Anijet turistike mbërrijnë në bregdetin jugor të Shqipërisë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4627
Në bregdetin jugor të Shqipërisë ka nisur  ardhja e anijeve të para turistike të përmasave të mëdha të tipi krojzer. Në portin e Sarandës vetëm në harkun e dy javëve janë ankoruar tre anije të tilla të cilat sjellin disa qindra vizitorë nga vënde të ndryshme të botës. Në interesin e turistëve të huaj janë site të ndryshme kulturore dhe natyrore të Sarandës dhe Gjirokastrës. Turistët mbërrijnë në portin e vogël detar të Sarandës me mjete të vogla lundrimi pasi porti nuk ofron mundësinë e afrimit deri në port të këtyre anijeve turistike dhe po punohet në finalizimin e projektit të një kalate që do të lejonte ankorimin. Zyrtarët e lartë të portit thonë që aktualisht është në proçesin e konkurimit për këtë objekt që financohet në kuadrin e një programi të bankës botërore.

Drejtori i portit të Sarandës Tafil Kola thotë për mediat – portet shqiptare ofrojnë lehtësi për turistët e huaj, veçanërisht për tarifat portuale të shërbimeve portuale, të cilat janë të ulta dhe stimolojnë aktivitetin e zhvillimit e turizmit. Njëkohësisht i japin frymëmarrje edhe biznesit në tërësi dhe nuk bëhen pengesë për zhvillimin e këtij biznesi. Po ashtu janë marrë të gjitha masat e sigurisë pë mbarëvajtjen e këtij sezoni turstik.

Sipas agjensive turistike këtë vitë pritet 20% më shumë se vitin e kaluar. Kjo formë turizmi i paraprin sezonit turistik që pritet të çilet në fillim të Majit duke i dhënë një shtysë edhe biznesit që në këtë vitë ka pasur vështirësi ekonomike edhe nga faktorët ndërkombëtarë.
Rajmond Kola/Proletari.Com

Porti i Sarandës





Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 11/04/2011. Filed under Turizmi shqiptar. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Anijet turistike mbërrijnë në bregdetin jugor të Shqipërisë

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.