtojë qeverinë e re të unitetit kombëtar në Greqi, e cila do të ketë për detyrë të shpëtojë vendin nga falimenti, të miratojë paketën e ndihmës financiare 130 miliardë euro të kreditorëve ndërkombëtarë dhe të përgatisë zgjedhjet e parakohshme. Vendimi është marrë në mesditën e sotme pas negociatave që u kryesuan nga presidenti i vendit.
Papademos ka qenë në vitet 1994 deri në vitin 2002, Guvernatori i Bankës Qendrore të Greqisë dhe ka përgatitur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që vendi të anëtarësohej në Eurozonë. Qeveria e re e Papademos do të betohet në mesditën e ditës së Premte. Emërimi i ish-Guvernatorit në krye të qeverisë ka qenë në fokusin e mediave ndërkombëtare për shkak se rëndësisë, që ka për ekonominë botërore nevoja për të kontrolluar krizën greke dhe për të parandaluar se ajo nuk do kontaminojë të gjithë Eurozonën.
Pas daljes nga presidenca, kryeministri i ri Papademos shprehu bindjen se qëndrimi i Greqisë në Eurozonë është një garanci për stabilitetin monetar. Ai tha se pavarësisht vështirësive qëndrimi i Greqisë në Eurozonë do të lehtësojë zgjidhjen e krizës së borxhit. Në lidhje me zgjedhjet e reja ai tha se nuk është arritur një marrëveshje por ato mund të mbahen në 19 shkurt. “Unë nuk jam politikan dhe besoj se të gjithë duhet të japim kontributin tonë në zgjidhjen e kësaj krize. Ekonomia e Greqisë po përballet me probleme shumë të mëdha dhe vetë Greqisë është në një kryqëzim rrugësh.
Vendimet që ne do të marrim në këto momente janë vendimtare për të gjithë grekët. Unë jam i bindur se do ti zgjidhim këto probleme dhe bëj thirrje për unitet dhe kujdes”, tha Papademos. Ai tha se qeveria e re ka nevojë për mbështetje të gjerë dhe se kjo qeveri është e përkohshme me detyrën specifike për të zbatuar programin e ndihmës financiare të Bashkimit Europian.
Përgatiti: Ermal Ngjelina/Scantv