Abuzimi, taksat bashkiake u rritën me 100%

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2753
Tirana, si kryeqyteti i vendit, përbën një ndër pikat më strategjike dhe vitale për zhvillimin e të gjithë shoqërisëshqiptare në të gjitha aspektet e jetës, për të arritur drejt asaj që cilësohet si “standard evropian jetese dhe zhvillimi” . Por është vënë re se në vitet e fundit kryeqyteti ynë nuk është se po përjeton një periudhë lulëzimi, ashtu siç edhe rreken ta cilësojnë zyrtarët e bashkiakë, sidomos në këtë kohë fushate.

Përveç problemeve të bëra tashmë publike edhe nga vetë qytetarët, si: betonizimi kryeqytetit dhe gllabërimi i hapësirave të gjelbra, mungesa e një plani urbanistik, i cili e ka kthyer Tiranën në një kaos të vërtetë, një shqetësim më vete për qytetarët dhe bizneset e kryeqytetit mbeten edhe taksat apo tarifat e larta të bashkisë. Ajo që vihet re, është se kemi një rritje drastike të këtyre taksave dhe tarifave të bashkisë së kryeqytetit, edhe pse vetë ky i fundit nuk është se shquhet si një kryeqytet shumë modest në lidhje me pastërtinë dhe higjienën e mjediseve publike. Bizneset që zhvillojnë aktivitet brenda territorit të bashkisë, paguajnë tarifa “të kripura”, të cilat që nga viti 2008 kanë pësuar një rritje në mënyrë të vazhdueshme. Nga ana tjetër, ajo që vihet re në këtë dukuri, është se pavarësisht rritjes drastike që kanë pësuar taksat bashkiake, edhe pse jo e drejtë, sërish cilësia e shërbimit të bashkisë ndaj kryeqytetit nuk ka pësuar përmirësim, por në të kundërt, sidomos vitet e fundit, është vënë re një indiferentizëm i madh nga ky institucion. Në mënyrë më specifike, rritje më të madhe ka pësuar tarifa e pastrimit, taksa e gjelbërimit dhe tarifa e tabelave reklamuese të bizneseve të ndryshme që ushtrojnë aktivitetin e tyre në kryeqytetet.

Kështu, për tarifën e pastrimit rritja ka arritur deri në 30-35% më shumë sesa në vitin 2008, një rritje kjo që ka ndikuar shumë tek vetë qytetarët dhe tek ecuria e aktiviteteve të tyre, ndërkohë që rritjen më të madhe nga të gjitha tarifat e shënon taksa e gjelbërimit, e cila ka shënuar një rekord më vete, duke arritur deri në 250% më shumë sesa në vitin 2008. Një rritje e tillë e papërballueshme për vetë familjarët dhe bizneset dhe njëkohësisht në raport tërësisht të zhdrejtë me punën e bashkisë për ndërtimin e veprave publike, si parqe apo lulishte ka sjellë një ulje të ndjeshme të të ardhurave. Po ashtu, rritja që ka pësuar edhe tarifa e tabelave reklamuese të bizneseve apo edhe të atyre të përdorura në spektakle dhe panaire, është një tjetër fakt që tregon se sa vrullshëm dhe pa limit tarifat dhe taksat e bashkisë po ndikojnë në xhepat e biznesit. Të tilla taksa dhe tarifa bashkiake nuk po e ndihmojnë aspak ecurinë pozitive të biznesit në Tiranë, si një ndër arteriet kryesore të zhvillimit të kryeqytetit, por përkundrazi ato gjithmonë e më shumë po ndikojnë në thellimin e vështirësive të tyre.

Nga ana tjetër, rritja e këtyre taksave, sidomos ajo e gjelbërimit dhe e pastrimit, po sjell vështirësi edhe tek vetë familjet kryeqytetase, të cilat përveç të ardhurave që duhet të shpenzojnë për jetesën e tyre, tashmë duhet të paguajnë dyfish apo trefish nga më parë këto taksa bashkiake. Kështu, në qoftë se në vitin 2008 një familje kryeqytetase paguante 3600 lekë për tarifën e pastrimit, tashmë ajo duhet të paguajë 4500 lekë, pra rreth 25% më shumë. Kjo gjë ndodh në shifra më të larta për sa i përket taksës së gjelbërimit, e cila tashmë duhet të paguhet nga familjarët me rreth 66% më shumë sesa në vitin 2008.

