- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 3643Rifreskim lajmi- 24/05/2011. Tiranë – KQZ konfirmoi rezultatin që ne kemi shpallur 12 ditë më parë, falë informacionit që na erdhi nga burimet socialiste ku Basha shpallej fitues. Siç e kuptoni edhe vetë ju të dashur vizitor të Proletari.Com se Edvin Rama po vazhdon në udhën e tij të shkëputur nga linja socialiste thjesht për të vazhduar diktatin e tij që prej rreth 11 vitesh vazhdon të korruptoj Tiranën dhe qytetarët e saj për përfitime personale dhe të klanit të tij. Lulzim Basha sfidoj Edvin Ramën me 81 vota më shumë.
***
TIRANË – 12 Maj 2011 ora 17.00. Basha fiton bashkinë e Tiranës. Lulzim Basha 37 vjeçari që sfidoi Edvin Ramën për bashkinë e Tiranës. Lulzim Basha sfidon Edvin Ramën në garën për kryetar bashkie të Tiranës.
Tashmë nuk asnjë dyshim në fitoren e padiskutueshme të kandidatit demokrat Lulzim Basha ndaj kryetarit aktual të Partisë Socialiste dhe Bashkisë së Tiranës Edvin Rama.
Në bazë të numërimit që akoma nuk ka përfunduar dhe informacioneve që disponojmë(jo zyrtare), dhe logjikës që u përdor nga komisionerët socialistë në numerimin e votave dhe zgjedhjen e kutive që do hapeshin. Na konfermon se avantazhi që kishte Rama në fillim ishte thjesht se hapeshin në fillim kutitë ku kishin shpresa që socialistët kishin marrë vota më shumë për ti dhënë “dozën” e dehjes nga suksesi që i nevojitej liderit të tyre Rama.
Mirëpo kutitë 445 të numëruar(në këtë moment) ndër 485 totale, po arrijnë fundin e numërimit dhe tashmë duket qartë se ato ku i tiranasit i kanë dhënë JO-hin e madh Ramës, po numërohen dhe po i japin GRUSHTIN e duhur këtij pseudopolitikani i cili jo vetëm shkatërroi PS-në, por lau me gjak dhe vuajtje rrugët e kryeqytetit shqiptar duke i shndërruar në korrupsion dhe diktaturë institucionet lokale tiranase. Fitorja e Bashës dhe e Partisë Demokratike në Tiranë ishte jo vetëm falë fushatës inteligjente që bëri kandidati Basha por edhe mbështetjes së partisë në kualicion LSI e cila i dhuroi atë 5-6% që i duhej Bashës për të sfiduar kandidatin konkurrent që kishte uzurpuar bashkinë e Tiranës për afro 11vitesh. Shpresojmë që Lulzim Basha të mbaj premtimet elektorale që u ka bërë qytetarëve tiranas në përmirësimin dhe zgjidhjen e shumë problematikave që ka Tirana sot.
Shënim: Ku lajm mbetet jo zyrtar, edhe pse vjen nga burime konfidenciale socialiste, për arësye privacy ruajmë anonimitetin, dhe mbajmë ekskluzivitetin e publikimit.
Proletari.Com