UNE JAM MIRE KUR ASHTË MIRE SHQIPNIA…!’-Isa Boletini, moti 1912!

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3362
Fjalë të thana plot një shekull ma parë…a nuk duket se janë thanë pikërisht si me porosi për momentet e sotme..?..Sikur ta dinte ai burrë vigan Isa Boletini se: pikërisht kur ai po nisej për në Vlorë dhe falangat e Serbo Malazeze po digjnin e shkatërronin Kosoven..ju kërkuan të thoshte ato fjalë…fjalë që do skaliten thellë në ndërgjegjen e riformimit të kombit Shqiptar… të cilat ende kumbojnë si sirena alarmesh kur ndodhesh para dilemës sfiduese : duhet apo nuk duhet të bajm kombin Shqiptar!
E pra a thua ka patur të drejtë ai burrë ta thoshte atë që e tha ? Mbase s’e tha ,.mbase gjithçka është pjellë e fantazisë sone se, ashtu na e don puna ta besojmë ,mbase janë shume hamendje…por! një gjëje nuk mundesh nga ti shkosh pa dhënë arësye…
Është një pyetje fare e drejtë përdrejtë, që vjen reale ,nëse i referohesh ngjarjes historike të vitit të largët 1912…
Po a mundet të mohohet: se Isa Boletini nuk u gjet në Vlorë kohën kur po ngjizesh pavarësimi i Shqiperisë?
Jo padyshim që jo kjo nuk mundet të mohohet se gjindet e dokumentuar nga celuloidi kohë.Dhe ajo që duam të nënvizojmë nga një konteks tërësor ngjarjesh që kulmojnë me aktin final të shpalljes së pavarësisë, është një moment të cilin na intereson ta veçojmë…

Po digjej ..Kosova dhe kjo është e vërtetë e pa mohuesheme, e pra lind pyetja përse e la ai Kosoven vendin e tij dhe rendi drejt Vlores ..sepse kishte frikë Serbin se ai kishte mjete dhe numur të madh ushtrije?

Jo! Vërtet mbase edhe po të qëndronte, nuk mundej të përballej aq sa ta bënte të pa efektëshëm atë furi barbare..por e vërteta është ,se ai iku për në Vlorë dhe jo në ndonjë vend tjetër,atë e peshonin me ar ngado ..pojo ai shkoji veç të merrrte pjesë në atë eveniment historik e pse …për të tëra por njëra mbetet që ka lënë gjurmë të pa shlyeshme..
Sepse ishte burrë vizionar që me atë akt vulosi njëher e mirë nga do të anonte Kosova treva e lashtë e Dardanisë..dhe natyrshëm nga trulli amëtarë i vendit Shqipëria…

Kishte edhe atëher unione, kishte perëndim, kishte qejfe,por jo bërja e SHQIPRIS E PAVARUR KISHTE PËR TË PESHËN E PA NDARË TË NJË AMANETI QË SE MBARTE DOT NË KURMIN E NJË PATRIOTI..AI KISHTE LINDUR ATDHETAR…

E ndërsa e gjen këtë akt të fokusuar në analet e pavdekëshme të nje kombi nuk mundet të mos habitesh dhe vesh alarmin se pikërisht po bien sirenat e alarmit…për atë qe mbeti ende një anmanet i pa tretur gjen burra ‘zamani’ që tresin ditët nëpër kafenera, nëpër faqe të lojrave në fezbuqe apo tek lengëzohen e lepihen para fotos se një nudoje apo të gjejnë sado pak rast, të kullosin sytë sapo diku zbulohet një kreature femerore….
Por ka edhe më ..ka të shumte që meqë i zu nata jashtë ..për një viç…!’pra mbeten në udhët e Europës që thonë: komb.?!.e ç’na duhet kombi more e..qenki të ‘marrë’ e dashki jo pak por trojet e Shqiprisë në kufijt etnike…
E pra a pati të drejtë ai burrë që nuk pa interesat e familjes e fëmijve e nipave e mbesave e pasunis por shkoji ,drejt e në vendin ku flamuri kombtar po ngrihej njëherazi duke rrahur zemrat e çdo Shqiptari në një puls të vetëm.

Ja ku jemi pra në këtë distancë kohore sa e mbartin prag shekulli e asaj ngjarje historike,,që edhe nëse nuk ja doli ta mbajë Shqipërinë etnike, ja doli të lejë gjurmë të një komb formimi…pra a mundet dikush sot pas një shekulli ta quaje këtë si një proçes arkaik e demode, i dalë mode,’ZOT’ na ruaj mendjen sikur të ishin, çitjanet e tirqet e një kohe që shkuan por që vijnë në imazh ndër stenda…

E veçojmë këtë akt, si vepër që mbet për tu ngjizur, si nje model qëndrese dhe përqasje sikur të thonte sot gjithsecili ..Une jam mirë kur asht mirë Shqipëria…!’

Pra Beslidhja e re Shqipëtare po rilind në javen e saj të parë të saj me një aksiom tjetër kombtar..e cila na bën të mendojmë se kemi aq punë për tu bërë bashkë por si ti bëhet mirë Shqipërisë e jo gjithkuj në hesap të vet….Ja pra se kemi një rast që na jep nisëm, që na frymëzon, që na bën të mendohet se njerëz ishin edhe Ata me gjak dhe me tana kërkesat por një gja e kishin ngulit, nëse nuk ishte mirë SHQIPËRIA etnike edhe ata nuk ishin mirë…Ja këtë po sillja ndërment kur pashë nje foto e cila mu ngjiz sa ta kemi edhe divize për vendimin që kemi marrë të bëjmë Shqiprin në trojet etnike…!Respekt
Autori: Fatos Ashiku
Dërgoj: Kordinatori i Beslidhjes Shqiptare Lek Mrijaj
Redaktoj: Stafi/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 21/08/2011. Filed under Analizë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.