- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 7538Protesta e organizuar nga Lëvizja “Vetëvendosje” në kryeqytet ka përfunduar e qetë dhe pa asnjë incident. Disa mijëra protestues janë mbledhur para teatrit Kombëtar në Prishtinë, ku kanë dëgjuar fjalimet e drejtuesve të “Vetëvendosjes”, të cilët kanë akuzuar qeverinë në krye me kryeministrin Hashim Thaçi se po vjedhin pasurinë e popullit.
Pas rreth një ore protestuesit janë shpërndarë, duke fishkëllyer vazhdimisht, ndërkohë që s’ka pasur asnjë përpjekje për të mësyrë ndërtesat qeveritare.
Lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, ka paralajmëruar se protesta të tilla do të realizohen edhe në ditët e ardhshme. Kurti i ka quajtur të gjithë ministrat e qeverisë hajna dhe plaçkitës, kurse Thaçin e cilësoi si hajnin kryesor.
Ai tha se këta njerëz po e plaçkitin Kosovën për t’u pasuruar për vete dhe për ta varfëruar popullin.
“Politikanët e vjedhin buxhetin e Kosovës nëpërmes tenderëve, të cilët ua japin njerëzve të vet që ua kanë financuar fushatën. Kurse nëpërmjet negociatave me Serbinë po e vjedhin territorin e Kosovës”, ka thënë Kurti
Lideri i “Vetëvendosjes”, ndërtesën e qeverisë e ka krahasuar me pavionin për VIP në burgun e Dubravës.
Kurti iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj lëvizjeje, siç u shpreh ai, nëse duan të kenë shtet të mirëfilltë dhe demokratik, shkruan e perditshmja kosovare Express.
Panorama
One Response to Lëvizja Vetëvendosje protestë “Kundër hajnisë”