- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 2974TIRANE- Shqipëria dhe Kosova më në fund duket se do të kenë një abetare të njëjtë.
Kjo falë projektit të Ministrisë së Arsimit të vendit tonë, e cila në bashkëpunim me autoritetet kosovare të arsimit do bëjë të mundur aplikimin e një programi, që njehson tekstet që përdoren në nivelin e shkollave fillore të të dy vendeve.
“Janë ngritur grupet e përbashkëta të punës, të cilat së shpejti fillojnë punën për unifikimin e programeve mësimore dhe të teksteve shkollore. Hapi i parë do të jetë realizimi i Abetares së përbashkët brenda vitit 2012”, – thekoi Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj.
Si fillim, ekpertët do të nisin punën e tyre me përpilimin e një Abetareje të njëjtë, ndërkohë që gradualisht parashikohet se një proces i tillë të ndodhë edhe me tektet e tjera bazë.
Sipas Ministrisë së Arsimit projekti i një Abetareje të përbashkët që do të përdoret në të gjitha trevat shqipfolëse është shumë afër realizmit.
Institucionet Arsimore në Tiranë, Prishtinë e Shkup kanë një marrëveshje kooperimi që do të shtrihet dhe për tekstet e lëndëve të tjera nga sistemi shkollor fillor.
Sipas Ministrisë së Arsimit, bashkëpunimi Shqipëri – Kosovë do të shoqërohet dhe me liberalizimin e pranimeve, që do të bëhen në universitetet publike, pasi nga viti i ri akademik pranimi i tyre do të jetë pa limit.
E.M/BalkanWeb