Emigrantët, fillon pagesa me kupon

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 6184
GREQI – Duke filluar nga data 20 gusht 2011, emigrantët që punojnë si ndihmës shtëpiakë (pastruese, kopshtarë, kujdestarë për të moshuarit, roje vilash), etj., por edhe ata që punojnë në bujqësi e blegtori, nuk do të paguhen më me para në dorë, por me një kupon që më pas do ta shkëmbejnë me para në dorë.

Kuponi, që quhet “ergosimo”, do të shpërndahet në 600 pika në të gjithë vendin, ku punëdhënësi duhet të drejtohet për të bërë pagesën, duke depozituar shumën e pagës për të cilën ka rënë dakord me punonjësin. Ky i fundit, në vazhdim do të marrë kuponin, të cilin do ta këmbejë me para kesh.

“Ergosimo” do të jetë tash e tutje e vetmja mënyrë pagese për punonjësit shtëpiakë.

Marrja në dorëzim e “ergosimos” do të bëhet fillimisht nga bankat dhe zyrat postare (ELTA), ndërsa pas pak kohësh kjo do të realizohet edhe pranë supermerkatave të mëdha, që do të shprehin interes për këtë. Madje ministria e punës është informuar se disa supermarkete po mendojnë t’i inkuadrojnë kuponat në ofertat e tyre për klientët, në varësi të artikujve që do të blejnë.

“Konkluduam në këtë formë sigurie që i lehtëson edhe punëdhënësit, por edhe punonjësit emigrantë që punojnë qoftë në shtëpia, qoftë në bujqësi apo blegtori, ku vërehet një shtrirje e madhe e evazionit fiskal”, deklaroi ministri i punës, Jorgos Kutrumanis.

Paga dhe siguracioni bashkë

Ligji i ri për sigurimet shoqërore, sanksionon pagesën e kontributit për siguracion njëkohësisht me pagën për ditë për pune, nëpërmjet të ashtuquajturit ergosimo. Ndërsa parashikon edhe lehtësira tatimore dhe zbritje të kontributit për punëdhënësin, por edhe për të siguruarit.
Më konkretisht, ligji parashikon se kontributi për sigurimet shoqëropre do të jetë në masën 20% të vlerës së ditës së punës, nga 35,40% që ishte me ligjin e mëparshëm.

Çfarë është ergosimo?

Ergosimo është një bllok çeqesh me vlerë të përcaktuar, që përmban vlerën monetare të pagës dhe të siguracionit. Punëdhënësi do ta blejë këtë bllok çeqesh në banka, në zyrat postare (ELTA) apo në qendrat e shërbimit të qytetarëve (KEP).

Kur të vijë puna për të paguar punonjësin nuk do t’i japë para në dorë, por do t’i japë një çek, të cilin punonjësi do ta thyejë në një nga institucionet e sipërmendura (bankë, ELTA, KEO), dhe do të marrë vlerën e parave, pasi do të jetë mbajtur vlera që i takon kontributit për sigurimet shoqërore.

Në mënyrë analitike, me ergosimon do të paguhen dhe sigurohen detyrimisht, kategoritë e mposhtme:

1. Personeli që punon në shtëpi dhe ofron punë të varur apo shërbime, që paguhet me orë apo me ditë, në periudha të caktuara kohore apo jo, aoftë në një qoftë në më shumë punëdhënës.

Në këtë kategori përfshihen:

Ndihmëset shtëpiake,

Kopshtarët,

Zanatçinjtë që bëjnë meremetime të vogla e që nuk konsiderohen si punë ndërtimi,

Dhënia e mësimeve private,

Kujdesi për personat e moshuar,

Shërbimet estetike, (permanent, trajtim fytyre dhe trupi),

Kujdesi spitalor.

2. Punonjësit në sektorin e bujqësisë apo në sektorë të tjerë që deri më tani sigurohen në OGA. Më tej, me ergosimon mund të sigurohen edhe punonjësit sezonalë që merren në punë në periudhat e pikut të stinës.

Në këtë kategori (në bujqësi), kontributi i siguracionit do të jetë 10% të çagesës për punën e kryer.

360 ditë në vit

Në fund të çdo viti, enti i sigurimit do të dërgojë tek punëdhënësi dhe punonjësi një situacion vjetor të kontributeve. Dhe kjo, sepse shumat vjetore që janë paguar për siguracionin, do të zbriten në masën 2/3 nga të ardhurat e punëdhënësit dhe 1/3 nga të ardhurat e punonjësit, me qëllim që të përfitojnë lehtësira tatimore.

Punonjësit do të jenë të siguruar jo vetëm për trajtimin mjekësor dhe pensionin, por edhe për fondin ndihmës (epikuriko) të ETEAM, ndërsa një pjesë e kontributit do të shkojë në favor të Entit të banesave të punëtorëve (OEK), me qëllim që ata të kenë të drejtën e pretendimit nga programet për subvencionimin e banesës (ergatiki katikia).

Ligji për siguracionet parashikon gjithashtu se punonjësit e kategorive që u përshkruan më sipër, kanë të drejtë të sigurohen për çdo ditë që punojnë, (pra 30 ditë në muaj, ose deri në 360 ditë në vit).
Gazeta Tribuna

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 01/08/2011. Filed under Emigracion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.