Ish Jetimët Danez kërkojnë shtetit Një Ndjesë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3136
Arne Roel Jorgensen është rritë në Jetimoren Godhavn(Danimark). Ai është i zhgënjyer se shteti nuk ka kërkuar falje për mungesën e përgjegjësisë.
Shtetit nuk tregoi kujdesë në rritjen e jetimve të vegjël Shtëpisë Fëmijës – Jetimore. Ish fëmijtë jetimë, tani janë të rritur dhe nuk kanë marrë asnjë kërkim falje prej autoriteve përgjegjëse shtetrore.

Shteti i shmanget përgjegjësisë ndaj keqtrajtimit nga personeli i Shtëpisë Fëmijës – Jetimore daneze në periudhën 1945-1976.
Kjo është përfundimi i një raporti prej Katedrës të Universitetit Danez të Jugut në kushtet e marrëdhënieve fëmijë – personel edukativë në Jetimoren e qytetit të Godhavn, në Veri të krahinës së Sjelandit. Po e njejta institucion sqaron se marrëdhënie të tilla të ngjashme kanë prekur edhe 18 jetimoret të tjera në të njëjtën periudhë, thotë Televizioni -TV DR.
Por kjo nuk do të thotë se ish fëmijtë e Shtëpisë Fëmijës – Jetimore të marrin një falje nga shteti, thotë ministrja sociale, Benedikte Kiaer (Partisë Konservative). Ajo nuk e gjykon se qeveria mund të kërkoj falje për diçka që ka ndodhur shumë vite më parë.
Por ajo ndjehet keq, se si ish fëmijët jetimë ishin përballë prej marrëdhanieve jo të mira tashmë të publikuar, që kanë përjetuar disa Shtëpi Fëmijë – Jetimore. Kjo ishte një tjetër kohë me një ligj tjetër, që nuk është si sot një tjetër kujdesje aplikohet ndaj tyre, thotë ajo për TVDR.
Shtëpia e Fëmijës – Jetimore e Godhavn-it ka disa vite që është akuzuar personeli edukativë për sjellje brutale dhe imorale kryesishtë të ushtruar më shumë ndaj djemve si rrahjet dhe incestet seksuale. Episode janë të dokumentuara prej disa prej djemve, tani të rritur të organizuar së bashku në shoqatën “Djemtë e Godhavn-it”.

 

Jetimët kërkojnë një ndjesë

“Jetimët kërkojnë një ndjesë nga qeveria.”

Zhgënjimi është i madh i jetimit Arne Roel Jorgensen pas prononcimit të ministres sociale, Benedikte Kiaer, që refuzoi në emër të qeverisë të kërkonte falje për mizoritë që ai dhe fëmijët e tjerë të ish-jetimoren kanë qenë të ekspozuara.

Kjo është grotesk se si qeveria edhe pas përgjegjësisë ndaj edukimit brutal dhe imoral ndaj ish fëmijve jetimë të dokumentuar, nuk don të kërkoj falje. Kjo tregon se ministrja sociale nuk e kuptoni atë që kemi pësuar duke e vuajtur edhe në moshën mbi 60 vjeçë, “thotë ish fëmija i keqtrajtuar, Arne Roel Jorgensen.
Ai u vendosë në jetimore në Godhavn për dy vjet në vitet 1960 dhe ndikohet ende nga fakti se ai ka përjetuar episode të shëmtuara morale dhe brutale dhe vuan nga subkoshienca.

 

Mos harroni abuzimet!

Dhuna fizike, abuzimi seksual, poshtërimi verbal nuk është harruar prej kujtesës të shumë fëmijëve të rritur nën kujdesin e shtetit në Shtëpinë e Fëmijës – Jetimore.
Një falje publike nga qeveria do të na japë paqe, sepse do të tregojë se politikanët besojnë për vuajtjet tona si atëhere kur ishi fëmijë dhe sot që jemi të rritur ne. Abuzimet që ne kemi përjetuar, nuk është diçka vetëm që kemi gjetur, “thotë Arne Roel Jorgensen.
Ai i referohet rasteve të ngjashme në vende të tjera, duke përfshirë edhe Norvegjinë, që ka ngjallur keqardhjet zyrtare dhe kompensime në para ndaj të dëmtuarve.

 

Apologjia – fajësimi të çon në kompensim

Kur një falje nuk vjen në shprehje nga qeveria, ai beson se ajo është një shkakë për hapjen e një proçesit të kompensimit ndaj të abuzuarve.
Në shqetësimin e ligjshëm të ish fëmijve jetim ekziston sigurishtë edhe frika se një falje nga ana e qeveritare do të zbulonte të palarat në shumë gjëra që qeveritarët nuk dëshirojnë të merren apo të gërmojnë mëtej. Për shembull, shteti në disa raste të mirëinformuar nga ish fëmijtë ishte e vetëdijshëm për atë që po ndodhte në jetimore në atë kohe dhe heshti, tha ai.
Raporti tregon se shteti shpërfilli përgjegjësinë e saj për të mbikëqyrur Godhavn dhe disa jetimoret të tjera në vitet 1945-1976. Raporti u pregatitë nga Universiteti i Danimarkës Jugore(Syddansk Universitet) dhe prej pavionit të Jetës në Shtëpitë e Fëmijës jetimore të Muzeut në Svendborg.

