- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 5374“Dekreti i Milanos’’.
Në pranverën e vitit 313 në Milano u ligjërue Kristianizmi dhe u ndal përsekucioni i paganve gjaksor ndaj Kristianve.
L’Editto di Milano
Nel 313 Licinio e Costantino, rimasti padroni dell’impero, si incontrarono a Milano e in tale occasione venne promulgato il celebre Editto che concedeva la piena libertà di culto ai Cristiani e prevedeva la restituzione di tutti i beni loro confiscati. Per ringraziarsi Costantino, vista la contingenza sfavorevole della guerra, persino Massimino Daia concesse lo stesso anno un editto per restituire piena libertà di culto ai Cristiani che fino a quel momento si era impegnato a perseguitare.
L’Editto di Milano, comunque, costituì solo una fase transitoria nei rapporti fra impero e Cristiani e, pochi mesi dopo la sua stesura, già Licinio e Costantino si trovavano in disaccordo : per il primo, infatti, tale concessione era la massima possibile da parte dello Stato ; per il secondo, invece, si trattava solo di una base di partenza in vista di più ampie agevolazioni nei confronti dei Cristiani.
Tale Editto concesse per la prima volta la possibilità di scegliere come propria religione quella cristiana, come afferma anche Lattanzio ( “pro arbitrio suo atque ut isdem erat libitum” ), e tolse al paganesimo il valore di religione di stato. Costantino stabilì che fossero non solo restituiti ai Cristiani i beni confiscati, ma che fosse anche garantito loro un risarcimento per i danni subiti.
Resta ancora poco chiaro quale fu il motivo scatenante che portò Costantino ad aderire al Cristianesimo : almeno nei primi anni dopo la cosiddetta conversione del 312, l’imperatore rimase sostanzialmente tollerante nei confronti delle religioni solari, ne accettò i simboli sull’arco concessogli dal senato e sulle monete fino al 327 .
Burimi: Arkiva e Vatikanit
Përkthimi në Shqip
Edikti i Milanos
Shënim: Edikti është një shpallje në vlerën e një ligji/dekreti apo dhe një urdhëri që lëshohet nga gjykatësit(në rastin e perandorisë romane) i cili shpallet nga ai që ka autoritet/pushtet i quajtur edhe ius edicendi. Termi rrjedh nga latinishtja edictum që përbëhet nga termi e-dicere – “ thuaje jashtë” në kuptimin e një lajmërimi/shpalljeje.
Në vitin 313 m.k(mbas Krishtit) zotëruesit/padronët e vetëm të perandorisë Liçinio dhe Kostandini takohen në Milano dhe me këtë rast shpallin Ediktin e famshëm që lejonte lirinë e plotë të kultit për të krishterët dhe parashikonte rikthimin e të mirave materiale që iu ishin sekuestruar.
Duke parë rrethanat a pavolitshme të luftës si dhe për të falenderuar Kostandinin, Masimino Daia shpall në të njëjtin vit një Edikt për rikthimin e lirisë së plotë të kultit për të krishterët për të cilët ishte angazhuar në të kaluarën ti persekutonte.
Edikti i Milanos megjithatë themeloj vetëm një fazë tranzitore të marrëdhënieve ndërmjet perandorisë dhe të krishterëve, vetëm pak muaj më vonë pas hartimit të tij(ediktit) Liçinio dhe Kostandini patën mosmarrëveshtje sepse: për të parin në fakt ishte një lejim maksimal i mundshëm nga ana e shtetit, kurse për të dytin bëhej fjalë vetëm për një pikënisje për zgjerimin e marrëdhënieve lehtësuese ndaj të krishterëve.
Një edikt i tillë lejoj për të parën herë mundësinë e mirëfilltë të zgjedhjes vetjake të fesë së krishterë, siç thekson dhe Latancio(“pro arbitrio suo atque ut isdem erat libitum”), ky edikt i hoqi paganizmit vlerën e fesë shtetërore. Kostandini vendosi që jo vetëm t’ju kthehen të mirat materiale të krishterëve por edhe t’ju garantohet dëmshpërblim për dëmet e pësuara.
