“Mafia”, akuza kërkon konfiskimin e tre kompanive

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 15712
6 persona aksionerë në pasuritë e Prudentinos, bosit të Sacra Corona Unita në Shqipëri.
Ervis Gjeçaj, Gani Baku e Ventigjar Kaçi ortakë të tre italianëve.

TIRANE – Vala e gjerë e sekuestrimit të pronave të Albino dhe Angelo Prudentinos, Ervis Gjeçaj, Gani Bakut dhe një italiani tjetër që dyshohet se kanë lidhje me organizatën mafioze “Sacra Corona Unita” duket se do finalizohet me konfiskimin e plotë të pasurisë dhe kalimin e tyre në administrim nga shteti. Prokuroria për Krime të Rënda ka depozituar në gjykatën për konfiskimin e tre pronave ku aksionerë janë shtetasit e lartpërmendur. Sipas kërkesës së përpiluar nga prokurori Adnand Xholi bëhet fjalë për kompaninë “Bet Plus”, “Betting System Albania” dhe “Casino Italia”. Gjatë kësaj kohe nga hetimi pasuror është arritur të faktohet se në shoqërinë “Bet Plus” personi nën hetim, Angelo Prudentino zotëron 90 mijë aksione me përqindje në kapital 4500 dhe kontribut në para 90 milionë.

Sipas Prokurorisë, gjykata duhet të vendosë konfiskimin jo vetëm të aktivitetit të saj, por edhe kapitaleve dhe të të gjithë të drejtave të kësaj shoqërie, si dhe të gjitha pasurive të luajtshme e të paluajtshme që ekzistojnë nën emrin e saj në Shqipëri. Shoqëria “Bet Plus” është regjistruar në dhjetor 2008 me adresë pranë ambasadës amerikane, me kapital fillestar 20 milionë lekë dhe ka objekt organizimin e lojërave të fatit dhe basteve sportive. Në këtë shoqëri kanë kapital dhe aksione edhe shtetasit Francesko Fornelli, Giuseppe Palma dhe Ventigjar Kaçi. Veç kësaj në kërkesën e Prokurorisë kërkohet konfiskimi i “Casino Italia”, e themeluar në fillim të viti 2010 me adresë në Vlorë. Kapitali fillestar i saj është 10 milionë lekë, në një kohë që Angelo Prudentino zotëron në të 60 për qind kontribute dhe 50 për qind pjesëmarrje. Sipas Prokurorisë, nga hetimet e deritanishme rezulton se pasuritë e mësipërme janë krijuar pas vitit 2007 dhe ekzistojnë të dhëna të mjaftueshme se këto pasuri janë krijuar pas dhe gjatë periudhës së përfshirjes së të hetuarve në veprimtari kriminale.

Som

Në shoqërinë “Beting System Albania” del edhe emri i biznesmenit Gani Baku, si person i lidhur me Angelo Prudentinon dhe Ervis Gjeçajn, i cili ka kontribut në para 400 milionë.

Kompanitë e sekuestruara

• “Betting System Albania”-Tiranë

• “Casino Italia”- Tiranë, Vlorë

• “Bet Plus”- Tiranë

Gazeta Metropol

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 10/04/2011. Filed under Mafia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.