- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 9578P. Anton Luli S.J.
Dëshmia e shpirtit të krishterë të persekutimit në Shqipëri.
At Anton Luli kërkoi të mbyllte sytë në Romë.
Në orën 23:45 më 9 mars të 1998 ndërroi jetë At Anton Luli, jezuit shqiptar, në infermieri të vendbanimit të Jezusit në Romë. Unë do të doja këtu të diftoj një pjesë të periudhës së gjatë që kam kaluar me të.
Unë kam qenë në Shqipëri disa muaj. E dija se At Anton Luli kishte shpreh kërkesën të vinte dhe të ishte pjesë e komunitetit tonë (në Romë- B.M.P.).
At Luli predikoi në fshatin Shën Koll të Lezhës
Ne vendosëm të shkonim për të gjetur atë në Shënkoll, një fshat i madh, ku ai ishte famulltar në afërsi të qytetit të Lezhës.
Ende më kujtohet rruga me gropa dhe pa e asfaltuem na tronditi në makinën tonë gjatë gjithë rrugës deri në fund te shtëpia e parë pranë kishës, e cila ishte transformuar nga komunistët në “Shtëpinë e Kulturës”. Njerëzit na thanë se At Luli ishte rreth fshatit, kishte dalë për të bashkëbiseduar me familjet që jetonin në shtëpi të shpërndara në fshat.
Banesa e re në Romë për At Lulin
Disa javë më vonë, i shoqëruar nga disa miq të besuar, At Luli banoi ndër ne(Në rezidencën e priftërinjve të sëmurë në Romë – B.M.P.). Mbaj mend rrobat e tij të trashë, triko prej leshit të deles, fytyrën e tij të veçantë dhe i paharrueshëm. Isha tronditur nga fakti se At Luli ishte futur menjëherë në komunitetin tonë jezuit (në Romë – B.M.P.) pas shumë vitesh që jetoi në një vetmi totale.
Dolën në pah menjëherë cilësitë e tij si; thjeshtësia, humori, përshtatshmëria dhe i afrueshëm me ne. Në Kishën e afërt të ,,Zemrës së Shenjtë’’ celebronte Meshën dhe predikonte ngjarje që e tërheqnin shumë e shumë besimtarët italianë.
Shqiptarët e ruejtën besimin përmes stuhisë së inkuizicionit policor-ideologjik
Providenca(At Luli – B.M.P.) më çoi në fshatrat e rrethit të Krujës, ku kam qenë i interesuar për të rindërtuar kishat (por kjo është një tjetër histori!), ku At Luli shpesh më shoqëroi mua. Ju nuk mund ta imagjinonit dot se si transformohej ai ku u largua nga makina ime: duke folur me njerëz, me fëmijët dhe kur mbajta Meshë, merrte pjesë me zell në predikimin tim.
Isha i impresionuem nga vëzhgimi i tij. Ai më tha mue: “Këta njerëz nuk rrëfehen për tridhjetë vjet, dhe shumë prej tyre mezi gjenin vend për të kryer kët ritë fetar.” At Luli kishte meritën e madhe, që unë të kuptoja ndjenjat e shqiptarve, disponimin e njerëzve të zakonshëm dhe mundimet që stuhia kishte kaluar nëpërmjet ateizmit marksist pa humbur asgjë nga besimet e tyre fetare.
Njohja me Lohen – vendlindjen e At Anton Lulit
Një herë tjetër kam shoqëruar atë në fshatin Lohe të Koplikut të Shkodrës, fshatin e lindjes, ku ka munguar për shumë vite. Ai kishte një vëlla atje dhe shumë e shumë nipër e mbesa. Pas Shkodrës, rruga u bë gjithnjë më e vështirë, ku shifje fusha me gurë dhe me plotë bimë vegjetative. Së fundi arritëm dhe aty ishin disa pemë, që ngjante si një oaz, dhe pak shtëpi.
Ne u pritëm me shumë ngrohtësi, me ndjenjën e mikpritjes tipike të popullit të thjeshtë. Ai i shpërndau ruzaret dhe puthi fëmijtë, djemë e vajza. Ne u ulëm së bashku rreth një tavolinë patriarkale(vetëm burra – B.M.P.). Në mes të tryezës ishte një pjatë e madhe plot me ushqim.
Pas disa viteve vura re në fshatra, kisha të rindërtuar dhe kishin ardhë komunitetet e para të murgeshave. Nga At Luli ka pasur një kërkesë të vazhdueshme që të vizitoja Shqipninë. Në pagëzime dhe bashkësi besimtarësh, në kohë të Kreshmës kaloi At Luli orë të tëra në predikim.
At Luli nuk kërkoi hakmarrje, por vetëm falte përsekutorët
Ndonjëherë ne hanim drekë në kuvende murgeshash, që pas buke edhe pushonim. At Luli kishte krijuar një miqësi me një murgeshë shumë të bukur tailandeze e quejtun Motra Tiptara si në mes të një gjyshi dhe një mbesë. At Luli e quajti “Motra Tip-tap” dhe motra i dha atij karamele dhe ëmbëlsirat, që At Luli i shpërndau më pas fëmijëve. Por të gjithë njerëzit që e vizituan padrin u pëlqeu për bukurinë rrezatuese të fjalës me ta që, demonstroi.