Mbetet akoma edhe sot i paqartë motivi i shfrenuar që solli Kostandinin ti bashkohej Krishtërimit: të paktën në vitet e para pas së ashtuquajtures “konvertim i 312-tës”, ku perandori mbeti tolerant ndaj feve diellore, duke lejuar dhe simbolet mbi harkun të pranuar nga senati dhe mbi monetën deri në 327 m.k.
Përkthej: Edmond Pjetri
Teksti i Dekretit në latinisht
Il testo del decreto recita:
« Cum feliciter tam ego [quam] Constantinus Augustus quam etiam ego Licinius Augustus apud Mediolanum convenissemus atque universa quae ad commoda et securitatem publicam pertinerent, in tractatu haberemus, haec inter cetera quae videbamus pluribus hominibus profutura, vel in primis ordinanda esse credidimus, quibus divinitatis reverentia continebatur, ut daremus et Christianis et omnibus liberam potestatem sequendi religionem quam quisque voluisset, quod quicquid divinitatis in sede caelesti, nobis atque omnibus qui sub potestate nostra sunt constituti, placatum ac propitium possit existere »
(Lattanzio, De mortibus persecutorum, capitolo XLVIII) – historian kishtar i perandorit Kostandini i I-rë. I pari ilir kristian ishte perandori Konstandini i I-rë.
Pak fjalë për Dekretin e Milanos
Liria e adhurimit Hyjnor te Jezusit dhe të besimit për të gjithë fetë, zyrtarisht i dhanë fund shekujve të persekutimit kundër të kristianve. Ishte nisur kjo nismë nga Diokleciani.
Konstandini (augustianët e Perandorisë Romake të Perëndimit) zgjodhi Mediolanum/Milanon si vendi i martesës të Liçinio-s (homologu i tij në Perandorinë Lindore) me Konstancen, gjysëm motrën e tij në shkurt të vitit 313. Gjatë festimeve, Liçinio dëgjoi mbi revoltën e Masimin Daia në Lindje dhe u nis në Nikomedia (“kryeqytetin” e saj), botoi një dekret të tolerancës që në fakt do të përcaktohen në një përgjigje me shkrim, dekret konfirmuar si më të hershme të “Perandorit Galerius
Dekreti i mëparshme i nënshkruem në vitin 311 u dha një privilegj kristianve, apo qytetarve që kishin ” një trill kënaqësie për t’u marrë me marrëzira dhe nuk do të binden zakoneve të lashta.” Dokumenti deklaroi se
“Në emër të kësaj privilegj, ata do të bënin mirë që të luten Zotit të tyre për shëndetin tonë, atë të Republikës dhe për qytetin e tyre, në mënyrë që Republika të vazhdojë të ekzistojë kudo, dhe të jetojnë të lumtur në shtëpitë e tyre. “
Në tekstin që ne kemi sot të Dekretit të Milanos, shkoi edhe më tej, duke deklaruar në mënyrë të qartë që vendet dhe të gjitha pronat e tjera të konfiskuara nga të ardhurat do të konfiskoheshin dhe të krishterëve:
“… t’u kthehen pa pagesë, ose të ketë kompensim dhe pa asnjë lloj mashtrimit ose tjetër sjellje mashtrimit … “
Në fakt ajo i dha për të krishterimit një status ligjor ekuivalent me fenë tradicionale romake dhe besimeve të tjera fetare të shpallur në territoret e Perandorisë.
Premisa është që u hapë një epokë e re historike me lejimin e kristianve në të gjitha sferat e jetës, në shumë pozita kyçe të shoqërisë perandorake, përkundër rrezikut të persekutimit.
Dekreti ishte kuptuar qëllimin e sinkretike(Sinkretizmi konsideron çdo tendencë për të kombinuar elementet e përkatësisë kulturore, filozofike ose fetare; të dy ose më shumë kulturave të ndryshme apo doktrina të ndryshme.shën. im B.M.P.) në shoqëri, doktrinat fetare e filozofike me origjinë romake të ndryshme për të forcuar autoritetin e shtetit.
