Teknika postimi në Facebook që kryejnë punë!

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 5378
Një studim i ri nga një kompani hulumtuese e strategjive të marketingut në rrjete sociale ka prezantuar një analizë të detajuar të rreth 20,000 faqeve në Facebook dhe ka analizuar mbi një çerek milion postime, për të përcaktuar teknikat më të përshtatshme për postim.
Momentus media në analizën e saj të quajtur “Qasja dhe Bashkëveprimi: Një qasje shkencore ndaj marketingut në Facebook”, ka sjellë përgjigje ndaj shtatë pyetjeve të vendosura nga administratorë në Facebook.

1. Cila është koha më e mirë për një postim? Gjersa në vikende dhe momentet prej 2pm deri në 5am konsiderohen momente kur administratorët e faqeve kanë më pak gjasa të shtojnë postime të reja, këto postime në fakt janë ato që pranojnë më së shumti bashkëveprime. Të enjteve sugjerohet se numri i postimeve është më i madh sesa krahasuar me cilëndo ditë të javës, por shkalla e bashkëveprimit është më e ultë. Dhe pasi që një nivel i lartë i postimeve nënkupton një shkallë më të ultë të bashkëveprimit, kjo nënkupton se postimi në orët e papërshtatshme për postim do t’ju sjell më shumë bashkëveprim me miqtë tuaj.

2. Sa here të postohet brenda një dite? Ju mendoni se shumë postime mund të ofendojnë ndjekësit tuaj por raporti sugjeron se postimet e shpeshta rrisin bashkëveprimin. Ashtu siç keni dyshuar, më pak postime reduktojnë mundësitë që përdoruesit t’i shohin ato. Dhe gjersa shkalla e mos-ndjekjes së mëtutjeshme rritet kur ka më shumë se tre postime në ditë, rezultati është në favor të bashkëveprimit më të lartë. Sekreti është në gjetjen e një balanci mes përshtatjes së bashkvperimit dhe menaxhimit të mos-ndjekësve, që do të jetë ndryshe-ndryshe për secilin biznes.

3. Çfarë përmbajtje tërheq më së shumti vëmendje? Deri tani, fotografitë janë ato që gjenrojnë shkallën më të lartë të bashkëveprimit për gjashtë kontinente të ndryshme, kurse përditësimi i statusit është në vendin e dytë. Të tjerat lidhen me video, muzikë dhe linka. Fakti që linkat janë në fund është shumë interesant, edhe pse ata postohen më së shpeshti. Fotografitë janë në maje sepse janë të dukshëm dhe të lehtë për tu shikuar, si dhe nxisin emocion.

4. A duhet të kërkoj nga fansat të komentojnë apo bëjnë Like? Natyrisht. Duke shfrytëzuar thirrjen e tipit “Bëni Like këtë status…” ju rrisni bashkëveprimin për 216 për qind. Momentus Media ka analizuar 49,266 postime të faqeve, dhe ka krahasuar shkallët e bashkëveprimeve për postime me “Like” dhe “Komente”, dhe ato që nuk kërkojnë diçka të tillë. Gjersa vetëm 1.3 për qind e mesazheve kanë kërkuar diçka të tillë, shkalla e bashkëveprimit për ta ishte e jashtëzakonshme.

5. A duhet të shtrojë pyetje? Nëse mendoni se duke bërë pyetje rrisni shkallën e bashkëveprimit e keni gabim. Por megjithatë, administratorët e faqeve në Facebook po kërkojnë të arrijnë shkallën më të lartë të komenteve për një pyetje të caktuar, duke iu kërkuar përgjigje me koment adhuruesve në Fcebook.

6. Sa i gjatë duhet të jetë mesazhi në status? Sipas studimit, madhësia ka rëndësi. Postimet më të shkurtra (në veçanti ato të kufizuara në 140 karaktere për qëllime postimi në Twitter e Facebook), janë veçanërisht me mundësi më të lartë të bashkëveprimit.

7. Sa gjatë mbesin mesazhet e mija në Newsfeed? Në orën e parë një përditësim statusi në Facebook, shihet nga gjysma e ndjekësve tuaj në këtë rrjet social, ndërsa 90 për qind e klikimeve ndodhin brenda nëntë orëve të ardhshme të postimit tuaj.
Pcworldalbanian

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 08/11/2011. Filed under Shqipëria. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.