Xhokonda është në të vërtetë një burrë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4655
Xhokonda ka qenë në të vërtetë një travestit. Këtë teori mbështet studiuesja Sofi Herfort në librin e saj (Le Jocond), i cili është publikuar në të njëjtën ditë që është hapur edhe ekspozita e Leonardo da Vinçit në Londër.

Nëse Xhokonda ishte në të vërtetë Liza Gedini, gruaja e Françesko del Xhokondës, atëherë pse piktura nuk ka qenë kurrë pronë e këtij të fundit. Dhe për më tepër, si shpjegohet që piktori nuk e ka ndarë kurrë nga vetja portretin, të cilin e ka marrë me vete në Francë?

Autorja ngul këmbë se përgjigja është e thjeshtë: Modelja në fakt është një model, një farë Salai, ndryshe Xhan Xhakomo Kaproti, nxënës dhe i dashur i vetë Leonardos. Da Vinçi është zbavitur duke e paraqitur atë si femër, me të njëjtat rroba që ai mbante zakonisht brenda mureve të shtëpisë.

Portretit i janë dhënë më pas nota femërore për shkak të censurës, duke i shtuar vellon mbi flokë dhe një gjoks më femëror. Sipas studiueses Hertfort, Leonardo u njoh me Salain në 22 korrik të vitit 1490 në Oreno, në hyrje të Milanos, dhe mbeti i mahnitur nga bukuria e tij. Më pas ai e mori në punë dhe u dashurua me të çmendurisht, saqë i plotësonte çdo lloj teke.
Shekulli

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 08/11/2011. Filed under Shke-Tek. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.