- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 2861Bollat e Berishës dhe “Ëndrrat e shqiptarve me barkë bosh’’.
Fantazma e Berishës është të përmendë minimalen jetike të shqiptarve
Nga takimi elektoral në Dibër – dt.27.4.2011
Pse z. Berisha të kall tmerrë vdekjeje, fraza MINIMALE JETIKE për popullin tënd?????????
Njeriu që për 20 vjetë nuk e përmendi njiherë MINIMALEN JETIKE të popullit shqiptar ishit edhe ju. Dhe as në Dibër nuk i preku asnjë gërmë të saj. Si shkohet në Europën e Bashkuar me lugë të zhbrazët?
Të gjitha premtimet të kryera janë një ZERO e madhe, kur populli yt shtrëngon rrypin përditë prej varfërisë, që vetëm shtohet nga rritja e çmimeve në progresion gjeometrikë, kur ju i rritni rrogat me progresion arithmetik. Disproporcionaliteti praktikë në jetën e popullit shqiptar është kapaku i arkivolit të sukseseve t’uaja, që një ditë do të mbuloji me turpë dhe me mallkim lotësh e njerëzve të varfër e të sëmurë. Kam 20 vjet që e presë prej jush të prekësh një nga këto rrokjet e MINIMALES JETIKE. Të ra edhe fati të jesh dy herë në fronin e mbretit dhe nuk arrite të bësh minimalen ndaj popullit tënd që të duartroket edhe me barkë boshë. Deri kur ky popull i varfër me bujarinë e tij do të presë një ditë t’u japësh minimalen e jetës për kufirin e ekzistencës për jetesë, ku ju lundroni me familjen t’uaj në vaska diamanti e floriri sikurse shumë nga kolegët e tu ministra, shefa, kolegë të partive tjera si Edvin Rama, Bamir Topi, Skënder Gjinushi, Fatos Nano e tjerë soj speciesh????
Jam sikurse gjithë elektorati që jeton me atë djersë, me ato rrudha, që ju i përmëndët popullit dibran më 27 prill 2011 për t’i kërkuar votën për militantin tënd partiak, të presin vetëm një fjalë prej gojës t’uaj; Premtimin e një epoke të fillimit të hapave të para MINIMALJA JETIKE E POPULLIT SHQIPTAR sikurse e ka vendet e civilizuara si Anglia, Franca, vendet nordike, Australia, Kanadaja,…..
Shpresova edhe unë si mijra shqiptarë brenda dhe jashtë shtetit të ndëgjonim në lumin e premtimeve nga kryeministri një rrjeshtë për të zhdukë varfërinë e bukës gojës të vendit tim. Por as edhe kësaj rradhe folësi numër një i qeverisë dhe i PD-ës nuk ju afrua kësaj tablo të zymtë e të trishtë sëpaku edhe për ngushëllim.
Për fatin e keq të asaj pjese të varfër të shqiptarve, Berisha i zbehu me heshtjen apo ligësinë, shpirtë-kazmërinë e tij ato arritje të mëdhaja që realizoi prej 2005 deri në 2011.
Tunden malet e lëvizin retë për zgjedhjet lokale të 8 majit 2011
Borija e kollonës së veturave që shoqërojnë Sali Berishën zgjojnë katundet, lagjet, madje kasollet, qytezat prej rutinës saj ditore.
Nisë edhe preludi i një parade stile veturash dhe i një fillimi të mitingut në mesin e atyre maleve kryelarta, që s’duan të dijnë se kush hyn e del, kush zhurmon me britma dhe borija autokolonash veturash nga Tirana.
Fjalëmania derdhet si uji i Drinit nëpër podiume nga kryeministri Berisha, pa pushuar për orë të tëra para popullit të Bulqizës, Klosit dhe Peshkopisë. Duartrokitje, lumë muzike zhbrazet me furi nëpër altoparlante, tunden pllakata, britma të militantëve të PD-ës, fasada dhe flamuj blu.
Roje, bodigarda trupëgjatë e muskulozë me gjysllyqe të zinjë tmerrojnë si alientë qytetarin, fëmijtë që nuk mungojnë në mjedisin e turmës plot kurioz dhe të interesuar, që shpërthejnë me vrull dyert e xhipsave duke pushtuar rrugët, trotuaret e turren duke shoqëruar numër njëshin.
Me të thënë mendja se ka ardhë djalli i mallkuar dhe jo një njeri, një funksionar i zakonshëm. Unë si brezë i vjetër e krahasoj me modelin e ardhjes të kryediktatorve të pandëshkuar E.Hoxha dhe M.Shehu. Kjo lloj prezence e zhurmëshme është shumë e trishtueshme, por ama edhe shumë groteske.
I pari që fluturon prej ish bensit të Mehmet Shehut drejtë e në podium është numër njëshi siç quhet nga vetë Partia e tij Demokratike i quajtur Sali Ramë Berisha.
Nisin ulërimat e britmave të militantëve të kurdisur prej shtabit të zgjedhjeve lokale të kandidatit për kryetar bashkie të Dibrës dhe selisë të PD-ës. Nën atmosferën e një aklamacioni histerik vërsulet në mesin e simpatizantëve, militantëve e në mesin e fëmijve dhe kuriozëve të shumtë.
