- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 5256 Historia e Forcave të Armatosura të Shqipërisë kishte filluar që në vitin 1913, pas pavarësisë së saj. Tani Frocat e Armatosura të Shqipërisë I janë bashkuar ushtrive të vendeve më të fuqishme të botës, Aleancës Veri – Atlantike, NATO. Ndryshe Shqipëria ka pasur forcën më të mirë gjatë kohës se Mesjetës, e cila arriti ta mposhtë ushtrinë më të madhe në atë kohë, superfuqinë e botës, Parandorinë Osmane.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të një shteti të pavarur, në Shqipëri, u formua më datën 4 maj të vitit 1913 në Vlorë. Formimi i Shtabit Madhuer u bë me miratimin e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Ai mban fillimisht emërtimin Shtati Madhnuer dhe më tej u emërua Shtabi Madhuer dhe kishte për kryetar majorin Ali Shefqeti (Shkupi). Shtabi Madhuer e kishte qendrën po në Vlorë, pranë Ministrisë së Luftës (të Mbrojtjes Kombëtare) të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës që kryesohej nga Ismail Qemal Vlora. Në fillimet ky shtab ishte fare i vogël, ai përfaqësohej nga një zyrë që emërohej Zyra e Shtatit Madhnuer të Ushtrisë, pranë Ministrisë së Luftës dhe ishte në përbërje e në varësi të kësaj ministrie. Në pikëpamje organizative Shtabi Madhor përbëhej nga “pjesët e nënzëshme” – siç quheshin në terminologjinë e asaj kohe:
1. Qarqet e Shtatit Madhnuer, Sekretaria e Shtatit Madhnuer, Komisioni i rregulloreve e i ushtrimeve, Komisioni i trajnimit të policisë e të xhandarmërisë, Komisioni i ndërtimit.
Shtabi Madhor ishte konceptuar, ndërtuar, por edhe veproi teorikisht e praktikisht si një organ bazë i Ministrisë së Luftës. Ai ishte praktikisht përgjegjësi kryesor për organizimin, përgatitjen dhe drejtimin profesional të veprimtarisë luftarake të FA Shqiptare. Përmes Shtabit kalonin të gjitha projektet si dhe raportet për Ministrinë e Luftës, që i dërgoheshin asaj nga ana e zyrave apo edhe nga vet qarqet e tjera ushtarake. Në atë kohë, ky shtab u mor drejtpërdrejtë edhe me çështje dhe probleme që kishin lidhje me organizimin dhe kryerjen e luftimeve në mbrojtje në pjesën jugore e juglindore të Shqipërisë kundër shovinistëve grekë, por edhe në pjesën verilindore të vendit. Njëherësh Shtabi Madhor përkujdesej për furnizimin me armatime, municione dhe barna mjekësore të forcave ushtarake shqiptare në zonat e veprimeve luftarake. Ndërkohë ky shtab merrej me organizimin e forcave dhe strukturave të Ushtrisë, me hartimin e rregulloreve dhe udhëzimeve mbi organizimin, jetesën, stërvitjen dhe veprimtarinë e Ushtrisë dhe të Xhandarmërisë Shqiptare. E kështu kujdesej dhe ndiqte edhe kompletimin e forcave dhe të reparteve me veshje, me armë të rënda dhe deri në hartimin e fjalorëve me terma shpjeguese ushtarake në gjuhën shqipe.
Vitet 1920-1924
Pas Kongresit të Lushnjës (janar 1920), krijimit të Qeverisë, në përbërje të së cilës u përfshi edhe Ministria e Luftës me në krye Gjeneral Brigade Ali Riza KOLONJËN, u ringrit edhe struktura e Shtatmadhorisë me në krye nënkolonel Ali Shefqetin (Shkupin). Edhe në këtë vit Shtabi varej nga Ministri i Luftës. Në fund të vitit 1920 (nëntor), në Qeverinë e Iljaz Vrionit, në detyrën e kryetarit të Shtabit Madhor u caktua Gjeneral Brigade Ali R. Kolonja, i cili kryente edhe detyrën e komandantit të Divizionit Aktiv të Ushtrisë. Shtabi Madhor edhe tani vijoi të vlerësohej si një hallkë e rëndësishme, prandaj për drejtimin e tij u caktua një ushtarak i lartë i karrierës, me formim profesional ushtarak shtatmadhor lindor e perëndimor, si dhe me një përvojë të pasur e të gjatë organizative, drejtuese dhe luftarake. Shtabi kishte detyra të natyrës organizative, planizimi dhe drejtimi. Në pikëpamje të përbërjes ai ishte racional, me efektiv të pakët, por synohej të ishte mjaft efektiv në veprimtarinë e tij konkrete. Nga ai vareshin disa seksione, ku më kryesore ishin ai i mobilizimit, i personelit, i intendencës, i planizimit etj. Njëherësh, Shtabi kryente edhe detyra të shkallës së madhe, siç ishin hartimi i projekt-ligjeve apo i rregulloreve për shërbimin ushtarak, por edhe drejtimi i operacioneve ushtarake për ruajtjen e rendit dhe të mos cenimit territorial të vendit.
