Vota dhe rëndësia e saj

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 15417
Shqipëria ka shumë histori të hidhura dhe abuzime të shumta në lidhje me temën. Por unë do të dëshirojë që së pari të kërkoj të hedh rreze dielli mbi këtë fenomen që kaq shumë e shqetëson politikën dhe shtetasit e saj kudo në botë.

Pak Histori

Vota është “instrumenti(vegla)-leva e Arkimedit” e ndryshimit të sistemeve shoqërore edhe pse në dukje nuk është kështu. Vota është parimi sipas të cilës të gjithë shtetasit mund të marrin pjesë në zgjedhjet politike, administrative apo këshillimeve publike(si psh. Referendumi).

Parimi i votës lind si ide e bashkëlidhur nga vullneti i përgjithshëm dhe i përfaqësimit politikë që nxiti Zhan Zhak Ruso(Jean-Jacques Rousseau) rreth viteve 1750. Në bazë të këtij parimi hartohet teza në bazë të cilës përfaqësitë politike legalizojnë vetëvehten.

Kur filloj të njihet e drejta e votimit të përgjithshëm(gra e burra) në botë?

Shteti i parë që vuri në fuqi votimin e përgjithshëm(gra dhe burra) ishte Zelanda e Re në vitin 1893.

SHBA – 1966
Kanadaja – 1920

Britania e Madhe – 1928
Franca, Italia dhe Japonia – 1946
Gjermania – 1919
Svicera – 1971
Danimarka – 1917
Turkia – 1923
Greqia – 1952

Rusia (Bashkimi Sovjetik) – 1917 (revolucioni rus)

Izraeli – 1948

Argjentina – 1947
Meksika – 1953
Brazili – 1932

Australia – 1902

India – 1935

….etj.

Në vitet ’90 e gjitha bota njohu votimin e përgjithshëm përveç disa shteteve muslimane që akoma dhe sot e diskriminojnë këtë të drejtë.

 

Shqipëria

Shqipëria duke qenë se akoma ishte nën lidhjet me sundimin otoman turk e përvetësoj këtë të drejtë menjëherë rreth viteve 1920(mungon dokumentacioni), edhe pse krijimi dhe ardhja e qeverive shqiptare akoma fitoheshin nëpërmjet dhunës apo dhe ndërhyrjes së fuqive të huaja.

E drejta e votës për shtetasit shqiptarë është formuluar në nenin 45 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë:

Neni 45
1. Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.
2. Përjashtohen nga e drejta e zgjedhjes shtetasit e deklaruar me vendim gjyqësor të formës së prerë si të paaftë mendërisht.
3. Të dënuarit që janë duke vuajtur dënimin me heqje të lirisë, kanë vetëm të drejtën për të zgjedhur.
4. Vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë.

Siç e shikoni edhe nga vetë neni 45, çdo shtetas që ka mbushur moshën 18 vjeç ka të drejtë të votojë. Mirëpo lind pyetja:

Sa njohuri ka mbi atë që do votojë(zgjedh,pëlqej)?
Kush e ndihmon shtetasin shqiptarë që të bëjë zgjedhjen e duhur për atdheun, qytetin/fshatin, lagjen, fisin, familjen, vetvehten apo dhe kombin?

Nga këto dy pyetje na lindin shumë diskutime konfuze që na krijojnë një lëmsh të tillë që në fund në rastin më “të mirë”  heqim dorë fare nga kjo e drejtë. Por shpesh në realitet ndodhë ndryshe. E drejta e votës dhunohet, blihet, shkelmohet, manipulohet, vidhet, vritet… etj.

Pse ndodhin këto fenomene mbi këtë të drejtë? Sepse kjo është e drejta më e rëndësishme e shtetasit që subjekte, organizma politikë apo dhe jo politikë i japin një rëndësi parësore në çdo gjë që ka lidhje me funksionin privat dhe publik(biznesin dhe shtetin).

Po si ka mundësi atëherë që i vetmi që nuk i jep këtë rëndësi parësore është shtetasi?

Dhe këtu lëmshi i mendimit përzihet me elementë të tjerë që e vështirësojnë edhe më shumë këtë fenomen.
Ja disa nga këto elementë që ndikojnë direkt mbi rëndësinë e të drejtës së votës:

  • Ambjenti ku lind dhe rritet individi(familja, institucioni jetimor, shoqëria)
  • Sistemi arsimorë
  • Dashuria për vendlindjen
  • Klima politike(në çfarë kushtesh zhvillohet politika)
  • Kultura politike e një populli
  • Njohja dhe përgjegjësia që ka individi karshi vendit dhe shoqërisë

E shumë e shumë elementë të tjerë që për arësye horizontesh nuk dua ta ndërlikoj më shumë.

Pra këto elementë që radhita më sipër janë zemra dhe shpirti i një vendi që kërkon të përmirësojë kushtet në të cilat ndodhet çdo individ. Mirëpo po të hyjmë dhe ti shpjegojmë këto element na del rezultantja 0 për vetë faktin se nuk kemi krijuar akoma një “kulturë” të pasur në këtë drejtim.

Mjafton t’ju citoj sesi dhunohej e drejta e votës gjatë diktaturës komuniste – ku në ditën e votimit, çdo shtetasi shqiptarë i binte dera në orën 05.30 të mëngjesit, dhe një nga punëtorët e rregjimit(spiunët) i këshillonte që të zgjohej dhe të shkonte të votonte partinë e vetme(partinë popullore socialiste të Shqipërisë – PPSH)që mbante drejtimin e vendit.

Apo t’ju citoj të gjitha VDEKJET PËR MOTIVE ELEKTORALE, DHUNË NDAJ QENDRAVE TË VOTIMIT, VJEDHJE KUTIASH VOTIMI, BLERJE VOTE, MANIPULIME NUMRASH DHE PËRQINDJESH VOTASH, REDUKTIMIN NË DY PARTI DUKE MUNGUAR ALTERNATIVA dhe së fundi MOS PRANIM TË HUMBJES NË VOTIME NGA PARTITË POLITIKE.

Pra besoj se këto edhe shumë të tjera që shtetasi shqiptarë i ka përjetuar dhe i përjeton edhe sot duhet ta vetëndërgjegjësojnë për rëndësinë absolute që ka secili prej nesh në njohjen dhe përgjegjësinë e kësaj të drejte që është e lidhur direkt me ushqimin, punën, pasurinë dhe kulturën e individit dhe e një shoqërie të tërë.

Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të drejtën e votës mos ta lidhin me interesin vetjak, sepse ai interes do mbarojë në momentin e humbjes së atij subjekti politikë. E ardhmja e Shqipërisë nuk është politika por kultura politike. Pra të shtohen sufrazhistët shqiptarë.

Shënim: Sufrazhist – idhtarë/ndjekës i lëvizjeve feministe për të drejtat e barabarta elektorale për burra e gra, në Britaninë e madhe në fillim të viteve 1900-të.

Edmond Pjetri/Proletari.Com
13/04/2011

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 13/04/2011. Filed under Analizë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.