 

1-Tarifa e pastrimit

Një ndër tarifat e bashkisë së kryeqytetit që ka pësuar një rritje të konsiderueshme si për familjarët ashtu edhe për bizneset është ajo e pastrimit. Kështu kjo tarifë është rritur përkatësisht për familjarët me 25%, për bizneset e vogla me 30%, për bizneset e mesme me 30%, për bizneset e shërbimit rreth 33% dhe veçanërisht për zanatçinjtë kjo tarifë ka pësuar një rritje drastike me rreth 60%.

Familjet – Në vitin 2008, një familje paguante 3600 lekë për tërë vitin për të siguruar shërbimin e pastrimit nga Bashkia e Tiranës. Një vit më vonë kjo tarifë shkoi në 4500 lekë, ose 25% më shumë se një vit më parë.

Bizneset e vogla – Furrat e bukës si biznese të vogla, të cilat prodhojnë një produkt sensitiv, i janë nënshtruar të njëjtës rritje prej 30% gjatë viti 2009, duke paguar 26 mijë lekë. Firmat e mesme të ndërtimit i janë nënshtruar një rritje nga 30 deri në 50% për tarifën e pastrimit. Kështu firmat që bëjnë rikonstruksione të pjesshme vetëm për vitin 2009 i kanë paguar Bashkisë së Tiranës, 65 mijë lekë, ose 30% më shumë se një vit më parë. Komplekset sportive në kategorinë e biznesit të vogël kanë paguar 12 mijë lekë, ose 20% më shumë se në vitin 2008. Të njëjtën rritje prej 20 përqindësh e kanë paguar edhe shkollat jopublike dhe kopshtet, ose 2 mijë lekë më shumë se një vit më parë.

Bizneset e mesme – Të gjitha njësitë tregtare e shitjes me pakicë, nga bulmetoret, fruta-perimet deri tek kafenetë, të klasifikuara si biznese të mesme kanë paguar nga 23 mijë deri në 36 mijë lekë për vitin 2009, ose 30% më shumë se një vit më parë vetëm për këtë shërbim që autoritetet lokale ofrojnë. Firmat ndërtuese vetëm për selinë administrative të tyre kanë paguar 15 mijë lekë, ose 50% më shumë se në vitin 2008.

Bizneset e shërbimit – Bizneset e shërbimit nuk i kanë shpëtuar tarifës së rritur të pastrimit. Hotelet e konsideruara si biznes i vogël, kanë paguar 33% më shumë për këtë tarifë, duke derdhur në arkat e bashkisë 8 mijë lekë gjatë vitit 2009. Të njëjtën rritje prej 33% e kanë përjetuar edhe shitësit ambulantë, të cilët për të njëjtin vit i kanë paguar bashkisë për shërbimin e pastrimit dy mijë lekë.

Zanatçinjtë – Rritjen më të madhe në përqindje e kanë përjetuar zanatçinjtë si këpucarët, marangozët, rrobaqepësit dhe ata që zotërojnë një floktore. Bashkia e Tiranës ka rritur në masën 60% tarifën e pastrimit, ose një shumë prej 8 mijë lekësh.

 

2- Taksa e gjelbër

Taksa e gjelbërimit paguhet për të përfituar hapësira të gjelbra, për të përfituar një shërbim direkt si pagues që në rastin konkret është më shumë pemë, parqe dhe lulishte. Bashkia e Tiranës nga viti 2009 e ka rritur nga 50 deri në 250% këtë taksë që nga familjarët deri tek bizneset, por kjo nuk është përkthyer në parqe apo lulishte.

Familjet – Familjet e kryeqytetit kanë paguar 5 mijë lekë për vitin 2009, ose 66% më shumë se një vit më parë.

