- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 3278PRISHTINË – Arrihet më në fund marrëveshtja midis PDK-së,AKR-së dhe LDK-së me rregjizor ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë Christopher Dell i cili mori përsipër “detyrën” e vështirë që të “zgjidhte” një kandidate për President të Kosovës.
Dell pasi dështoi në zgjedhjen e parë indirekte duke mbështetur Pacollin, kësaj radhe doli personalisht në skenën politike për të zgjedhur kandidaten e betuar pro amerikane, kosovaren Atifete Jahjaga zëvendëse shefe e policisë së Kosovës.
Për kandidadurën e Atifete Jahjagës, sipas marrëveshjes së mbikëqyrur nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristofer(Chrisopher) Dell, një ditë më parë, ishin pajtuar krerët PDK-së, të LDK-s dhe AKR-së, Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli pasi Dell ju bëri presion mbi kandidaturën e Jahjagës- në qoftë se nuk do ta pranoni atëherë do rishikohen marrëdhëniet SHBA-Kosovë.
Në fjalimin para gazetarëve, ambasadori Kristofer(Christopher) Dell tha se SHBA-ja ka punuar shumë vjet me Atifete Jahjagën dhe se ajo ka fituar admirimin dhe respektin e çdonjërit me të cilin ka punuar, që nga Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton.
Por harruan një nga kriteret që duhet për kanditimin për president që është mosha 45 vjeç? Apo kësaj rradhe Gjykata Kushtetuese do e mbylli njërin sy?
Atifete Jahjaga zgjidhet presidente e Republikës së Kosovës.
Me 80 vota Atifete Jahjaga kandidate e tri partive të marrëveshjes politike në mes të PDK-së, LDK-së e AKR-së u zgjodh presidente e Republikës së Kosovës. Po ashtu dhe kundërkandidatja e saj Suzanë Novobërdaliu mori 10 vota, si dhe të pavlefshme ishin 10 vota.
Atifete Jahjaga u zgjodh në raundin e parë të votimit pasi ajo mori më shumë se 2/3 e votave të deputetëve të pranishëm në Kuvend dhe kështu nuk pati nevojë që të shkohet në dy raundet e tjera të votimit. Braktisën seancën e parlamentit subjekti politikë Vetëvendosja e cila edhe pse është forca e tretë me numër deputetësh në Kuvendin e Kosovës u la jashtë nga këshillimet për kanditimin e zgjidhjes së presidentit konsensual.
Kush është Atifete Jahjaga?
Atifete Jahjaga lindur me 20 Prill 1975 vjen nga rrethi i Gjakovës. Nuk është emër shumë i njohur për opinion publik. Por, në punën e saj, në polici është shembull i ngritjes së shpejt në karrierë. Mban gradën më të lartë ndër pjesëtaret femra të policisë në Evropën Juglindore, Gjeneral-Major. Sipas formularit të deklarimit të pasurisë 2010, ajo jeton me qira dhe burri i saj është mjek.
Me profesion juriste, ajo karrierën e ka filluar si përkthyese, më pas police në Departamentin e Policisë Kufitare. Po ashtu, ajo ka kryer edhe detyrën e kryesueses së Departamentit të Trajnimit si dhe ndihmëskomisares për Kufij, ndërkaq aktualisht, me gradën Gjeneral Major, mban pozitën e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës.
Proletari.Com
3 Responses to Dell-okracia amerikane emëron policen Atifete Jahjaga presidente të Kosovës