Partitokracia shqiptare


Warning: sizeof(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /web/htdocs/www.proletari.com/home/wp-content/plugins/ad-injection/ad-injection.php on line 824

Warning: count(): Parameter must be an array or an object that implements Countable in /web/htdocs/www.proletari.com/home/wp-content/plugins/ad-injection/ad-injection.php on line 831
Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4351
Besoj se kemi dëgjuar mbi këtë term që rrallë lakohet nga politikanët shqiptar për vetë faktin se ata e njohin mirë këtë fenomen.

Një formulim të shkurtër të termit partitokraci – Prishje(degjenerim,ç’thurje) e sistemit demokratik prej pushtetit të tepërt të marrë nga një ose më shumë parti. Sistemi demokratik parashikon që zgjedhjet më të rëndësishme për gjithë kolektivin(psh: të ndërtohen spitale, autostrada, të shpenzosh për shkollat apo për ushtrinë) të bëhen në Kuvendin Popullor(parlament) dhe në këshille të ndryshme të shumicës së përfaqësuesve të popullit. Për të arrirë formimin e shumicës shtetasit organizohen në parti që hartojnë programe në mënyrë që të zgjedhen njerëzit e tyre besnik.  Në qoftë se një parti apo më shumë mbajnë pushtetin për shumë kohë pa kaluar në minorancë dhe pa alternativa të reja apo ndryshime, kemi rrezikun që shteti të  “pushtohet”. Në postet drejtuese do kemi njerëz të paaftë por besnik dhe të bindur. Efekshmëria e administrimit publik rradhohet dhe ndodh që paratë publike të përfundojnë në xhepin e partive duke kaluar kështu nga sistemi demokratik i partive në partitokraci.

Duke u nisur pikërisht nga partitokracia shqiptare, do dëshiroja të hartoja një panoramë me penelin e njeriut të thjesht që sheh në retrospektivën e tij, vendlindjen dhe vazhdimin e shkatërrimit të saj në vite.

Partitë që krijuan partitokracinë shqiptare





– Partia Demokratike e Shqipërisë

U krijua me 12 Dhjetor 1990 nga një organizim shqiptarësh që për herë të parë “plurarizojnë” politikën shqiptare, duke sjellë një parti të dytë pos asaj që dhunonte shqiptarë prej një gjysmë shekulli(ppsh).

Nga kush u krijua kjo parti e re?

Besoj tashmë i dimë të gjithë shkaqet dhe arësyet që çuan rregjimin komunist të lëshonte perin që e shtërngonte fort për 45vjet(ramja e murit të Berlinit dhe lëvizjet e ndryshme popullore antikomuniste në Shkodër dhe Tiranë). Mirpo nga do vinin këto njerëz që do krijojnë demokracinë shqiptare pasi për 45 vjet Shqipëria ishte e mbyllur dhe shkollat dhe eksperiencat politike nuk u lejoheshin atyre që nuk ishin besnik dhe të bindur ndaj rregjimit komunist. Pra logjikisht do ishin po ata që ju bindën dhe që ishin besnikët e rregjimit për 45 vjet që do mirrnin në dorë krijimin dhe drejtimin e kësaj partie.

Mos të harrojmë se emri parti demokratike do të thotë subjekt politikë i majtë ose i qendrës së majtë. Si psh: SHBA, Partia demokratike është e majtë(jo komuniste), apo në Itali, Partia Demokratike është e qendrës së majtë(ka dhe anëtarë komunist). Vetëm në Shqipëri Partia Demokratike Shqiptare na del e djathtë teorikisht, pasi praktikisht është një parti e qendrës së majtë. E djathta në Shqipëri mungon dhe s’ka përfaqësues.

 

– Partia Socialiste e Shqipërisë

12 Qershor 1991 kongresi i dhjetë i partisë së punës së Shqipërisë shpalli krijimin e partisë së re që u quajt Partia Socialiste e Shqipërisë. Në deklaratën e kongresit të dhjetë të PPSH-së shkruhej: “Kongresi vendosi krijimin e PSSH-së, në të cilën do të përfshihen të gjithë anëtarët e Partisë së Punës. E quan të kryer rolin dhe veprimtarinë historike të Partisë së Punës, shkëpusin veten prej atij bagazhi teorik dhe praktik të gabuar të periudhës moniste, distancohen nga gabimet dhe shtrembërimet në vijën politike dhe në praktikat e saj. Problemet që kanë të bëjnë me të kaluarën e Partisë së Punës dhe me personalitetet e saj t’i shohë historia”.

