Thirrje popullit shqiptar që të ketë kujdes nga protestat politike

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 5678
JU BËJMË THIRRJE TË GJITHË SHTETASVE SHQIPTAR QË TË DISTANCOHEN NGA POLITIKA DHE POLITIKANËT SHQIPTAR.

Në bazë të dhënave që disponojmë kemi informacione që tregojnë rrezikun që i kanoset çdo shtetasi shqiptar në protestat që vijnë nga opozita, duam që të bëjmë këtë thirrje për të gjithë atë pjesë të popullsisë që s’ka lidhje me politikën dhe politikanët qofshin të kuq apo blu, që të distancohen dhe mos ti përgjigjen thirrjes së tyre për të dalë në protesta sepse do të lëndoheni dhe vriteni pa pasur asnjë faj dhe asnjë përfitim vetjak apo kombëtar.

Politika aktuale shqiptare është politika e krimit dhe e vrasjes së të pafajshmëve. Kujdes nga militantët politikë sepse do ju kërkojnë t’ju tërheqin nëpër protesta dhune dhe do ju përdorin siç ndodhi me 21 Janar.

Kujdes se preteksti i çdo proteste duket i drejtë por pas saj fshihet pushteti dhe padrejtësia.

Kujdes se Vota e popullit nuk mbrohet nga politika por nga populli vetë. S’ka protesta për mbrojtjen e votës nga politika pasi është ajo që e manipulon.

Kujdes nga çdo lider politikë pa dallim djathtas apo majtas, asgjë nuk ka për popullin e thjeshtë por gjithçka bëhet për karriget dhe kontrollin e pushtetin me të cilën po miliarda fishojnë pasurinë e tyre duke monopolizuar çdo gjë të popullit.

Kujdes nga thirrjet për demostrata. Lërini të protestojnë vetë politikanët dhe ta mbrojnë vetë politikanët karrigen e tyre dhe mos të ndodhë  mbi shpinën tonë.

Proletari.Com ua bënë këtë thirrje pasi ne jemi bijtë e popullit të thjeshtë që punojmë dhe luftojmë me pendë për tu mbrojtur nga armiku kryesor i popullit që është POLITIKA.

KUJDES       KUJDES       KUJDES





SHQIPËRIA ËSHTË AKOMA NËN DIKTATURËN E KOMUNIZMIT PLURALIST

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 19/05/2011. Filed under Komunikatë Shtypi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

6 Responses to Thirrje popullit shqiptar që të ketë kujdes nga protestat politike

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.