Më shumë se 90% e fëmijëve shqiptarë lexojnë për kënaqësi

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 5457
Fëmijët në Shqipëri lexojnë për kënaqësi, më shumë, në krahasim me fëmijët në Britani,  Japoni, SHBA, Gjermani, Spanjë, Francë, Australi, Itali, Kanada, Singapor, Brazil, Rusi dhe Hong Kong.

Një studim i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim me seli në Francë rendit Shqipërinë në vendin e dytë, pas Kazakistanit.

Studimi i fundit ka mbledhur së bashku të dhëna nga një program i organizatës, “Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve, pas një serie analizash të marra nga nxënës nga e gjithë bota gjatë vitit 2009.

Kazakistani, Shqipëria, Shanghai-Kinë dhe Tajlanda kryesojnë tabelën, me më shumë se 90% të 15-vjeçarëve që lexojnë për kënaqësi. Rreth 88% e lëxuesve në Indonezi ishin lexues aktiv, ndërsa 86% e lëxuesve në Peru thanë se argëtohen duke lexuar.

Britania e Madhe renditej në vendin e 47-të me një përqindje prej 60.4.

Raporti thekson gjithashtu se nxënësit të cilët lexojnë për kënaqësi kanë më shumë shanse për të patur sukses kur të rriten.

Studimi del gjithashtu në përfundimin se, në të gjithë botën djemtë janë më pak të dhënë drejt leximit në krahasim me vajzat.

Leximi mund të përfshijnë libra, revista dhe gazeta.
Panorama

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 11/09/2011. Filed under Arsimi shqiptar. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.