Në heshtje, At Luli dhe me qetësi rrëfeu të gjitha ato ngjarje që kishte pësuar nga tortura, persekutimi nga puna vërtetë e vështirë. Është një gjë “që më habiti edhe mua, kjo mungesë e pakënaqësisë, e hidhërimit, por vetëm një dëshirë të madhe për të harruar dhe falur.
At Luli rrëfen për përsekutimin në Kavajë
Më kujtohet një udhëtim të bërë me të dhe disa të rinj të Kavajës. Padri predikoi te Motrat Domenikane. At Luli kishte punuar punë të vështira aty në periudhën e komunizmit si i burgosur!
Në pamjet përtej dritares tregoi thjeshtë malet dhe fushat ku ai kishte kaluar vitet e gërmimeve në kanale moçalesh nën mbikëqyrjen e egër e të armatosur të ushtarve të burgut.
Dëshpërimi i At Lulit
Ai foli me qetësi, por ai ndjeu keqardhje se nuk ishte ma në gjendje të ushtronte predikimin e tij meshtarak.
Zoti ka qendrue me At Lulin kudo siç ishte rasti me punën në galerat e përsekucionit komunist. Ashtu si një patriark, Atë Luli kishte humbur çdo gjë, në një botë të çmendur, pa Zot, duke e lënë atë të braktisun në një mjedis të vetmuem. Por tani Zoti do ta shpërblejë atë. Në pak vite emri i tij ishte i njohur në të gjithë Shqipërinë.
Veprimtaria e tij baritore
Një letër të shkruar një mikut të vjetër, prifti At Luli e shumëfishoi në mijëra e mijëra kopje dhe e bëri të njohur në mesin e laikëve dhe besimtarve. Shumë më kanë thënë për këtë letër të ketë qenë objekt i lutjes personale. Janë të njohura bisedat e tij me vullnetarë në Bilaj, në Pizë të Tiranës.
Së fundi, njihet një libër i vogël për të: “Edhe si një martir” tregon përvojën e hidhur dhe arritjen e admiruar për ripërtëritjen e besimit fetar në Shqipninë ateiste.( Prandaj, kur munden ta takojnë përsëri, gati–gati si të dalë nga varri, i kushtuan librin “Già dato per martire” (përkthyer shqip me titullin “Atë Lulin ne e dinim martir”) – botuar më 1996 nga Civiltà Cattolica. – Padër Shtjefni)
– Në Portugali
– Në Loreto
– Para Atit të ndjerë, Papa Gjon Palit të Dytë
At Luli ishte atëherë i njohur edhe jashtë Shqipërisë. Ai ishte i ftuar në Fatima të Portugalisë për të dëshmue para shumë të rinjve, ipeshkvinjve dhe priftërinjve. Ai ishte i ftuar në Loreto për të dhënë dëshmitë e tij para kaq shumë njerëzve të rinj, dhe në fund, edhe përpara Atit të Shenjtë, Gjon Palit të II-të, në Sallën ,, Nervi’’ të Priftërinjve të Papës, ku merrte pjesë në kremtimet e 50-vjetorit të meshtarisë së Gjon Palit II në Vatikan (më 7 nëntor 1996 – B.M.P.), që u shoqërue në mes të duartrokitjeve të stuhishme nga të pranishmve.
At Luli, që në fjalët e para preku dukshëm sentimentin e pjesmarrësve të shumtë në sallë, para përfaqsuesit të Krishtit, Papa Gjon Palit të Dytë, ku foli fuqishëm e me plotë kurajo.
Papa nuk mundi të fshehi lotin që e fshiu dhe ne, vëllezërit e tij e pak më vonë me shaka ju drejtue At Lulit: “At Luli, ju jeni i keq, ju batë me qa edhe Papën!”… dhe ai buzëqeshi për fat të mirë.( Il Papa non poté non asciugarsi una lacrima e noi, suoi confratelli, in seguito scherzavamo con lui: “Padre Luli, sei proprio cattivo, hai persino fatto piangere il Papa!”… e lui sorrideva felice.)
(Pikërisht dëshmitë rrënqethëse të këtyre viteve u solli me vete sivëllezërve jezuitë Atë Luli, kur më në fund doli i gjallë nga varri dhe nisi të tregojë, që breznitë e sotme e të ardhme të mos harrojnë, ta ruajnë lirinë si gjënë më të shtrenjtë, nëse nuk duan të rijetojnë tragjedinë e atyre që, edhe në varr, i kanë mbi eshtra shenjat e martirizimit. – Padër Shtjefni)
P. Luli mbyll sytë në Romë
Ai ishte gjithmonë i etur për të parë njerëzit, për të treguar, për të dëshmuar dhe në ditët e fundit të jetës i kaloi i mbyllur në vetvete.
Një shprehje biblike përdorej për të përshkruar vdekjen e patriarkëve: “i ngopur me ditët e jetës”.
At Luli tani dukej “i ngopur me ditët e jetës”. Ai kishte përmbushur detyrën e tij si një dëshmitar i Ungjillit pa frikë.
Faleminderit, At Luli, për të gjithë të mirat që më ke ba mue dhe që ju keni ba në jetë!
Autori: Ernesto Santucci S.J.
Artikull i botuar në L’Osservatore Romano më 9, mars 1999
Përgatiti: Bep Martin Pjetri/Proletari.Com
E hanë, më dt. 4 korrik 2011