Bizneset e vogla – Bulmetoret, dyqanet e fruta-perimeve, kafenetë, të klasifikuara si biznese të vogla i janë nënshtruar një rritje prej 140%, ndërsa për ato që janë në grupin e biznesit të madh rritja ka qenë plot 250%. Dyqanet që prodhojnë produkte ushqimore, përfshirë bukën kanë paguar një taksë gjelbërimi për vitin 2009, 50% më të lartë se një vit më parë.

Bizneset e mesme – Firmat e ndërtimit të konsideruara si biznese të mesme dhe që kryejnë rikonstruksione të pjesshme në Tiranë kanë paguar një taksë 200% më të lartë në vitin 2009. Ndërsa për selinë administrative, taksa e gjelbërimit është rritur plot 250% .

Bizneset e shërbimit- Për bizneset e shërbimit si hotelet kjo taksë për 2009-n është rritur 200%, për bizneset e lojërave të fëmijëve taksa është rritur 150%, në të njëjtën përqindje është rritur edhe për automjetet që transportojnë 4-5 pasagjerë.

 

3 – Tarifa e tabelës

Nga një rritje e tillë e tarifave bashkiake nuk ka bërë përjashtim as ajo që aplikon Bashkia e Tiranës për tabelat që vendosin bizneset. Rritja ka variuar nga 50 deri në 100% në 2009-ën.

Tabelat në gjuhën shqipe- Kështu tabelat në gjuhën shqipe për qëllime identifikimi në vitin 2009 janë rritur me 50%, duke u fiksuar në 1500 lekë.

Tabelat në gjuhë të huaj- Tarifa për tabelat në gjuhë të huaj kanë shkuar në 3 mijë lekë në vit, ose 100% më shumë se në vitin 2008.

Tabelat për qëllime reklamimi- të klasifikuara si të zakonshme dhe të përbëra i janë nënshtruar një rritje prej 60%. Bizneset që kanë tabela të tilla paguajnë 10 mijë lekë për metër katror çdo vit.

Tarifa për tabelat elektronike- ka shkuar në 15 mijë lekë për metër katror në vit, ose 53% më shumë se në vitin 2008.

Tabelat për panaire e spektakle- Tarifat për tabelat reklamuese që përdoren në panaire, spektakle dhe aktivitete të ngjashme janë rritur me 100 për qind, duke arritur në 1 mijë lekë për metër katrorë gjatë vitit 2009.

 

 

Tarifat vendore për vitin 2008-2009 për pastrimin

   Për familjarët ishte 3600 lek në vit, është bërë 4500 lek në vit. 25% rritje.

   Në shitjen me pakicë për bulmet, fruta perime, artikuj industrialë, bar kafe rritje 30%.

   Për prodhimet ushqimore, buka 30% rritje e tarifës.

   Për subjektet e ndërtimit, rikonstruksione të pjesshme 30% rritje për biznesin e mesëm.

   Subjekte ndërtuese për selinë administrative 50% rritje për biznesin e mesëm.

 

Tarifat vendore për vitin 2007-2009 për taksën e gjelbër

Për familjarët ka qenë 300-500 -66%.

Biznesi i vogël: Në shitjen me pakicë për bulmet, fruta perime, artikuj industrialë, bar kafe, rritje

140% . Biznesi i madh: 250% rritje

Për prodhimet ushqimore, buka 50% rritje

Për subjektet e ndërtimit, rikonstruksione të pjesshme 200% rritje për biznesin e mesëm.

Subjekte ndërtuese për selinë administrative 250% rritje për biznesin e mesëm.

 

Njësi shërbimi

Hotele 200% rritje.

Lojëra fëmijësh te hapura dhe te mbyllura 150% rritje te taksës.

Ambulantë-40% rritje.

Transport pasagjeresh automjete 4/5 persona 150%.
Gazeta Standard

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 17/04/2011. Filed under Sociale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Abuzimi, taksat bashkiake u rritën me 100%

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.