 

Një jetim i rritur rrëfen;

Jetimoret duhen të hetohen për abuzimin ndaj fëmijve

E hënë, 28  dhjetor 2009
Lars Otto Andersen

Svend Aage Rasmussen nga qyteti Faxe ende përjeton të këqija për fëmijërisë tij në Jetimoren e Godhavn-ut.

Unë ende ndjejë edhe sot makthin e asaj kohe të vegjëlisë në Jetimore “, thotë Svend-Aage Rasmussen nga Faxe.
Dhuna ishte një pjesë e jetës, një racion i së përditshme në jetimore. Një dite aty nga mesdita  i telefonoi drejtorit dikush se një prej  djemve të Jetimores i kishin vdekur prindërit. Njoftimi i kobëshme e bezdisi drejtorin, ndërsa djali hante drekën. Ai e mori djalin nga buka dhe e nxorri jashtë mencës.

– Drejtori dha një dajakë të mire djalit që i vdiqën të dy prindërit si ngushëllim. Rrahjet ishin të shumta ndaj fëmijve edhe në ambientet e mencës, të ngrënies të ushqimit. Nuk duhej vepruar brutalishtë ndaj atij djali, që i ndërpren bukën përgjysë, thotë  Svend-Aage Rasmussen.
Shpesh fëmijët ishin të ekspozuar ndaj dhunës, e cila kishte implikime për një kohë të gjatë më pas, tha ai.
Ish fëmijët e jetimores Godhavn në Tisvildeleje formuan shoqatën e djemve jetim Godhavn. Kryetari i Shoqatës Arne Roel Jorgensen gjithashtu kujton kohën në jetimore.

– Aty ishte si abuzim mjekësore ashtu dhe abuzimi seksual, tregon kryetari Arne Roel Jorgensen.
Tani një ekip i hulumtimit vëzhgon rastet e jetimores daneze. Ky faktë e gëzon shoqatën e jetimve të rritur edhe pse shumë nga shokët e tyre të jetimores sot janë të vdekur.

 

Pasojat e abuzimeve seksuale, brutale dhe mjeksore

– Shumë prej tyre ishin të varur nga droga, kur ata kishin dolën jashtë nga jetimorj. Ata vdiqën me një shiringë në krah, tha ai.
Shoqata shpreson  vetëm te hetimi me synim edhe mësojmë reagimin e një fjalë të vetme nga një ministër.

– Nëse do të mund të merrnin vetëm një ndjesë nga qeveria, atëherë njeriu do të ndjejë qetësi mendore, “thotë Arne Roel Jorgensen.(Venia në vend e një padrejtësi qetëson ndijesitë e të abuzuarve. Vetëm me drejtësi qetësohet njeriu. Shën. im B.M.P.)

Svend-Aage Rasmussen nga Faxe patë blerë një vilë të vogël pranë plazhit, larg lëvizjeve te pjesa suedeze. Ai kur udhtonte në veturën e tij i vinin kujtimet e jetimores me shumë dhimbje.
Aty ku jetoi si një vend i shkretuar më vinin mendimet e mia  periudha e trishtuar personale e vegjëlisë time në jetimore, thotë ai.
Në një intervistë të tij pak para vdekjes së tij e mohoi faktin që nuk ka përjetuar ndonjëherë dhunë apo abuzimi në jetimore.

 

Në janar të fillojë një hetim me përmasa të mëdha në kushtet e marrëdhënieve në jetimoret e vendit në periudhën 1945-1976.

Ky studim ka për qëllim të identifikojë nëse fëmijët në 30 institucione kanë qenë subjekt i abuzimit fizik të një natyre seksuale ose të dhunshme, mangësi serioze në kujdesin shëndetësor ose praktike dhe emocionale, si dhe kujdestarve në kryerjen e detyrave të tyre të caktuar në raport me institucionet.

Nëse jetimët e rritur dhe punonjësit që kanë jetuar ose punuar në një nga jetimore e MËPOSHTME këtu të Danimarkës gjatë periudhës  1945 – 1975 është në interesin e grupit hetimor  për të mbledhë fakte e dokumenta nga kontributi i juaj fizikë dhe dokumentativë duke ju dëgjuar dhe njohur.

Jetimoret janë:

Viskinge v. Kalundborg

Spanager v. Køge

Solhjem Haslev

Flakkebjerg v. Slagelse

Më 1 mars 2011
Raporti mbi Shtëpinë e Fëmijës të Godhavn-it është pregatitë tash në shtëpi botuese.
Libri ka 260 faqe me 25 ilustracione. Ky dokumentë u botua nga  në Universitetin Danez të Jugut ( Syddansk Universitet).

Ju mund të lexoni më shumë rreth hulumtimit dhe të shohim se cila Shtëpi Fëmije tjetër është e përfshira në studimin në linkun  Børnehjem.nu

Përgatiti: Proletari.Com

09 Maj 2011

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 12/05/2011. Filed under Bota Aktuale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to Ish Jetimët Danez kërkojnë shtetit Një Ndjesë

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.