- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 6921Në jetën e përditshme është tashmë e pamundur që të anashkalojmë këtë pikëpamje apo dhe iluzion që na është diktuar nga e ashtuquajtura shoqëri. Shumëkush ka pasur probleme me këtë fenomen që vjen që me lindjen e njeriut duke marrë një formë shumë të komplikuar dhe të rrezikshme për njeriun. Kjo formë u diktua nga normat që vetë njeriu vendos mbi estetikën apo siç quhet ndryshe në gjuhën popullore pamjen e jashtme.
Këtu na lindin shumë pyetje mbi këtë çështje që shkencat humane kanë kërkuar dhe kërkojn akoma sot ti japin një përgjigje duke ndryshuar dhe teoritë ekzistente. Mirëpo njeriu ka dhe aspektin shpirtërorë i cili e udhëzon më shumë se ai mendor. Pikërisht mbi këtë aspektë njeriu i hershëm është drejtuar duke i dhënë një shpresë vehtes në shekuj dhe duke kërkuar të gjejë të bukurën edhe aty ku ndodhet e shëmtuara.
Pyetja që çdo njeri i ka bërë vehtes të paktën një herë në jetën e tij ka qenë – A jam i/e bukur?
Në këtë pyetje ndodhet dhe gjithë dilema e shkencës dhe e besimit fetar.
Besimi Fetar
Besimi fetar i ka dhënë një përgjigje shumë të thjeshtë dhe të komplikuar në të njëjtën kohë duke e formuluar me një frazë të vetme – Njeriu është shëmbëlltyrë e Zotit dhe si i tillë nuk ka të bukurë dhe të shëmtuar.
Në dukje fraza duket shumë e thjeshtë por po ta analizojmë na del shumë e komplikuar me shumë pyetje që kërkojnë përgjigje delikate.
Fjala e parë që na krijonë dyshim është “shëmbëlltyrë” që besoj e dimë të gjithë që fjalë për fjalë do të thotë “(shëmbëll)shëmbull i (fy-tyrë)pamjes” pra i bjen që njeriu të jetë pasqyrimi(pasqyra mjeti nga ku shohim pamjen tonë) i vetë krijuesit. Këtu dhe lindë komplikimi me pyetjen – Kush nga njerëzit e ka parë fytyrën e krijuesit?
Përgjigja është tashmë e verifikuar në shekuj që asnjeri nuk e ka parë fytyrën e krijuesit. Mirëpo si ti besojmë kësaj teze kur s’kemi krahasimin si provë të rezultatit? Siç e dimë njeriu verifikimin e diçkaje e bënë nëpërmjet krahasimit me diçka tjetër.
Shkencat humane
Shkencat humane lindin pikërisht në funksion të besimit fetar për të kërkuar ato përgjigje që nuk na i jep konkretisht besimi fetar. Shkenca që u morë shumë seriozisht me këtë ishte filozofia, e cila kërkojë ta thellonte kërkimin duke përdorur mendjen, për të kërkuar në shpirtin e njeriut këto përgjigje. Duke i shtuar dhe pyetje të tjera në lidhje me të kundërtat e të bukurës dhe të shëmtuarës si psh:
Çfarë është e bukura dhe e shëmtuara(si e kundërt e të bukurës) dhe çfarë do të thotë?
Ku mbështetemi për ta quajtur një send apo krijesë, të bukur apo të kundërtën(shëmtuar)?
Si krijohet norma apo me çfarë mjeti/metri e masim të bukurën dhe të shëmtuarën?
Si fillim filozofët e ndryshëm kërkuan në etimologjinë e lindjes së fjalës dhe arësyet që e çuan njeriun për ti quajtuar sendet/krijesat(edhe vetvehten) të bukura apo të shëmtuara. Arritën në përfundimin se njeriut kur i pëlqente diçka ai ndryshonte pamje. Duke e shndërruar(ndryshim) fytyrën më të shndritshme(e ngjashme me diellin si krahasim) me rrudha më shumë që tregonin se ai po buzëqeshë dhe këto i morën si “njësi matëse”(shprehje e fytyrës) për të filluar studimin e mëtejshëm.
