Tre fëmijët grabisin 2 mijë euro

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2118
Një agjenci udhëtimesh u grabit dje në mesditë nga tre të mitur, që shpërqendruan punonjësen, duke u hequr si endacakë që kërkonin lëmoshë.Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30, në një prej degëve të agjencisë së udhëtimeve, që kryen prenotimet e biletave të linjës Tiranë-Athinë. Zyrat e agjencisë së grabitur ndodhen në afërsi të Zogut të Zi në Tiranë. Policia tha dje se tre të miturit janë futur në degën e agjencisë, duke i kërkuar lëmoshë gruas që ndodhej në zyrë. Pasi kanë hyrë në komunikim me gruan, dy prej autorëve kanë nisur të prekin sendet në ambientet e zyrës, duke detyruar gruan të ndërhynte për t’i ndaluar. Gjatë kësaj kohe, adoleshenti i tretë ka vjedhur nga sirtari i tavolinës shumën prej 2 mijë eurosh. Grabitja është zbuluar nga punonjësja e agjencisë vetëm disa minuta pasi janë larguar “endacakët”. Teksa kontrollonte në sirtarin e tavolinës për të bërë inventarin e ditës, ajo ka parë që mungonin 2 mijë euro dhe menjëherë ka kuptuar lojën që i kishin bërë fëmijët.

Ajo ka njoftuar menjëherë në sallën operative të Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e Komisariatit Nr.2. Në denoncimin e bërë në polici, gruaja ka treguar se autorët e ngjarjes janë 3 fëmijë të moshave 10-12 vjeç dhe janë futur në zyrë të tre njëherësh, duke i kërkuar para në formën e lëmoshës. Ajo ka shpjeguar se nuk e ka kuptuar vjedhjen, deri në momentin kur adoleshentët janë larguar. E dëmtuara ka dhënë përshkrimet për secilin prej autorëve dhe policia ka nisur punën për identifikimin e tyre.

 

GRABITJA

Rreth orës 16:30, në një prej degëve të agjencisë së udhëtimeve që kryen linjën Tiranë-Greqi, që ndodhet pranë “Zogut të Zi” në Tiranë, janë futur tre të mitur, të veshur si endacakë. Tre fëmijët, që sipas punonjëses së agjencisë janë të moshave 10-12 vjeç, kanë filluar njëherësh t’i kërkojnë lëmoshë, duke krijuar rrëmujë në zyrë. Për të shmangur rrëmujën, gruaja është përpjekur që t’i nxirrte jashtë, duke u thënë se nuk kishte para të holla, por të miturit kanë nisur t’i bëjnë “presion”. Dy prej tyre, në mënyrë që t’i tërhiqnin vëmendjen gruas, janë drejtuar tek dera e agjencisë, dhe kanë nisur ta godasin me shqelma. Ata “kërcënonin” se do i thyenin derën, në rast se ajo nuk u jepte para. Por një shpërqendrim i tillë i punonjëses, e cila është munduar t’i pengonte për të mos thyer dyqanin, është shfrytëzuar nga fëmija i tretë, i cili ka mundur të vjedhë paratë që ndodheshin në sirtarin e tavolinës së punës. Pasi është siguruar se punonjësja nuk e ka parë, edhe i mituri i tretë është bashkuar me shokët, duke bërë rrëmujë, derisa në një moment janë bindur që të dalin jashtë. Brenda pak minutash, punonjësja e agjencisë ka kuptuar skemën e të miturve, pasi ka parë që në zyrë mungonin 2 mijë euro.

 

Grabitja e exchange-it dhe e marketit, autorët të njëjtë

Pesë grabitje kanë ndodhur brenda pesë ditësh në Tiranë, grupi hetimor i konsideron të zbardhura dy prej tyre dhe shprehet se po punon për kapjen e autorëve tashmë të identifikuar. Nga të dhënat paraprake hetimore, gjurmë të gjetura në vendngjarje, përshkrime autorësh nga të dëmtuarit dhe deklarimet e një prej të arrestuarve për vjedhjen e supermarketit “Euromax”, policia dyshon se në dy ngjarje të ndryshme janë implikuar autorë të njëjtë. Sipas të dhënave nga policia, mësohet se grabitja e 20 mijë eurove e 7 mijë dollarëve, në exchange përballë ish-Ekspozitës dhe 5 milionë lekëve të vjetra në supermarketin “Euromax” pranë shkollës “Vasil Shanto”, janë realizuar nga të njëjtët autorë.
Etleva Delia/Panorama

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 06/05/2011. Filed under Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.