Divorci, çiftet që i drejtohen gjykatës nuk heqin dorë nga ndarja

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 5223
Shqiptarët kanë filluar të imitojnë tashmë të huajt sa i përket ndarjeve të çifteve dhe këtë gjë e tregon edhe numri i lartë divorceve të regjistruara nëpër gjykata. Numri i çifteve që shkojnë për të bërë shkurorëzimin e martesave në gjykatë, vazhdon të rritet nga dita në ditë. Vetëm në qytetin e Tiranës, gjatë 7 muajve të parë të vitit 2011 janë regjistruar 525 çifte të cilët kanë kërkuar në gjykatë zgjidhjen e martesës së tyre. Një pjesë e këtyre çështjeve kanë më shumë se një vit që ka nisur si çështje. Ndërkohë që krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kjo shifër nuk ndryshon shumë për qytetin e Tiranës, pasi në periudhën e 6 mujorit të parë të vitit 2010 janë bërë 530 divorce. Ajo që bie në sy sipas të dhënave të gjykatës së Tiranës, është se personat që janë paraqitur në gjykatë për ti dhënë fund martesës së tyre kanë qenë shumë të vendosur për këtë gjë pasi nga të gjitha këto çështje të gjykuara nga gjykata asnjë nga çiftet nuk ka bërë tentativën më të vogël për bërë pajtim gjatë procesit. Çka tregon se të gjithë çiftet që kanë arritur në dyert e gjykatës, nuk kanë pranuar të kthehen mbrapsht nga vendimi i tyre. Numrin e madh të divorceve gjatë këtyre viteve të fundit psikologët e shpjegojnë më faktin se pavarësia e femrës vitet e fundit në Shqipëri ka bërë që ajo ta ketë më të lehtë për tu shkëputur nga mashkulli, pasi ato mund ta përballojnë jetesën pa qenë të detyruara të mbështeten tek bashkëshortët e tyre. Sipas psikologeve pasojat më të rënda i vuajnë fëmijët, të cilët duke qenë në moshë jo të rritur janë të detyruar të jetojnë me njërin nga prindërit që vendos gjykata. Ndërsa Tirana rezulton të ketë edhe numrin më të madh të ndarjeve në çift duke ju referuar të dhënave të marra nga gjykata e Tiranës, kjo e lidhur edhe me e numrin e banorëve të cilët i kap juridiksioni i kësaj gjykate.

Disa nga arsyet e paraqitura në gjykatë

Arsyet e paraqitura në gjykatë gjatë regjistrimeve të kërkesave nga bashkëshortët janë të ndryshme po ato më të rëndësishmet janë për çështje ekonomike dhe mospërputhje karakteresh, ndërkohë që nuk mbeten pas edhe arsye të tjera më pak të rëndësishme siç janë xhelozia mes çiftit apo edhe “mosplotësimi i kënaqësive seksuale”. Ndërsa shumë femra kërkojnë të bëjnë ndarjen si shkak i ushtrimit të dhunës nga bashkëshorti i tyre. Konfliktet me vjehrrat, krijimi i një pavarësie ekonomike, emigrimi për një kohë të gjatë, por edhe “mentaliteti evropian” janë shkaqe të tjera të cilat janë regjistruar në këtë gjykatë. Ndarja e pasurisë, kujdestaria e fëmijëve si dhe pensioni janë problemet që vijnë pas kërkesës për divorc. Pjesa më e madhe e proceseve gjyqësore zvarriten për kohë të gjatë, për faktin se çiftet nuk bien dakord me njëri-tjetrin për kujdestarinë e fëmijëve apo edhe të ndarjes së pasurisë. Në shumicën e rasteve, janë nënat ato që përfitojnë kujdestarinë e fëmijëve dhe babai detyrohet që t’u paguajë çdo muaj një kuotë të caktuar, e cila shpërben për rritjen e fëmijëve. Ka raste kur të dy prindërit nuk bien dakord për fëmijët dhe përballë këtij fakti, gjykata është e detyruar të thërrasë vetë fëmijët që të vendosë se më kë prej prindërve do të qëndrojë. Gjatë 6 muajve të parë të vitit 2010, në Tiranë kanë kërkuar shkurorëzim rreth 530 çifte. Shifrat e mësipërme tregojnë se familja shqiptare ka filluar apo vazhdon të paraqesë probleme sa i përket stabilitetit në çift. Shpeshherë lidhjet martesore midis partnerëve bëhen të pastudiuara. Madje edhe vetë ata nuk janë të vetëdijshëm për institucionin e martesës dhe përgjegjësitë që ajo mbart. Ndërkohë që këto të dhëna janë vetëm për qytetin e Tiranës, i cili ka edhe më të theksuar këtë problematikë, por nuk mbeten pas edhe qytete të tjera të mëdha si Durrësi, Elbasani etj.
Gert Sallaku/Gazeta Sot

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 01/08/2011. Filed under Sociale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.