Gjatë krizës politike që përfshiu Shqipërinë në dhjetor të vitit 1921, kryetari i Shtabit Madhor u emërua major Xhavid LESKOVIKU. Shtabi Madhor vazhdoi të vlerësohej si një levë kryesore shumë e nevojshme për organizimin, drejtimin, stërvitjen dhe planizimin për veprimtarinë e Ushtrisë Shqiptare. Madje edhe emërtimi i Shtabit tashmë ishte formuluar “Zyra e Shtabit Madhuer”, që përbëhej nga një ekip i vogël që përfshinte shefin (kryetarin), një organizator që kryente edhe detyrën e inspektorit, një adjutant, drejtorin e shkollës ushtarake, katër kryetar seksionesh (i xhenios, i artilerisë, i transportit, juridik), si dhe një oficer teknik për artilerinë. Në vitin 1923 Shtabi Madhor drejtohej nga kryetari, që propozohej nga Ministri i Luftës dhe emërohej nga një dekret i Këshillit të Naltë të Shtetit. Shtabi Madhor kishte për detyrë rregullimin dhe funksionimin e përgjithshëm normal të mekanizmit të Ministrisë së Luftës; këshillimin me atë ministri përmbi çështje me rëndësi si dhe për të propozuar projekte pranë ministrit (të Luftës). Detyrën e shefit (kryetarit) të Shtabit Madhor vijoi ta kryente major Xhavid LESKOVIKU deri në qershor të vitit 1923, kur ai u ngarkua me një detyrë tjetër dhe në vendin e tij erdhi një tjetër ushtarak i njohur, Major Bajram FEVZIU. Lëvizja dhe ngjarjet e qershorit 1924 lanë ne krye të Shtabit Madhor Major Bajram Fevziu, shtab i cili nuk pati ndonjë ndryshim në përbërjen organike dhe në misionin e tij. Në janar 1925, pas shpalljes së Republikës së parë të Shqipërisë, në bazë të Statutit Themeltar ((Kushtetutës), si një strukturë përbërëse gjithsesi modeste për nga përmasa numerike, mbeti Shtabi Madhor. Me vënien në zbatim të organikës së re të Ushtrisë Kombëtare Shqipëtare, në postin e kryetarit të këtij Shtabi u emërua koloneli austriak Gustav Von Myrdac, i cili kryente njëherëshi edhe detyrën e organizatorit të Ushtrisë Shqiptare, që e mbante qysh prej vitit 1922. Kryetari i Shtabit Madhor ishte kusht i detyrueshëm që të përzgjidhej nga radhët e oficerëve të lartë të karrierës, që të zotëronte përvojë të spikatur për organizimin, drejtimin, stërvitjen dhe planifikimin dhe njëherazi të ishte një prej organizatorëve të Ushtrisë.
Me kalimin e viteve dhe sidomos në harkun kohor 1929-1931, në kohën e Monarkisë Shqiptare, Komanda e Mbrojtjes Kombëtare, u përmirësua në përshtatje me shndërrimet shoqërore dhe organizimin ushtarak. Tashmë Shtabi Madhor përcaktohej edhe si një organ studimi, ndërkohë që Drejtoria e Përgjithshme e Komandës së Mbrojtjes Kombëtare përcaktohej si organ zbatimi, kurse Intendenca si një organ administrativ. Në pikëpamje hierarkike kryetari i Shtabit Madhor varej drejtpërdrejtë nga komandanti i Mbrojtjes Kombëtare. Por Shtabi Madhor, përmes elementeve përbërës të tij, si drejtori dhe seksione, drejtonte dhe kryente detyra të rëndësishme si rekrutimi, gjendjen e trupës së oficerëve graduatëve dhe nëpunësve civilë, dekorimet, pensionet dhe transferimet e ushtarakëve të Ushtrisë. Në këtë periudhë, misioni dhe detyrat e Shtabit Madhor të Ushtrisë Shqiptare ishin rritur dhe zgjeruar dukshëm.
