Djali që u shërua prej kancerit me marihuanë/hashash

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 7150
Fëmija 2 vjeç vuante prej kancerit në tru.
Babai nga Montana i SHBA i dha  djalit vet të sëmurë nga kanceri të pinte vaj kanabis për të lehtësuar dhimbjet e tij.

I biri kishte dhimbje të forta dhe nuk kishte qenë në gjendje për të ngrënë si duhet për 40 ditë. Duke parë gjendjen e tij në rënie dhe të pashpresë për mjekët që kishin heqë dorë, babai i tij, Mike Hyde, mendoi  një formë të re të trajtimit terapeutik.

Kështu shkruan gazeta “Daily Mail”.

Djali, Cash Hyde, ka lindur në vitin 2008 dhe  sapo mbushi 2 vjeç ju shfaqë një tumor i rëndë në tru.

Prindërit u shqetësuan tepër për Ked Hajdin(Cash Hyde) e vogël  për gjendjen e tij të keqe, për  humbjen e djalit të tyre. Djali dy-vjeçar mori kimioterapi dhe ai u dobësue më shumë. Dhe ishte i ati i djalit që ndërmori inisiativë për ta trajtuar sipas metodës së tij alternative. Ai do t’i jepte marihuanë djalit të tij, e cila ishte për të lehtësuar dhimbjet e mëdhaja.

 

Mjeku familjar hoqi dorë nga djali me kancer

Kur mjeku i tij familjar nuk mundi ta ndihmojë atë menjëherë hoqi dorë. I jati nuk priste kur të vdiste djali, por vrau mendjen dhe gjeti mënyra të tjera për ta shpëtuar djalin nga vdekja e sigurtë. I vetmi ilaç sipas babait të tij ishte marihuana që ja dha djalit menjëherë:
– Djali i vogël nuk  kishte ngrënë  40 ditë dhe kjo ishte e pabesueshme që për herë të parë nisi të hajë një copë djathë. Kjo ishte sinjali se ai donte të jetojë, “thotë Mike Hyde.
Babai vazhdoi trajtimin me marijuhanë dhe nisi djali i tij të shërohet, dhe që atëherë djalë dy-vjeçar është shpallur i shëndoshë nga ana e mjekëve.

Ky lloj trajtimi mjeksor me marihuanë nga ana e prindit është në kundërshtim të plotë me praktikën dhe teorinë mjeksore të terapisë nga kanceri të pacientit 2 vjeçar  në klinikat në SHBA.

Por babai i fëmijës është vetëm i lumtur që  e shpëtoi  djalin e tij nga vdekja e sigurtë prej pa-aftësisë së shkencës në SHBA.
– Kjo është shumë e diskutueshme dhe mjaft e frikshme, por nuk ka asgjë më të frikshme se sa  humbja e një fëmijë, thotë baba i djalit, që rilindi.

Maria Haargaard
Përgatiti: Bep Martin Pjetri/Proletari.Com

E premte, më dt. 6 maj 2011





Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 06/05/2011. Filed under Mjeksia,Shke-Tek. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Djali që u shërua prej kancerit me marihuanë/hashash

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.