- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 3058Krerët e G20-ës në kanë i kanë dhënë fund samitit të tyre, me një plan për të nxitur rritjen ekononomike dhe për të ribalancuar ekonominë botërore. Kriza në vazhdim e Eurozonës ka qenë tema qendrore e debateve të samitit. Gjatë fjalës së mbylljes, Presidenti francez, Nicolas Sarkozy ka thënë se, do të luftojmë për të mbrojtur Europën dhe euron. Ai u shpreh se, G20-a ka rënë dakord për të rritur burimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërsa për detajet do të vendoset në muajin Shkurt.
Sarkozy nënvizoi gjithashtu se, Franca dhe Gjermania kanë qenë në favor të një takse mbi transaksionet financiare dhe së kanë shpresuar se kjo gjë do të zbatohej në vitin e ardhshëm. Presidenti amerikan, Baarack Obama ka qenë entuziast në lidhje me zotimet për të rritur fleksibilitetin e monedhës kineze renminbi. “Ne e mirëpresim vendosmërinë e Kinës për të rritur fleksibilitetin e renmbinbisë.
Kjo është diçka që ne e kemi sugjeruar prej disa kohësh dhe do të jetë një hap shumë i rëndësishëm për të nxitur rritjen ekonomike”, ka deklaruar Obama. Ndërkohë, Kryeministri britanik, David Cameron ka thënë se, “Problemi nuk është se nuk pati një marrëveshje, por sepse, jo të gjitha detajet kanë zënë vendin e tyre”. Sipas tij, “është thelbësore për besueshmërinë dhe qendrueshmërinë ekonomike që, Fondi Monetar Ndërkombëtar pati burimet e nevojshme, por ripohoi se, Britania nuk do të japë kontributin e saj në asnjë program të ndihmës ekonomike të Eurozonës.
Përgatiti: Renato Hysenllari/Scantv
One Response to Krerët e G20 bien dakord për rritjen e burimeve të FMN