- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 5013Dieta “Banane e mëngjesit” është dietë e thjeshtë dhe e njohur e cila para 3 viteve shkaktoi mungesë të bananeve në pazarin Japonez.E krijuar nga Sumiko Vatanabe për burrin e saj Hitoshi, dieta fillimisht i përfitoi entuziastët japonez për dobësim, e më pas u përhap në gjithë botën.
RREGULLAT E DIETËS
* Hani banane për mëngjes. Ditën duhet t’a filloni me konsumimin e bananes. Nëse një banane nuk ju ngop, mund të hani edhe një, por nuk duhet ta teproni. Bananet duhet të konsumohen të freskëta.
* Me bananen pini një gotë ujë (në temperaturë të dhomës). Uji nuk duhet të jetë i ftohtë ose i ngrohtë, por është e nevojshme të ketë temperaturë të dhomës. Nëse dëshironi të pini kafe, bëjeni atë pas 20 minutave pasi që keni mbaruar me mëngjesin.
* Konsumoni drekë dhe darkë normale. Me këtë dietë nuk kufizohet marrja e kalorive, e as që kërkohen prodhime të caktuara të largohen nga ushqimi. Megjithatë, nëse dëshironi që dieta të jetë efektive, është e nevojshme ta ndaloni konsumimin e ushqimit të yndyrshëm. Rregullin e vetëm që duhet ta respektoni është që të mos ngopeni tej mase, dmth hani deri sa të arrini 80 % të ngopeni.
* Është i ndaluar konsumimi i deserteve. Nuk duhet të konsumoni deserte të ëmbla e as të njelmëta pas ushqimit.
*Është i lejuar që pas orës 15 të konsumoni dicka ëmbël. Mund të hani disa copa çokoladë ose dicka tjetër të ëmbël, por jo të ngopeni me të.
*Darka nuk duhet të jetë me e vonshme se në orën 20. Rekomandohet që ushqimi i fundit të jetë në orën 18 të mbrëmjes.
*Ushtrohuni nëse dëshironi dhe vetëm nëse ajo nuk ju shkakton stres dhe dhimbje. Dieta propozon ushtrimet si opsion.
*Patjetër bini të fleni para mesnatës. Sa më herët të fleni, aq më mirë.
EFEKTET POZITIVE
Popullariteti i dietës me banane më tepër ka të bëj me faktin që është e lehtë, nuk është e shtrenjtë dhe nuk është e nevojshme numërimi i kalorive ose largimi i prodhimeve të caktuara gjatë ushqimit. Përveç asaj, bananet janë burim i shkëlqyeshëm i kaliumit dhe fibrave, andaj e përmirësojnë tretjen e ushqimit dhe e largojnë ndjenjën e urisë. Edhe një anë pozitive e dietës është se ju rekomandon të shtriheni në shtrat para mesnatës.
EFEKTET NEGATIVE
Dieta “Banane e mëngjesit” nuk është e krijuar nga persona mjeksorë dhe nutricist. Megjithatë, kritika më e madhe kundër kësaj dieta është se nuk ekzistojnë kufizime në ushqimin e drekës dhe darkës. Kundërshtarët e dietës mendojnë se ajo nuk mund të jetë e suksesshme nëse lejohet të konsumohet çfarëdo lloj ushqimi gjatë kohës së drekës dhe darkës. Gjithashtu, si një minus konsiderohet edhe ajo që dieta nuk përfshinë stërvitje (ushtrime).
KOHËZGJATJA DHE REZULTATET
Dieta “Banane e mëngjesit” fillon ta tërheqë vëmendjen e qytetarëve Japonez që të dobësohen pasi që Hitoshi Vatabane njoftoi se me ndihmën e saj e ka zvogëluar peshën e tij në 16,8 kilogram. Por, kur këngëtarja e operës Kimiko Mori publikisht pranoi se ishte dobësuar 7 kilogram për 6 javë, dieta me banane u bë hit apsolut në Japoni. Atëherë importimi i bananeve në Japoni ishte rritur për 25%, por as ajo nuk kishte sukses që ta mbulojë kërkesën, andaj polisat e bananeve në markete kishin mbetura të thata për një kohë. Mbështetësit e këtij regjimi të të ushqyerit rekomandojnë që kjo dietë të praktikohet më së paku 2 javë. Pjesa më e madhe e njerëzve as që ndjejnë se janë në dietë dhe i mirëmbahen një kohë më të gjatë rregullave të lartëpërmendura. Në internet forumet dhe blogjet, ata të cilët kishin arritur t’i mirëmbahen kësaj diete paraqesin rezultate nga më të ndryshmet. Por, realisht pritet zvogëlim i peshës me 3-3.5 kilogram për një periudhë rreth dy jave. Që të arrihet efekti maksimal, zvogëloni konsumimin e ushqimit të yndyrshëm dhe ushqimit të shpejtë, mos u “tejngopni” dhe praktikoni aktivitete fizike së paku 30-45 minuta çdo ditë.
Enkeleda/Gazeta Standard
One Response to Dieta “Banane e mëngjesit”