Fier, gjendet i vdekur djali i Faik Myrtajt

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 5028
FIER- Djali i Faik Myrtaj, njëri prej viktimave të demonstratës së 21 janarit është gjetur i vdekur, jashtë banesës së tij, në Kreshpan të Fierit. Viktima është Bardhosh Myrtaj rreth moshës 22 vjeçare, i cili ka humbur jetën nga goditja me një plumb, dyshuar si pasojë e vetëvrasjes.

Ndonëse dyshimet e para flasin për një vetëvrajse të mundshme, pasi familjarët kanë pranuar se ai pas vdekjes së të atit ka shfaqur shenja të depresionit, do të duhet të priten hetimet dhe të dalin rezultatet e ekspertizës.

Burime nga familjarët bëjnë me dije se ai para se të gjendej pajetë, kishte telefonuar xhaxhanë dhe të vëllanë, që të shkonin për të marrë motorin, me të cilin viktima kishte lëvizur në një pjesë kodre, fare pranë banesës, në Kreshpan, në Cakran të Fierit.  Kur kanë mbërritur aty, xhaxhai dhe vëllai e kanë gjetur të vrarë.

Trupi i pajetë është përcjellë në spitalin e Fierit në pritje të ekzaminimit përkatës dhe në hyrje te spitalit gjenden familjare dhe të afërm.

Kjo është tragjedia e dytë në familjen Myrtaj, pas asaj të ndodhur muaj me parë, kur kryefamiljari gjeti vdekjen në demonstratën e opozitës, së bashku me 3 protestues të tjerë, Ziver Veizin, Aleks Nikën dhe Hekuran Deda.
Panorama

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 11/04/2011. Filed under Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Fier, gjendet i vdekur djali i Faik Myrtajt

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.