Dhjetë urdhërimet e një politikani

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 7792
Sot të bërit politikë tashmë i ngjan shumë një shpërndarësi të drogës, një trafikanti të njerëzve, apo një fallsifikatori të monedhës, jo vetëm në syrin e popullit por edhe në shkeljen dhe mos njohjen e ligjeve që ai vetë operon.
Sot të bërit politikë do të thotë mos të kesh limit në aksionet e tua politike për arritjen e objektivave personale.
Sot të bërit politikë duhet të mësosh së pari si të mashtrosh dhe të jesh i bindshëm në mashtrime. Si të kesh gjithmonë një përgjigje qoftë edhe të gabuar për çdo pyetje që të drejtohet.
Sot të bërit politikë do të thotë të ndihesh superior ndaj popullit vetëm se ti ke mësuar “artin” e të gënjyerit me “fakte”(fundja kush do të kontrolloj, pasi është i vetmi që e drejton atë pushtet).
Sot të bërit politikë do të thotë mos të besosh në asgjë por të kesh frikë nga gjithçka.
Sot të bërit politikë do të thotë të shesësh të gjitha interesat(kombëtare,shoqërore) në fitim të interesit vetjak(familiaro-fisnor).
Sot të bërit politikë do të thotë të sakrifikosh trashigiminë tënde(origjina nga vjen), atë për të cilin ke qenë në të shkuarën dhe të krijosh njeriun e ri brenda vehtes, të pa moral, pa humanizëm, pa memorie, pa kulturë, pa edukatë, pa histori, pra pa të shkuar dhe me një të tashme të trilluar.
Sot të bërit politikë do të thotë kesh dosjen plot me vjedhje, tradhëtira/pabesira, spiunime, bashkëpunime me forca kundra njerëzimit, shpifje, korrupsion, do të thotë të jesh besnik i së keqes dhe luftëtar kundra ndershmërisë.
Sot të bërit politikë do të thotë të mos kesh pasion dhe profesion atë që bën(politikën) por ta bësh i bindur që kjo është mënyra më e lehtë e jetesës dhe i të korrurit sukses pa investuar as para dhe as studime.
Sot të bërit politikë do të thotë të trashëgosh mallin e dikujt tjetër si e drejtë legjitime, thjesht sepse bën politikë.
Sot të bërit politikë do të thotë të jesh i martuar por duhesh të kesh të paktën një dashnore(kjo të bën të ndihesh më i sigurtë dhe i respektuar nga kolegët), të jesh biseksual apo nudist pasi kjo do të thotë të jesh i hapur(open minded) dhe modern. Pra seksi do jetë pjesë e të bërit politikë.
Sot të bërit politikë do të thotë të bësh aleancë/bashkëpunim edhe me armikun e vendit tënd në qoftë ai të siguron vazhdimin e të bërit politikë.
Sot të bërit politikë do të thotë të njohësh artin e aktorimit dhe të jesh gjithmonë aktori që dëshiron populli të jesh. Sa më mirë do përfeksionohesh aq më mirë do bësh politikë.
Sot të bërit politikë do të thotë të kesh në majë të gjuhës premtimin dhe po në majë të gjuhës mos mbajtjen e premtimit. Pra duhet të premtosh një gjë dhe mos të bësh atë gjë fare ose të bësh diçka tjetër të panevojshme në vend të saj.

Pra sot të bërit politikë duhet mbi të gjitha të jesh i pari që dhunon ligjin dhe të ruash që askush të mos shkel ligjin pa të paguar pasi ti je roja i legjislacionit dhe si i tillë bëhet pronë e jotja, dhe të luftosh që ketë sa më shumë njerëz që e shkelin ligjin pasi vetëm kështu ti nuk ndihesh i vetmuar.

Me pak fjalë të bësh politikë sot nuk është edhe aq e lehtë për atë që është i ndershëm, për atë që beson në vendlindjen e tij, beson në token e të parëve, që përkulet përpara heronjve dhe lutet përpara flamurit. Që punon dhe lufton me të gjitha forcat e tij për vendin dhe njerëzit, për paqen, për zhvillimin. Është shumë e vështirë për atë që ka moral, edukatë, dinjitet, besë dhe krenari për vendin e tij.

Kjo më lartë ishte panorama apo mendimi që kam unë mbi atë që sot po ndodhë në botën e politikës dhe të bërit politikë në mbarë rruzullin tokësor dhe veçanërisht Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Çamërinë.

Por shkrimi në fjalë ka si qëllim atë që mendoj unë mbi të bërit politikë dhe cilat janë vlerat e njeriut që përfaqëson shoqërin, popullin. Ajo që dua të them ashtu siç edhe e kam titulluar është se cilat duhet të jenë rregullat, tiparet, komandamentet apo urdhërimet(quajini si të doni) që duhet të ketë absolutisht bërja politikë dhe politikani shqiptar.

Unë kam veçuar dhjetë por mund të jenë më shumë por kto tipare duhet ti ketë si bazë të shëndoshë për të përfaqësuar dhe drejtuar popullin shqiptar.

1.- Të jetë shqiptar si nga nëna dhe nga babai për të paktën 7 breza, pra në genin e tij mos të rrjedh gjak i huaj ose i përzier.
2.- Të ketë edukatë dhe traditë shqiptare.
3.- Të dojë vendin ku ka lindur dhe rritur si dhe kombësinë e tij Shqiptare.
4.- Të ketë mbaruar të paktën shkollën e mesme të përgjithshme në Shqipëri dhe të ketë krijuar mendimin shqiptar.
5.- Të flasë dhe shkruaj bukur gjuhen shqipe.
6.- Të ketë nënshtetësi shqiptare.
7.- Të ketë punuar të paktën dy vjet në një punë që s’ka të bëj me politikën(përpara se të hyj në politikë).
8.- Të ketë dosjen e pastër, pra mos të jetë i dënuar për dhunë,vjedhje, krime, të mos jetë i implikuar në spiunime(agjentura të ndryshme), të mos ketë deklaruar fallco përpara një gjykate, mos të jetë i implikuar në diktaturen komuniste qoftë dhe nëna/babai i tij.
9.- Të ketë kulturë të përgjithshme politike dhe të jetë i informuar për problematikat shoqërore.
10.- Dhe mbi të gjitha të jetë i ndershëm dhe të ketë pasion shërbimin ndaj popullit të tij.

E kuptoj që pasi ti lexoni këto pika do hapni sytë duke menduar se janë të paarritshme ose dikush do të thojë kush i ka këto tipare? Përderisa unë i kam vënë aty, do të thotë që jo vetëm që ka njerëz të tillë, por shumica e popullit është e tillë por ajo mbetet pakicë pasi detyrohet ti nënshtrohet politikës dhe sistemit të sotëm. Ku siç e thashë më lartë është e vështirë që ata që kanë monopolizuar politikën, sot të lejojnë një politikanë që ka këto dhjetë tipare, pasi do skualifikoj automatikisht të gjithë ata që ndodhen sot në të bërit politikë në Shqipëri.

Por unë mbes në bindjen time që Shqipëria dhe populli shqiptar në qoftë se do të ecin përpara, pa plagë nga e shkuara dhe të bashkëjetoj mes shoqërisë moderne dhe asaj klasike, ka të vetmin shans që të zgjedh nga gjiri i vet njerëz me bagazh të tillë shqiptar dhe ti besoj vetëm atyre fatet e e tij.

Edmond Pjetri/Proletari.Com
E Diel 06/11/2011

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 07/11/2011. Filed under Analizë,Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Dhjetë urdhërimet e një politikani

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.