- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 3535GREQI – Policia greke duket se ka zbardhur pesë vrasje dhe gjashtë sulme me eksploziv të kryera dy vjetët e fundit, pas hetimeve për veprimtarinë e rreth 240 personave, kryesisht grekë, por edhe shqiptarë, që akuzohen si mafiozë.
Në fillim të javës policia ndërmori operacione të gjera, që sollën si rezultat arrestimin e 22 personave, ndërkohë që nga bastisja e banesave të ndryshme në posedim të tyre u gjetën armë, sasi eksplozivi dhe shuma të konsoderueshme parash.
Dosja 200.000 faqe
Karakteristikë e përmasave të çështjes, është fakti se dosja që ka përgatitur polcia dhe iu dërgua drejtësisë, përbëhet nga plot 200 mijë faqe! Tre të katërtat e materialit ka të bëjë me transkriptimin e bisedave telefonike midis pjesëtarëve të grupeve mafioze, që përgjoheshin nga shërbimi informativ.
Dosja përmban materiale filmike nga veprimtaria mafiozave, duke u kërkuar gjoba lokaleve të ndryshme në Athinë dhe zona të tjera, por ka edhe fakte për trafik droge, kontrabandë karburantesh dhe akte të tjera.
Përveç atentateve me eksploziv ndaj lokaleve që nuk bindeshin të paguanin gjoba, organizara e përbërë nga 7 grupe të mëdha, akuzohet edhe për pesë vrasje (mes të cilave edhe ato të biznesmenëve të skeduar nga policia Babis Lazaridis, Gerasimos Mavrakis e Alekos Kosmopulos), që dyshohet se janë bërë me porosi, rrahje të biznesmenëve që nuk bindeshin, e mjaft akte të tjera.
Një pjesë e krerëve të organizatës vuajnë dënime në burgje të ndryshme të Greqisë, e që andej koordinonin gjithë operacionet.
Vetëm në Athinë ata kishin “nën mbrojtje” 41 lokale, dhe nga secili merrnin si gjoba 1000-2000 euro në muaj. Pronarët e lokaleve ishin të detyruar të paguanin, pse në rast të kundërt dyqanit i vihej bomba. Policia dyshon se kjo ka ndodhur me lokale të tille me emër në Athinë si Terra petra, Fever, Polis Studio, Focus, etj.
Në dosje ka materiale edhe kundër një oficeri madhor të policisë që tashmë është në pension, por edhe për policë me grada më të ulëta, që bashkëpunonin me mafiozët.
Sipas policisë, organizata ishte edhe pjesëtarë shqiptarë, të cilët i ligjëronin paratë e përfituara në rrugë kriminale duke blerë hotele në zona turistike të Shqipërisë.
Tribuna News