Një tjetër faktorë që u morë parasysh nga filozofët ishte dhe ndryshimi i të përditshmes së njeriut kur ai(njeriu) ishte i kënaqur apo i pëlqente diçka, ai e kërkonte atë gjë që i sillte këtë kënaqësi pëlqimi. Pra njeriut në këtë rast aktivizohej në kërkim të asaj që i pëlqente në mënyrë që ta ketë pjesë të së përditshmes. Mirëpo ndodhte e kundërta kur njeriut nuk i pëlqente diçka ai shndërronte(ndryshim) fytyrën por duke e errësuar pamjen dhe duke u rrudhur në shprehje të papëlqimit. Në këtë rast ai kërkonte ta evitonte atë që nuk i pëlqente duke u larguar prej saj.
Si rezultat i njësisë matëse fytyrës (shprehëse) kemi:
Të përbashkët – ndryshimin(rrudha) e të përditshmes
Të kundërt – kërkimin për ta pasur dhe largimin nga ajo
Këtu dhe filozofët arritën të kuptojnë thjeshtimin që kërkoj njeriu ti jepte këtij fenomeni duke e quajtur me një fjalë BUKUR(pëlqimin) dhe me të kundërtën e saj SHËMTUAR(mos pëlqimin).
Njeriu
Gjatë zhvillimit natyrorë dhe mendor që pati njeriu gjatë periudhave të ndryshme historike ai filloj të zhvillojë dhe të komplikonte temën në fjalë. Por çfarë kuptimit mori fjala i/e bukur?
Njeriu automatikisht shihte se duke zgjedh vetëm atë që i pëlqente filloj të reduktonte(zvogëlonte) mundësitë e zgjedhjes pasi filluan të akumuloheshin në shumë gjëra ato që nuk i pëlqenin. Kështu që filloi të përpunonte në mendjen e tij aftësinë e reflektimit mbi të shëmtuarën(mos pëlqimin). Dhe pa që nuk ishte ashtu siç kishte menduar më parë (që duhej të largohej prej saj), por duhej ta rishikonte të shëmtuarën që kishte funksionin e saj pa të cilën njeriu s’mund të bënte.
Këtu dhe nisi shtimi i elementëve përbërës të mirkuptimit e të shëmtuarës. Kështu që ai pa që një punë e vështirë edhe pse nuk i pëlqente i sillte atij një dobi të madhe. Mirpo fenomeni nuk ndodhte vetëm me sendet por edhe me krijesat/gjallesat dhe po ashtu në raportet me njerëzit e tjerë.
Njeriu e kuptojë që kafshët si luani apo ariu janë të bukur por janë të rrezikshëm për njeriun. Apo një grua/burrë i bukur ishin steril(nuk bënin fëmijë) kurse një grua/burrë i shëmtuar shtoheshin pa problem, apo dhe e kundërta. Dhe këtu elementët fillojnë ti krijojnë një gjendje konfuzionale që edhe sot njeriu edhe pse përdori të gjitha aftësitë e tij, nëpërmjet besimit fetar dhe shkencës ai akoma nuk e ka të zgjidhur këtë dilemë.
Pra arrihet në konkluzionin që e bukura dhe e shëmtuara janë e kundërta e njëra-tjetrës por nuk mund të kenë absolutisht njësi matëse për të krijuar standartizimin e fenomenit pasi ai ndodhet gjithmonë në fazë evolutive(zhvillimi).
Kështu që mendimi im personal mbetet që asaj/atë që unë quaj të bukur për dikë(njeri) tjetër padiskutim do jetë e kundërta pra e shëmtuar. Dhe e kundërta është e vetmja e përbashkët që mban mendimin racional në relativitetin e fenomenit. Pa të bukur s’ka të shëmtuar dhe e kundërta.
Edmond Pjetri/Proletari.Com
05/04/2011
2 Responses to E Bukura dhe mungesa e të Shëmtuarës