Njëshi me dy gishtat e drejtuar drejt qiellit vikat nga goja slloganet e tija të njohura për 20 vjetë.
Ja slloganet e kryeministrit të Shqipërisë Berisha para elektoratit të Dibrës më dt. 27 prill 2011.
Sali Berisha:
“Gjatë mandatit të ardhshëm do të asfaltohen të gjitha rrugët rurale të qarkut Dibër. “Fitoren e 8 majit do ta shndërrojmë në asfaltimin e të gjitha rrugëve të qytetit e komunave të rrethit të Dibrës, ndërtimin e rrugës që lidh qytetin me rrugën e Arbrit, përfundimin e rrugës së Arbrit, lidhjen e të gjitha komunave të rrethit të Dibrës me akset kombëtare, përfundimin e rrugës Macukull-Luzni. Në katër vitet që vijnë, ne do të përfundojmë ujësjellësin e Sopikut, do të garantojmë ujë 24 orë për Peshkopinë, fshatrat e komunat e saj.”
Kryeministri merret me ëndrrat e shqiptarve të Dibrës
Qeveria do ia dalë të shndërrojë ëndrrat në realitet. Këtu Berisha përmendi projektin e madh të qeverisë për ta shndërruar Shqipërinë vend të zhvilluar brenda vitit 2017-ë.
– “Shumë e shpejt do të jetë dita, kur Shqipëria të renditet brenda vitit 2017;
“Në 4 vitet që vijnë ne;
Ja se si e quajti Berisha boshtin e djathtë të aleancës për zgjedhjet e 8 majit 2011:
“Aleanca për qytetarin” është alternativa;
– e mundit,
– e djersës,
– e rrugës,
– e shkollës, e kopshtit,
– e rrudhave në ballë,
– por e nderit, dinjitetit,
– ndërtimit të një rruge të begatë për të ardhmen.”
Ky boshtë që tjerrë premtime edhe kësaj rradhe nuk tjerri asnjë fije për mirëqenien minimale jetike të shumicës të popullit, që i mungon mishi, djathi, gjalpi, frutat, veshja, ngrohja, mungesa e blerjes të ilaçeve, mungesa për të paguar ujin, dritat dhe ato taksa të qytetit e të televizionit.
A thua është e pamundur kjo që t’u jepet popullit dibranë dhe popullit shqiptar zoti kryeministër?
Përse ende me Lugë boshë, z.Berisha??
z. Berisha nuk i shkojnë për shtatë premtimet e juaja si ajo e bërjes të Shqipërisë – një ndër vendet me moshën dixhitale më të avancuar dhe premtimi tjetër – do të furnizojmë me ujë 24 orë banorët e Bulqizës. Janë këto dy premtime si nata me ditën, ku nata është bërjen me ujë 24 orë të banorëve të Bulqizës dhe dita është bërja e saj me dixhital. Edhe mungesa e ujit dhe venia e dixhitalit është sikurse t’i vesh gomarit kompjutrin apo televizorin në shpinë e ta gjuash me hosten në vithe.
Berisha është i pakujdesshëm kur premton në antitezë me njëra-tjetrën, por siç duket ja shkel marshën e fundit dhe supër shpejtësia i vërvitë tutje tëhu në hënë.
Kjo lloj batute është qesharake, pra i thonë është një bollë që del nga zhargoni i trillimit të tij si politikan.
Por nuk ta ka borxhë populli i Bulqizës që t’i faturosh në sezonin jo të mizave, por të zgjedhjeve lokale që rjepet nga dielli dhe të ftohti duke punuar në mal e fushë për një krodhe bukë me premtime bollash, që as budalla nuk i hanë.
A shifen ëndrrat me lugë zhbrazët z. Berisha?
Unë them se sapo të ndëgjosh bollat e Berishës, mbushet luga plotë me flori elektoral dhe fluturojnë ëndrrat e liliputëve me dixhitale interneti. Premtime absurde nuk i nevojitet popullit pas 20 vjetësh demokraci. Luga e zhbrazët e popullit është kufiri i ekzistencës jetike të njeriut.
Unë sëbashku me qindra e mijra shqiptarë me lugë premtimesh që më forcojnë fortesën e varfërisë të urojmë; T’i thërrasësh arsyes të shëndoshë njerzor e kushtetues! Të ndjesh lotët e të varfërve, të pensionistëve, të sëmurëve e të braktisurve!
Tam tamet e largimit të numër njëshit nën hijen e MONUMENTIT TË TURPIT – VARFËRIJA nga Dibra
Refreni i borijave, i rrokupujës së bodiguardëve gjyslykzinjë dhe i bilbilave të trafikut shoqërojnë kryeministrin në bensin e ishit ….në rrugën e udhtimit tij elektoral duke shurdhuar edhe zogjtë e maleve të Dibrës. Nën hijen e MONUMENTIT TË TURPIT – VARFËRIJA, largohet kryeministri prej Dibrës.
Arbër Kastrioti/Proletari.Com
E enjte, më 28 prill 2011
One Response to Varfëria – Monumenti i turpit i Berishës