6 SHKURT 1967

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3702
revolucioni kultural Janë arrestue, torturue, dënue, janë internue dhe ridënue deri në zhdukjen e plotë nder kampet e shfarosjes së Republikës Socialiste të Shqipnisë, këta Klerit Katolik Shqiptar, të perfshimë në këte Genocid të ashtuquejtun “Revolucion Ideologjik e Kultural”, vetem mbas vitit 1967:

1.     At Pjeter Mëshkalla, 25 vjetë burg.

2.     Don Mikel Koliqi, 38 vjetë burg dhe interrnim.

3.     Don Nikollë Mazrreku, 37 vjetë burg e interrnim.

4.   At Zef Pllumbi, 28 vjetë burg e interrnim.

5.   Don Simon Jubani, 26 vjetë burg.

6.   At Gegë Lumaj, 20 vjetë burg.

7.   At Gjergj Vata, ban mbi 10 vjetë burg…ashtu si pasusit…

8.   Don Frano Illija.

9.   Don Ndoc Sahatçija.

10. Don Nikollë Troshani.

11.  Don Zef Simoni.

12. Don Kolec Toni.

13. Don Ndré Krroqi.

14. At Anton Luli.

15. Don Ndoc Ndoja.

16. Don Gjergj Simoni.

17. Don Marjan Arta.

18. Fratel Gasper Jubani.

19. At Ferdinand Pali.

20. At Aleks Baqli.

21. At Leon Kabashi.

22. Don Martin Trushi.

23. Don Nikollë Pergjini interrnohet.

 

Mbas mbylljes perfundimtare të Kishave, Klerikëve tё dëbuen nga qelat e Tyne, ju plaçkiten veprat letrare dhe artistike, ashtu si Kishave ku Ata kanë sherbye. Iu ndalue me ligj çdo aktivitet fetar. Kanë jetue nder punë të vështira dhe me një perndjekje të vazhdueshme nga shteti.

Mbas vitit 1967, janë prishë e janë tretë të gjithë Eshtnat e Vorrezave të Kishave të Shqipnisë, tue fillue nga Katedralia qind e sa vjeçare.

Mbas vitit 1967 në Shqipni, nuk ka mbetë asnjë Kishë Katolike.

 As ky terror e shfarosje…nuk quhet Genocid !?..

[issuu layout=http%3A%2F%2Fskin.issuu.com%2Fv%2Flight%2Flayout.xml showflipbtn=true documentid=130209142802-0fb2e75ebc074c8fb3a325f830734c76 docname=proletari.com username=proletari loadinginfotext=6%20Shkurt%201967 showhtmllink=true tag=6%20shkurt%201967 width=420 height=272 unit=px]





Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 09/02/2013. Filed under Data Historike,Diktatura komuniste. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to 6 SHKURT 1967

  1. Genti

    11/02/2013 at 19:04


    Asht mirë të flitet për eksponentët e terrorit me gjuhën e fakteve dhe jo sikur shum artikullshkruesit etiketojnë kta me epitete bajate si kriminela, terrorisat e tjera që shndrrohet në përrallë. Për përralla nuk ka kush kohë të merret.
    Prandaj asht mir dhe shkencore të cilsohen me fakte kta soj specia amorfë që ndikuen në prishjen e një shoqnie dhe pasojat e randa që lanë.

    Fadil Paçrami kundër Klerit Katolik
    Fadil Paçrami ishte komunist i para 1944, partizanë dhe pas 1944, hetues, prokuror ku ka la duart me gjakun e demokratëve, antikomunistve shqiptarë. Fadili ka kryesue me Ramiz Alinë komitetin e Gjunjëzimit, arrestimeve, torturave, burgosjeve dhe likujdimeve vetëm ndaj Klerit Katolik. Ka qenë deputetë, antar i K.Q të PPSH, sekretar i Komitetit Partisë Tiranës, zev- ministër dhe ministër i arsimit e të kulturës, kryetar i Komitetit të Kulturës para KQ të PPSH dhe dramaturg.

    Docent, kritik dhe poet Razi Brahimi tregon për Fadil Paçramin

    Duker qenë se mes viteve 1965-1973 njiheshin lidhjet miqësore mes I.Kadaresë e Fadil Paçramit, Razi Brahimi gjykon se “Kadare nuk duhet të mbante qëndrim negativ ndaj tij pasi ai ra nga “fiku” aq sa ta nxirrte atë antikombëtar duke shkruar se “Paçrami dridhej para monumentit të Skënderbeut më keq se pashai turk.”
    U morë nga artikulli me titull; ”Kadarenë e mbronte vetë Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia” te siti http://www.almakos.com të dt. 23/09/2012
    http://almakos.com/lajme/shqiperi/12105-kadarene-e-mbronte-vete-enver-hoxha-mehmet-shehu-dhe-ramiz-alia.html

    Dritëro Agolli tregon për Fadil Paçramin:

    ”….Nuk gaboj, aty nga viti 1974 Fadil Paçrami u largue nga Komiteti Qendror i P.P.Sh. dhe për pak kohë asht kenë dërgue në Lidhje të Artistëve, në zyrë tek Dritëro Agolli. Dritëroi i tregon Tefës, sësi, Fadili ecë në zyrë, gjoja nga nervat flet me vedi dhe thotë: “Në asnjë mënyrë… jo, jo, nuk ka mundësi që Partia të më dënojë mua, … nuk ka mundësi, që Partia të ketë humbur besimin tek unë… Ajo e di mirë, se, çfarë i kam bërë unë Klerit Katolik, atëherë, …. si mundët Partia me më dënuar mua për gjëra kaq të vogla… nuk është e mundur, ajo të harrojë atë që unë i kam bërë klerikëve në Shkodër!?” Dritëroi e shpjëgonte këtë vëprim të Fadilit, me mendimin që kishte Fadili se tue ia kujtue Partisë, nëpërmjet të Dritëroit, vëprimet e poshtërsitë që kishte ba ai kundrejt Klerit Katolik, Partia do ta “mëshironte”… kishte harrue Fadil Paçrami, “shpërblimin” që u ka dhanë Partia, Pjerin Kçirës, Pal Mëlyshit e sa vagabondëve të tjerë, për atë që ata i kanë pasë ba Klerit dhe inteligjencës shkodrane! Kishte harrue Fadili, më tregonte Tefa, se kur hynin në klubin e Lidhjës së Artistëve, artistët Loro Kovaçi, Pjetër Gjoka, Tonin Harapi, etj. ishte ky, ai Fadili, që u thonte shokëve në vesh: “Erdhën këta jezuitët!”, për me iu kujtue nga cili teatër e nga cilat shkolla kishin ardhë ata……”
    U morë prej librit ”Një monument nën dhe” në faqen 385, botimi i v.2004 në Shtëpinë Botuese Zagreb.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.