Dëshmitari i krimeve të luftës në Kosovë Agim Zogaj , u gjetë i vdekur në Gjermani/video dëshmia

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 6875
Një dëshmitar kyç në procedurat kundër krimeve të dyshuara gjatë luftës së Kosovës është gjetur i vdekur në Gjermani. Agim Zogaj, e kanë çuar gjatë luftës së Kosovës siç thuhet në një kampë të burgut të ngritur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) në fshatin e quejtun Kleçka.
“Dëshmitari ,,X” ka vdekur dhe u zbulua në një park, ku menjëherë policia e BE-së dhe e misionit të drejtësisë të (EULEX-it) e njoftuen median në Kosovë, sot të mërkurën e datës 28.IX.2011. Autoritetet gjermane kanë mbledhë hetimet e nevojshme për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Hollësi të mëtejshme nuk janë zbuluar.

Sipas raporteve të medias lokale ishte Zogaj, emri i të cilit më parë ishte mbajtur sekret, për të dëshmuar kundër ish funksionarve të lartë të UÇK-ës të Kosovës, ndër të tjera për ish-ministrin e Transportit Fatmir Limaj. Ai ishte i përfshirë kështu në një program për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe asht sjellë jashtë vendit në Kosovë për të dëshmue. Një gjyqtarë i EULEX-it kishte ngritur në fillim të këtij muaji, shtator 2011 akuzat kundër nëntë të dyshuarve, ndër të tjerë asht Limaj, procesi duhet të fillojë në muajin e ardhshëm tetor 2011. I pandehuri Limaj duhet të ketë kryer krime lufte kundër civilëve dhe robërve të luftës në kampin e burgut në Kleçkë, që ndodhet 30 kilometra në jug të kryeqytetit të Prishtinës në gjysmën e parë të vitit 1999. Zogaj thuhet të ketë qenë nën komandën e Limaj në Kleçka.

Limaj është që të enjten e dt. 22.IX.2011 me 30-ditë arrest shtëpiak. Ish ministri transporti, një ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe nëntë njerëz janë akuzuar për krime të luftës në Kosovën qendrore.
Limaj me 9 të arrestuar kanë marrë pjesë në vrasje dhe trajtim çnjerëzor të serbëve dhe Shqiptarve jo besnike të F.Limajt dhe grupit tij gjatë luftës në Kosovë gjatë viteve 1998 – 1999 në kampin e burgimit të UÇK-së në Kleqka (Kleçka) të Malishevës. Të pandehurit u arrestuan në mars të vitit 2011 me përjashtim të Limajt për shkak të vetëm të imunitetit të tij parlamentar. Procesi duhet të fillojë, sipas gazetës të përditshme kosovare në tetor të 2011.

Limaj asht një deputet dhe anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i kryesuar nga kryeministri Hashim Thaçi, ishte një nga komandantët më kryesor i UÇK-së, e cila luftoi atë kohë kundër forcave serbe nën Presidentin Sllobodan Millosheviçin për një Kosovë të pavarur. Në qeverinë e mëparshme të udhëhequr nga Thaçi, një tjetër ish-komandant i UÇK, Limaj ishte ministër i transportit. Nga hetimet dhe burgosjes para Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë për krime të luftës e të tjerëve ai asht liruar në vitin 2007.

Agjensia Franceze AFP/Gazeta gjermane 123recht.net
Përgatiti: Pellazgilirarb/Proletari.Com
E mërkurë, më 28.IX.2011, ora – 19:01

Dëshmitari X-Agim Zogaj, dëshmia që kurrë s’u dëgjua: Pjesa e parë





Dëshmitari X-Agim Zogaj, dëshmia që kurrë s’u dëgjua: Pjesa e dytë

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 28/09/2011. Filed under Emigracion,Kosovë,Mafia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Dëshmitari i krimeve të luftës në Kosovë Agim Zogaj , u gjetë i vdekur në Gjermani/video dëshmia

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.