- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 5252Ajola Xoxe ka porositur një vilë me vlerë 200 mijë euro në fshatin Mullet, në periferi të Tiranës. Kontrata e porosisë për vilën me sipërfaqe 223.2 metra katrorë banimi dhe kopsht 155 metra katrorë, është nënshkruar nga Ajola në korrik të vitit të kaluar, në prani të noteres dhe përfaqësuesit të firmës ndërtuese, e cila, në fshatin Mullet ka nisur të ndërtojë një kompleks vilash dykatëshe luksoze.”Meqë Veliaj po proteston për kontrollet tatimore mbi evazionin miliardësh të MJAFT-ëve të tij, a mund të na tregojë Erioni se ku i gjeti Ajola Xoxe 200 000 euro për të blerë në datën 16 korrik 2010 në Mullet, vilën me sipërfaqe 223,2 m2 dhe oborr 155,6 m2? Theksoj se kjo është shtëpia e tretë që vërtetohet që blihet brenda 6 vjetëve”, u shpreh avokati i Shoqatës së Mbrojtjes së Konsumatorëve, Altin Goxhaj. Kontrata detajon planimetrinë e vilës dhe jep të dhëna të hollësishme rreth hapësirave, materialeve dhe elementeve të tjera të ndërtimit të saj. Goxhaj ka depozituar një padi civile ndaj Partisë Socialiste për cënim imazhi dhe i kërkon asaj si dëmshpërblim një shumë prej 99 milionë lekësh të vjetër.
Vila
Kontrata e nënshkruar nga Xoxe dhe përfaqësuesit e firmës ndërtuese të kompleksit të vilave luksoze në zonën rezidenciale të Mulletit përshkruan sipërfaqen e saj të ndarë sipas kateve, duke nisur nga bodrumi, kati i parë, i dyti, parkimi i mbyllur dhe oborri. Gjithashtu, kontrata detajon dhe mënyrën se si do të bëhet pagesa me këste sipas fazës së ndërtimit të vilës, deri në përfundim të saj, në shumën e 200 mijë eurove. Kompleksi i vilave përfshin ambiente relaksi, njësi shërbimi dhe pishinë për banorët e kompleksit, i cili do të jetë larg zhurmës dhe ambienteve të qytetit. Ajola Xoxe, e diplomuar në Jurisprudencë, ka punuar si konsulente ligjore vite më parë në UNICEF, ndërkohë angazhohej dhe me Agenda Institute, një OJQ rinore ku merrnin kryesisht pjesë anëtarë të MJAFT-it e më pas në G99. Që prej 2008-s ajo është anëtare e Asamblesë Kombëtare Socialiste dhe është angazhuar herë me Forumin e Gruas, e herë me të rinjtë. Nuk njihet nga askush që Ajola të ketë ndonjë biznes të vetin nga i cili mund të deklarojë të ardhurat për një blerje të tillë. Ajola bashkëjeton me ish-drejtuesin e lëvizjes “Mjaft” e më pas të G99-s, Erion Veliaj, i cili dhe ai është pjesë e Partisë Socialiste. Pas zgjedhjeve të 2009-s, Veliaj, i cili kandidoi për deputet si kryetar i G99-s, dha dorëheqjen për t’iu afruar edhe më Partisë Socialiste. Pak muaj më parë, pas grevës së urisë së majit 2010 para Kryeministrisë, Veliaj u ftua nga Rama që t’i bashkohej Partisë Socialiste, fillimisht si anëtar i Asamblesë Kombëtare. Aktualisht ai luan rolin e sekretarit Organizativ për degët e PS-së jashtë shtetit.
Panorama
2 Responses to Ajola Xoxe paguan vilë 200 mijë euro në Mullet