- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 4257Meksikë – 20 sekonda nën trajtimin e lazërit dhe ngjyra e syve tuaj mund të bëhet blu. Një mjek kalifornian(SHBA) është duke eksperimentuar një ndërhyrje mjeksore që brenda pak sekondave të ndryshojë ngjyra e syve tuaj. Kolegët e tij janë skeptik në lidhje me këtë zbulim por doktori Gregg Homer(ish avokat në Hollivud) është i bindur që ka bërë një shpikje të madhe. Sipas tij mjaftojnë pak sekonda me dritë lazër që pigmenti i pupilës(bebes) nga një sy me ngjyrë të zezë ose të kaftë dalëngadalë të qartësohet në ngjyrë blu ose të kaltërt.
Ekperimentime të shumta së pari mbi kafshë, kufoma njerëzish dhe në fund mbi njerëz normal kan sjellë rezultatin e shumë pritur të dok. Homerit që u detyrua të shkonte në Meksikë për të bërë këtë zbulim mjeksor, pasi atje normat dhe ligjet mjeksore lejojnë më shumë hapsira për kërkimeve shkencore dhe mënyrës së zhvillimit të tyre. Tani ai kërkon një shumë prej 750 mijë $ që të vazhdojë më tej këtë zbulim. Bashkëpunëtorët e tij janë të habitur, pasi hyrja e dritës së tepërt në pupil mund të krijojë probleme me syrin.
Zbulimi në fjalë flet për një sistem kompjuterik skanimi që fotografon irisin dhe proçesin e zonave për trajtim. Me pak fjalë lëshohet/qëllohet një rreze lazri që godet një pikë të irisit herë pas here. Pasi procesi mbaron duhet të përsëritet.
Lazri ngroh dhe ndryshon strukturën e qelizave të pigmentit. Organizmi njeh që ka një ind të prishur dhe vë në punë një protein e cila herë pas here ndez mekanizmin e “tretjes së indit në nivel molekular”.
Pas një jave terapie ngjyra e syve duket më e errët por kur fillon procesi i “tretjes” në harkun e tre javëve irisi do kthehet në ngjyrë blu.
Trajtimi është i pakthyeshëm pasi pigmenti nuk rilind më. Ekspertët Oftamolog/Okulist kanë shfaqur dyshime: “pigmenti ndodhet në iris për një motiv dhe rreziku ndodhet në të parit dopio dhe me refleks rrezesh” – ka thënë Larry Benjamin i spitalit Stok Mandville të Britanis së Madhe.
Burimi: BBC
Përktheu dhe përgatiti: Edmond Pjetri/Proletari.com