Në segmentin e fundit të periudhës së Monarkisë Shqiptare, si në Ushtrinë Shqiptare që u rrit prania dhe roli oficerëve organizatorë, instruktorë italianë, edhe në vet Shtabin Madhor të Ushtrisë u shtua posti i një nënkryetari që vinte pikërisht nga rradhët e oficerëve të lartë italian në Shqipëri. Pas vitit 1932 shefi i Shtabit Madhor u rrit në gradë, duke nënkuptuar rritjen e vetë rëndësisë të postit të tij, si dhe të detyrave që ai kryente në Ushtrinë Shqiptare.
Periudha 1939-45
Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, më 7 prill 1939, Ushtria dhe krejt forcat e Armatosura Shqiptare, ashtu si dhe Shteti dhe institucionet e tjerë të tij u bashkuan dhe u njësuan me ato të Italisë. Kësisoj nuk flitej dhe nuk ekzistonin më Forcat e Armatosura Kombëtare. Përpjekje për “…rikrijimin e Ushtrisë Shqiptare të Shtetit Shqiptar”, duke ngritur edhe “Komandën e Përgjithshme të fuqive të armatosura”, u bënë nga Këshilli i Naltë i Regjencës në nëntor të vitit 1943. Për këtë arsye Komiteti Ekzekutiv Provizor shpalli se “rihynte në fuqi Kodi Penal Shqiptar dhe gjithë ligjet e rregulloret e dhënë për Ushtrinë Shqiptare, përpara datës 7 prill 1939”. Më 15 shtator 1943, ishte formuar Komanda e Mbrojtjes Kombëtare. Pikërisht në urdhrin për këtë vendim, bëhej e ditur se, më datë 23 tetor të atij viti, në detyrën e kryetarit të Shtatmadhorisë Shqiptare u emërua Gjeneral Divizioni Gustav Von MYRDACI. Nën vartësinë e Shtatmadhorisë ishin vënë zyrat e Rregullim-Mobilizimit, e Stërvitjes, e Personelit dhe Zyra e Shërbimeve. Po ashtu disa seksione, si ai i Disiplinës, i Artilerisë, i Xhenios, i Shëndetësisë, Veteriner, i Transportit dhe e Operacionit. Pastaj vijonin Zyra e Kontratave, e Ushqimit, e Veshjes, si dhe Sekretaria e Zyrës së Intendencës së Përgjithshme dhe Komisariati. Detyrat e këtij organizmi ishin pothuajse ato që ai kryente në mesin deri në fundin e viteve tridhjetë të shek. XX, që lidheshin me organizimin, armët e shërbimet e ndryshme, stërvitjen, disiplinën dhe deri tek hartimi i planeve luftarake të operacioneve, ushqimin dhe detyra të tjera. Por ky shtab, ashtu si dhe gjithë strukturat e tjera të Ushtrisë dhe të Forcave të Armatosura Shqiptare, nuk planizoi dhe nuk ndërmori asnjë operacion ushtarak kundër pushtuesve të huaj nazistë të Shqipërisë. Gjatë viteve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, që Populli Shqiptar si pjestar në Kualicionin Antifashist Botëror, krijoi forca të armatosura antifashiste vullnetare joqeveritare, që luftuan kundër fashizmit dhe nazizmit për çlirimin e vendit. Në këtë kuadër, më 10 korrik 1943, në Labinot të Elbasanit, u formua Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare S.V. Shqiptare (UNÇSH-ja). Ky Shtab, ndonse nuk kishte një formë dhe përmasa klasike të shtabit të një ushtrie të rregullt, kishte origjinalitetin dhe veçoritë e veta organizative si dhe në pikëpamje të detyrave që kryente. Kështu Shtabi i Përgjithshëm i UNÇ-së kishte përbërje dhe përmbajtje politiko-partiake-ushtarake, në formë, në përbërje dhe në përmbajtje, pasi kishte krahas Komandantit dhe një Komisar Politik. Në pikëpamje ushtarake Shtabi i Përgjithshëm ishte i organizuar thjeshtë, në mënyrë racionale dhe duke përfshirë në përbërje drejtues ushtarak dhe jo ushtarak profesionalisht, të cilët ishin mjaft të përkushtuar ndaj Luftës Çlirimtare Antifashiste të Popullit Shqiptar, luftë në të cilën forcat e UNÇ-së përbënin forcën kryesore numerikisht dhe në fushën e luftës.