Historianët (madje edhe më të gatshëm për të folur për “Dekretin e Milanos”, si psh. H. Jones) bien dakord se publikimi i kësaj përgjigje me shkrim u arritë me anë të një marrëveshjeje midis Konstandinit dhe Liçinit në Milano. Për të përforcuar këtë argument ishte perandori romak, Konstandini, që ishte konvertuar në kristian disa vjet (ku ma parë ishte Kostandini në fenë e atëhershme i afrohej kulti të diellit). Perandori Liçini nuk kishte simpati të veçantë për kristianët, por e miratoi Dekretin e Milanos vetëm pas një marrëveshje me Konstandini. Formulimi i dekretit “Milano” u paraqitë nga Laktanti(historian kishtar i Kostandinit), si origjinalitet i dyshimtë.
U ndal me ligjë Përsekucioni i Perandorisë Romake Pagane kundër Kristianve nga Konstandini i I-rë
(Nga anglishtja)
Dekreti i Milanos (Edictum Mediolanense) ishte një Dekret i nënshkruar nga perandorët e Konstandini I-rë dhe Liçini Mbi lejimin e besimit fetare të kristianve e shpallur në Perandorinë Romake. Dekreti është hartuar në vitin 313, menjëherë pas përfundimit të përndjekjes Diokleciane(perandori romak).
Historia e Dekretit të Milanos
Dekreti i Milanos është hartuar në vitin 313, me nënshkrimet e e perandorit Konstantin, i cili sundoi në pjesët perëndimore të perandorisë romake, dhe perandorit romak Liçinit, i cili sundoi në Perandorinë Lindore Romake. Perandori augustianë romakë ishin në Milano për të festuar martesën e gjysmë-motrës të vogël të Kostandinit me perandorin agustian, Liçinin.
Versionet e tekstit të dekretit u ruajtën nga historiani kishtar, Eusebio të plota dhe me saktësi te Laktantiu(Lucio Cecilio Firmiano Lattanzio/Lactantiu ishte një autor i hershme i krishterëve, lindi në vitin 240 dhe vdiq në vitin 320 pas Krishtit, i cili u bë këshilltar i parë i perandorit të krishterë romak, Konstantini i I-rë, dhe udhëhoqi politikën e tij fetare, të shpallur, ishte mësues dhe kujdestar i të birit të tij.- sh.im B.M.P.) “Për vdekjen e persekutorëve, e shkruar para vitit 315.
Një dekret i mëparshme i tolerancës është hartuar së fundmi nga perandori, Galerio nga Serdika (Sofija e sotme) dhe u depozitue deri në Nikomedia(Izmiri i sotëm) më 13 maj të vitit 311. Nga dispozitat e saj, të krishterët, të cilët kishin ” ndjekur një kapriço të tillë dhe kishin rënë në marrëzi të tillë që ata nuk do të binden instituteve të antikitetit”, u janë dhënë një privilegj.
Prandaj, për këtë privilegj, ata duhet t’i luten Zotit të tyre për sigurinë tonë, për republikën, dhe për perandorinë tonë romake në gjithë botën si dhe të jenë në gjendje të jetojnë të sigurt në shtëpitë e tyre. Pronat e kristianve të konfiskuara i ndihmoi Dekreti i Milanos:
… ku shkruhej se e njëjta do të kthehet pronat Kristianve pa pagesë apo ndonjë kërkesë për shpërblim dhe pa asnjë llojë sjelljesh mashtrimi…
Ajo drejtohet nga administrata provinciale që detyrohet të zbatoji këtë urdhër, në mënyrë që rendi publik mund të restaurohet në dobi të besimit Hyjnor për të “ruajtur dhe shpëtuar sukseset tona së bashku në të mirën e shtetit.”