21 Qershor 1992 mblidhet kongresi i parë socialistë ku Gramoz Ruçi në raportin e tij citon:

Kemi lënë pas socializmin totalitar dhe kemi kaluar natyrshëm në socializmin demokratik. S’kemi asgjë të përbashkët me të kaluarën dhe duhet të kemi kujdes për tu rimëkëmbur si parti në një sistem demokratik. Kujdes nga ish-pronarët që po kërkojnë kthimin e pronave të tyre…”.

Këtu besoj s’kemi nevojë të bëjmë pyetjen se  nga kush u krijua kjo parti.

Në 21 vite u krijuan dhe parti të tjera si Partia Republikane, Partia Demokristiane, Partia Agrare etj.. por gjithmonë të dalë nga mitra komuniste dhe duke mbajtur dhe respektuar me besnikëri dhe bindje linjën e Ramiz Alisë.

Që të mos zgjatem në historinë e këtyre njerëzve lexoni shkrimin – Komploti kundra demokracisë shqiptare.

 

Po shtrohet pyetja- si ka mundësi që populli shqiptarë nuk arrin të “prodhojë parti të dala nga gjiri i saj i pastër???

Shumë analistë politikë, politologë dhe studiues politikë shqiptar kanë kërkuar ti japin përgjigje kësaj pyetjeje por asnjëherë nuk e kanë goditur në zemër këtë fenomen që nuk është vetëm shqiptarë por në mbarë popuj. Duke filluar me atë kuban, amerikan, arab, grek, serb apo dhe italian.

Sipas politologëve italian fenomeni partitokraci lind dhe ushqehet pikërisht nga vetë populli që e voton duke i dhënë forcë që të shndërrohet nga një organizim politikë në një forcë ekonomike dominuese që pushton dhe bllokon të gjitha qelizat oksigjensjellëse demokratike që uzurpojnë gradualisht pushtetin e shumicës së popullit në një pakicë politike fitimprurëse. Kjo sjellë që partitokracia të kontrollojë sektorë thelbsorë të shoqërisë siç janë Shëndetësia, Arsimi, Administrata publike, Drejtësia etj…Dhe këtu është normale që korrupsioni të rritet dhe të përshkallëzohet deri në kapilarët më të vegjël të shoqërisë duke u futur dhe në shtëpitë e çdo shqiptari. Këtu futet në normalitet blerja e votës, e postit drejtues të punës qoftë ky dhe subjekt privat. Kemi raste që në një familje anëtarët e saj të ndahen në dy pole, njëra socialiste dhe tjetra demokratike thjesht për përfitime ekonomike. Dhe kjo vjen nga mos njohja e këtyre fenomeneve shoqërore që prodhon politika partitokratike.

Si mund të dilet nga partitokracia nga ku është futur Shqipëria?

Ka shumë mënyra por ajo më e shëndosha është shembulli i popullit gjerman i pos nazizmit dhe ku u detyrua ta ndërtoj nga fillimi vendin e rrënuar nga partitokracia naziste.

Shtetasit shqiptarë duhen ta kenë të qartë se nga partitokracia s’do ketë ndryshim, por vetëm përforcim me forma të reja të pushtetit ku shumica do varfërohet dhe pakica do mbi pasurohet. Kemi shembullin e popullit italian i cilin lulëzoj ekonomikisht për 30 vite falë emigracionit që sillte rreth 50% të të ardhurave në vënd që në vitet ’40 dhe me kalimin e kohës sistemi demokratik u ç’thur duke sjellë partitokracinë e cila e kanë vënë në një krizë identiteti politikë masën popullore e cila monton me votën e saj regjime të reja partitokracie duke kaluar nga partitokracia e majtë në atë të djathtë.

Jo më shumë se 20 vite të ardhme Shqipëria do të përballet me vështirësi të mëdha ekonomiko-politike. Ku as emigrimi s’do mund më ta mbulojë ekonomikisht, në qoftë se nuk fillon që sot të krijojë alternativen politike, e cila do ta udhëzojë popullin shqiptar në shqiptarizimin modern dhe kombëtar të kulturës dhe edukimit shqiptar nëpërmjet punës dhe mendjes shqiptare. Duke mbajtur dhe çuar përpara këtë komb të katandisur në pesë pjesë të Ballkanit dhe ti japë atij atë që quhet dinjiteti dhe krenaria i të qënurit dhe jetuarit shqiptar.

Duhet të fillojmë të mendojmë më gjatë mbi çdo fenomen që lind dhe shndërrohet duke gllabëruar mirqënien intelektuale dhe morale të një kombi. Kujdes Shqipëri nga partitokracia.

Edmond Pjetri/Proletari.Com
E Marte 10 Maj 2011

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 10/05/2011. Filed under Analizë,Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

5 Responses to Partitokracia shqiptare

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.