Shtabi përbëhej nga Komandanti dhe Komisari Politik, përkatësisht nga Major Spiro Moisiu dhe Enver Hoxha; përveç tyre bënin pjesë edhe 10 antarë si kapiten Dali Ndreu (zv/komandant), Major Abaz Kupi, toger Bedri Spahiu, Haxhi Lleshi, Myslym Peza, Mustafa Xhani (Baba Faja Martaneshi), Mustafa Gjinishi, Ramadan Çitaku, Sejfulla Malëshova dhe Ymer Dishnica. Komandanti dhe Komisari Politik i Shtabit përbënin së bashku Komandën Eprore të UNÇ. Shtabi i Përgjithshëm i UNÇ-së, për të kryer detyrat në planin ushtarak ishte organizuar mbi bazën e një strukture që përmblidhte: Shtabin operativ, Komisariatin politik, Komisariatin ekonomik, Seksioni i brendshëm, Seksioni i Shendetsisë dhe Seksionin e informacionit. Detyrat e Shtabit ishin të shumta, por ato më kryesoret ishin organizimi i forcave të armatosura, që nënkuptonte UNÇSH-në; drejtimi operativo-strategjik i këtyre forcave; përpunimi i taktikës së luftës dhe planifikimi i operacioneve të mëdha operativo-strategjike të UNÇ-së; analiza e veprimeve luftarake që kryenin formacionet luftarake e të tjera. Pas 24 majit 1944, me unifikimin e Komandës në Komandë të Përgjithshme, me një Komandant të Përgjithshëm në Krye, Shef i Shtatmadhorisë u emërua Gjeneralmajor Spiro Moisiu. Shtabi i Përgjithshëm vijoi të mbetej si një organ i specializuar ushtarak, që kryente detyra të ngjashme si dhe më parë. Me çlirimin e vendit, në dhjetor 1944, ashtu si gjithë UNÇSH-ja, edhe Shtabi i Përgjithshëm iu nënshtrua shndërimeve të domosdoshme për një ushtri të rregullt të kohës së paqes.
Periudha 1945-1990
Shtabi i Përgjithshëm, sikurse dhe Ministria e Mbrojtjes, në vitet 1945-1990 është riorganizuar, përsosur e perfeksionuar në varësi të drejtpërdrejtë të ecurisë së FA, duke iu përgjigjur gjendjes, detyrave e strukturave të tyre. Riorganizimet, shërbimet e zhvillimet e Ushtrisë Shqiptare u mbështetën edhe në efektshmërinë e udhëheqjes operative-strategjike. Nëpërmjet organizimeve u përsos edhe organi i drejtimit, Shtabi i Përgjithshëm. Për organizimin dhe drejtimin e Forcave të Armatosura në 1 korrik 1945, u krijua Ministria e Luftës dhe e Mbrojtjes Kombëtare, ku në përbërje të saj vepronte Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë Kombëtare. Shtabi i Përgjithshëm ishte në varësi të Komandantit Suprem, i cili ishte edhe i ngarkuari me punët e Luftës dhe të Mbrojtjes Kombëtare. Në varësi të Shtabit të Përgjithshëm ishin 2 Drejtori: e Mbrojtjes Kombëtare dhe e Ndërlidhjes, si dhe 8 Seksione: Operativ, i Informacionit, i Topografisë, i Shifrës, i Stërvitjes Luftarake, i Ekspeditës, i Aeronautikës, i Brendshëm. Komandat dhe drejtoritë e tjera vareshin drejtpërdrejtë nga Komanda Supreme. Në gusht të vitit 1946 Kryetar i Shtatmadhorisë u emërua Gjeneralmajor Mehmet Shehu, në vend të Gjeneralmajor Spiro Moisiut. Që nga 1 tetori i vitit 1946, pasi u suprimuan Komandat dhe disa seksione dhe u krijuan drejtoritë e seksionet e reja, kaluan në vartësi të drejtpërdrejtë të Shtabit të Përgjithshëm 7 Drejtori: e Prapavija, e Artileria, e Nderlidhja, e Xhenio, e Mbrojtja Bregdetare, Operative dhe e Organizim-Mobilizimit, si dhe 10 seksione: i Zbulimit, Sekretariati i Shefit të Shtatmadhorisë, Shërbimi i Brendshëm i Shtatmadhorisë, i Prapavijës i Shtatmadhorisë, i Kimisë, i Tankeve dhe Autoblindave, i Aviacionit, i Stërvitjes Luftarake, i Shifrës, i Topografisë. Në vitin 1952 Gjeneralmajor Petrit DUME emërohet Shef i Shtabit të Përgjithshëm, i cili u zëvendësua nga Gjeneralmajor Arif HASKO në vitin 1954. Në vitin1956 Gjenerallejtnant Petrit DUME riemërohet Shef i Shtabit të Përgjithshëm, i cili qëndroi në këtë post deri në korrik 1974. Më vonë realizoheshin detyrat e gatishmërisë luftarake, të plotësimit, të drejtimit dhe të përgatitjes së komandave e shtabeve.