Letra aktuale nuk asht e gdhendur mbi gur. Megjithatë, ata janë cituar në gjatësi nga Laktantiu (shkrimtar, orator, apolegje). Me vdekjen e përsekutorit (De mortibus persecutorum), e cila jep latinisht Tekstin e Dekretit të Tolerancës apo Dekreti i Galerius të dërguar në Nikomedia më 30 prill të vitit 311. Letra e Liçinit për tolerancën dhe dërgimin e e saj drejtuar guvernatorit të Bithynia, të dërguar në Nikomedia më 13 qershor të 313. Eusebio i çezarianve e ka përkthyer edhe në greqisht në Historinë e Kishës (Historia Ekleziastika).
Versionin i letrës të perandorit Liçinit mendohet të jetë një nga kopjet e dërguar deri në Palestinë ( Krishterimi i hershëm konsiderohej përgjithësisht si krishterimi i para vitit 325, që u përhapë nga Azia Perëndimore, në të gjithë Perandorinë Romake, dhe më tej në Afrikën Lindore dhe Azinë Jugore, duke arritur deri në Indi. Në fillim, ky zhvillim ishte i lidhur ngushtë me qendra të besimit hebre, në Tokën e Shenjtë-Izraeli dhe të diasporës çifute. Jezusi dhe pasuesit e tij të parë ishin hebrenj, ose prozelitë çifute, të cilat i referohen historianët krishterët si hebre.sh.im B.M.P.) në fund të verës apo në fillim të vjeshtës të vitit 313, por origjina e kopjes të Dekretit të Galeriusit e vitit 311 është i panjohur, pasi që nuk duket të ketë qenë shpallur në Palestinë. (Galeriusi si perandor me origjinë fshatare prej Ilirie, si dhandri i perandorit të perandorit Diokleciani kishte hartue vetë një Dekret të quejtun Dekreti i Tolerancës apo Dekreti i Galeriusit më 30.IV.313, ku ndalohej përsekutimi dhe lejohej ushtrimi i fesë, por nuk u ba e njohun ky dekret se vdiq në periudhën që vazhdonte të ushtrohej egërsisht përsekucioni barbar ndaj Besimtarve të Jezusit.sh.im B.M.P.)
Në jetën e perandorit Konstandini i Madh dëshmohet se Eusebio (historian kishtar,…i asaj kohe. sh.im B.M.P.) eleminoi në histori rolin e perandorit Liçinit në Dekretin e Milanos duke e nxjerrë si një njeri i keq dhe Konstandinin si hero.
Dekreti Milano që u shpallë dhe hyri në fuqi e tërboi Maksimin Daia(perandori i 55 romakë). Dekreti i shpallur ishte kundra Masimino Daia dhe çezarianët në Lindje ishin në qendrimet e tyne augustianë. Duke marrë udhëzimet e perandorit Galerio-s për shfuqizimin e persekutimit në 311, Masimino kishte udhëzuar vartësit e tij të tërhiqet nga ushtrimi administrativë i dhunës perandorake ndaj kristianve të Jezusit, por nuk e kishte liruar të krishterët nga burgjet apo nga ndëshkimet me vdekje në miniera, si Konstandini dhe Licinius kishin praktikuar.
Shkaku ishte se Maksimi urrejti edhe autorët e dekretit si Konstandinin dhe Liçinin që lejuan lirinë e besimit të krishterëve dhe ishte kundra heqjes të masave përsekutive ndaj tyre.
Pas vdekjes të Galerio-s, Maksimini rigjallëroi përsekucionet ndaj të krishterve si perandor në pjesën lindore të perandorisë romake duke mos i liruar nga burgjet dhe galerat e punëve ndëshkuese, duke i inkurajuar me peticione kundër të krishterëve, njëra prej të cilave, në adresë të Konstandinit dhe Liçinit.
Përgatiti: Bep Martin Pjetri/Proletari.Com në prag të pranverës 2013, ku mbushen plot 1700 vjet – Ushtrimi i Fesë Kristiane në Botë.
E diel, më dt. 18.IX.2011
One Response to Edikti i Milanos dhe 1700 vjetori i Krishtërimit