- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 4539ROMË – Në vazhdin e hetimeve dhe përgjimeve telefonike që po kryen prokuroria romake si dhe gazeta e famshme italiane “La Republica”, sot është publikuar edhe fotoja e Valter Lavitolës(sekser dhe ministër nën hije i Silvio Berluskoni) me Franko Fratinit(ministri i punë të jashtme italian) dhe ish zevendës kryeministrit dhe ish ministrit të jashtëm të Shqipërisë Ilir Meta në një takim të datës 21 Tetor 2009-të në ministrinë e punë të jashtme Farnezina të Romës(Itali).
Sipas përgjimeve telefonike del se biznesmeni dhe drejtori i gazetës “Avanti” italian nën hetime dhe i shumë kërkuari për ekstradim nga Panamaja V.Lavitola ka pas si gjëllim të përfshij edhe Shqipërinë në çështjet e energjisë. Megjithëse ministri Fratini ka hedhur poshtë akuzat që ku ai në takimet zyrtare ka qenë në shoqërinë e Lavitolas sot Top Channel ka publikuar foton ku Ministri Fratini dhe Lavitola takohen me Metën në ministrinë e punëve të jashtme Farnezina, Romë. Po ashtu Ilir Meta i pyetur për njohjen e tij me Lavitolan ai përgjigjet “se nuk kujtohet” por sot “La Republica” dhe mediat italiane publikon përgjimi telefonik mes Metës dhe Lavitolas ku thonë:
Lavitola merr në telefon Metën – Mirmbrëma president, Berluskoni nuk është sepse është nisur për në Rusi por më ka thënë që të çoj shumë të fala dhe me të mund të takohemi së shpejti, kurse bashkë do takohemi nesër në Farnezina.
Ditën tjetër Meta merr në telefon Lavitolen për ti thënë që ka mbërritur në Romë. Ku po në atë ditë do takoheshin në Farnezina me ndihmen e sekretarisë së Ministrit Fratini. Por sikur mos të mjaftonte Lavitola pas takimit telefonon sekretares së tij ku i thotë që na prenoto një darkë tek restorant “Balioni”se sonte do sjellë zëvendes presidentin Meta, vjen dhe Rikardo.
Kush është Valter Lavitola
Valter Lavitola ka përfunduar studimet për Shkenca Politike në universitetin “La Sapienza” të Romës. Lavitola u njoh me Silvio Berluskonin në mesin e viteve ‘90 duke u përpjekur për t’u bërë pjesë e jetës parlamentare italiane. I angazhuar me sektorin e peshkimit në Amerikën e Jugut, në Itali ai punoi në sektorin e gazetarisë “International Press” dhe që prej 1996 është drejtor i gazetës “L’Avanti”. Në 2003, kur gazeta u rikthye në botim pas një pushimi, ai merr në dorë publikimin e saj. Ka tentuar të hyjë në politikë duke shfrytëzuar influencën e tij mbi Kryeministrin Silvio Berluskoni. Lavitola ka qenë kandidat i “Forza Italia” në zonat e jugut për zgjedhjet evropiane të vitit 2004, por nuk arriti të zgjidhej deputet. I është nënshtruar hetimit që më 2011 kur Prokuroria e Napolit nisi të hetonte njëkohësisht edhe sipërmarrësin Xhianpaolo Tarantini për lidhje me pasojë shpërblimin e drejtpërdrejtë me kryeministrin Berluskoni. Në vijim, ky hetim zbuloi ndër të tjera përfshirjen e Lavitolas në një rrjet aktivitetesh ndërkombëtare si ndërmjetës. Lavitola aktualisht është i përjashtuar nga “Urdhri i Gazetarit” në përputhje me Nenin 39 të Ligjit Nr. 69 të 1963. Më 1 shtator të këtij viti, Gjykata lëshoi një urdhër ndalimi ndaj Valter Lavitolas. Pas kësaj, më 14 tetor 2011, edhe Prokuroria e Barit konfirmoi kërkesën për arrest të tij ndërkohë që Lavitola është shpallur në kërkim .
Proletari.Com
© 2005-2023, ↑ Proletari
Accedi- Posts -
Add New
-
Powered by WordPress -
Designed by Gabfire Themes
One Response to Itali hetime mbi shumë të kërkuarin V.Lavitola edhe Ilir Meta i përfshirë