Bizneset shpenzojnë 371 orë në vit vëtem për të paguar taksat

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3142
Bërja e biznesit në Shqipëri do të jetë më e vështirë në vitin e ardhshëm krahasuar me tani. Një studim i Bankës Botërore mbi lehtësitë që ofrojnë qeveritë e vendeve të globit në ndërmarrjen e reformave për bërjen e biznesit e rendit Shqipërinë në vendin e 82 nga 183 vende të marra në Shqyrtim duke vlerësuar reformat e marra në drejtim të regjistrimit të pronës, ndërkohë që vërehet një përkeqësim i theksuar në drejtim të dhënies së lejeve të ndërtimit. Në hartimin e raportit, Banka e Botërore ka marrë në shqyrtim në mori treguesish të cilët fillojnë nga orët që harxhon një biznes në vit për të paguar taksat e deri tek të ardhurat për person.

Për sa i përket renditjes, vendi ka humbur të paktën pese vende nga vlerësimi i vitit të kaluar ku ishte renditur në vend të 77. në lidhje me këtë ekspertët vlerësojnë mungesën e lejeve të ndërtimit. Të paktën në kryeqytet nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi përgjatë dy viteve të fundit. “ Dhënia e lejeve të ndërtimit në Shqipëri mbart shumë vështirësi për shkak se autoriteti përgjegjës për këtë (KRRT e Kryeqytetit) nuk është mbledhur që prej prillit të vitit 2009”, – citohet në raport. Kjo ka bërë që në këtë drejtim, vendi të renditet i fundit ndër 183 vendet e përmendura në raport. Raporti vlerëson shkurtimin e afateve kohore për regjistrimin e pronës në Hipotekë. “Shqipëria e ka bërë më të lehtë regjistrimin e pronës për shkak të vënies së limitimeve kohore për kryerjen e procedurave”, – citon raporti.

Më pas, vlerësimi vijon me vlerësime të tjera siç janë gjetja e financimeve, furnizimi me energji elektrike, mbrojtja e investimeve të huaja, pagesa e taksave, etj. Të paktën sipas raportit, bizneset në Shqipëri hasin probleme në furnizimin me energji elektrike krahasuar me vendet e rajonit duke bërë që vendi ynë të renditet i 154 ndër 183 shtete të studiuara. Ekspertët e Bankës Botërore vlerësojnë ligjet e miratuara në drejtim të mbrojtjes së investimeve të huaja, duke e renditur Shqipërinë në vend të 16 në këtë drejtim, ndërkohë që kanë vërejtur mangësi në procedurat e pagesës së taksave duke na renditur në vendin e 152.

Në lidhje me këtë, raporti përmend se gjatë një viti, bizneset në Shqipëri harxhojnë plot 371 orë në sportele për shkak të burokracive që mbart procesi i pagesës së taksave. E lartë konsiderohet edhe masa e pagesës. Sipas raportit, bizneset i paguajnë shtetit në formë detyrimesh 38.5 për qind të fitimit vjetor. Në lidhje me mbrojtjen e investimeve, raporti përmend ligjin e miratuar një vit e gjysmë më parë ku qeveria merr përsipër të mbulojë çdo kosto shtesë që do të kenë investitorët e huaj në rastet e përballjes me çështje të pazgjidhura të pronësisë në Shqipëri. Tregtia midis kufijve paraqitet lartë mesatares duke e renditur Shqipërinë në vendin e 76. Raporti përmend se për të eksportuar apo importuar mallra, duhen 18 deri 19 ditë si dhe mesatarisht 740 dollarë kosto për çdo kontenier.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria paraqitet më mirë se Serbia, ndërkohë që është shumë poshtë në renditje se Maqedonia apo Mali i Zi, shtete të cilët me lehtësitë që iu ofrojnë bizneseve renditen respektivisht në vendet e 22 dhe 56. Maqedonia ka njohur një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me vitin e shkuar në drejtim të lehtësimit të procedurave për bërjen e biznesit duke ngjitur 12 vende. Më mirë se ne renditet edhe Kroacia, e cila renditet në vendin e 80.
Shekulli

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 02/11/2011. Filed under Ekonomi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.