Në vitet 1956 e në vazhdim Shtabi i Përgjithshëm u shndërrua në një institucion, që vepronte plot harmoni, operativistët e dinamizëm, duke ndikuar dukshëm në rritjen e aftësive drejtuese të komandave dhe shtabe të të gjitha rangjeve dhe në nivelin e stërvitjes e të gatishmërisë luftarake të trupave. Në riorganizimin ushtrisë në vitin 1966 Shtabi i Përgjithshëm u riorganizua dhe vlerësohej si organ i MMP, që organizon, bashkërendon dhe harmonizon veprimtarinë e aparatit të Ministrisë, kontrollon e ndihmon për zbatimin e vendimeve të Qeverisë dhe të urdhërave e udhëzimeve të MMP në ushtri, si dhe punën e tyre me organet shtetërore për çështjet e mbrojtes. Kryerja e këtyre funksioneve kushtëzoi edhe zhvillimin strukturor të këtyre institucioneve e kompletimin e tyre me të gjithë elementët e nevojshëm për drejtimin, stërvitjen e për veprimtaritë e tjera të domosdoshme për ushtrinë. Me riorganizimin e vitit 1966 Shtabi i Përgjithshëm përbëhej nga 4 drejtori: Operative, e Zbulimit, e Organizim-Mobilizimit dhe e Ndërlidhjes; dhe nga 7 degë autonome: e MKK, e Shifrës, e Topografisë, e Administratës, Ekonomike, e Stërvitjes luftarake dhe e Shërbimit, sturkturë e cila nuk ndryshoi deri në vitet ’80. Nga Shtabi i Përgjithshëm nuk vareshin Komandat e Korpuseve, Drejtoria Politike, Drejtoria e Xhenios, Komanda e MBL, Komanda e Artilerisë, Prapavija dhe Forcat e Ministrisë së Punëve të Brendëshme.
Pas vitit 1970, me krijimin e korpuseve, u lehtësua edhe puna e detyrat e Shtabit të Përgjithshëm për zgjidhjen e problemeve të reparteve apo për vështërsitë e drejtimit elastik të reparteve e n/reparteve. Tani Shtabi i Përgjithshëm merrej me drejtimin dhe udhëheqjen e përgjithshme të veprimtarisë luftarake dhe organizimin e kontrolleve të FA.
Në riorganizimin e vitit 1974 të FA Shtabi i Përgjithshëm nuk pati ndryshime esenciale nga struktura dhe detyrat që kryente.
Historiku i Forcave Detare
1912-1944
Me shpalljen e pavarësisë me 28 nëntor 1912 u bënë përpjekjet e para për organizimin e FD shqiptare nga Qeveria e Ismail Qemalit, por fillimi i Luftës së Parë Botërore e ndërpreu këtë angazhim.
Në vitin 1925, ushtria shqiptare filloi të organizohej mbi bazën e Statutit të Shqipërisë hartuar me 7 mars 1925.
Mbi bazën e këtij statuti u krijua Komanda e Përgjithshme e Fuqive.
* Me 25 dhjetor 1925 mbërritën nga Italia dy anije 190 tonëshe, të cilat u emërtuan me emrat sinjifikativë “Shqipëria” dhe “Skënderbeg”. Këto anije u pajisën me efektivin përkatës dhe u përdorën kryesisht në detyra policie/roje bregdetare kundër kontrabandës.
* Në 1925 u dërguan katër studentë për studime në Itali për të plotësuar nevojat e Flotëë Ushtarake për oficerë marine.
* Në 1928 u krijua Komanda e Marinës dhe me 24 qershor 1928, u mblodhën rekrutët e parë për këtë armë.
* Në 1934 u blenë po nga Italia edhe dy anije të tjera të lehta, të cilat u emërtuan “Saranda” dhe “Durresi”. Gjatë Luftës së Dytë Botërore u shkatërrua gjithçka.
1945-1990
Çlirimi i Shqipërisë e gjeti Flotën Luftarake shqiptare në gjendje të mjerueshme. Në prill 1945 u krijua Kantiri Detar Durrës për riparimin e varkave ekzistuese dhe nxjerrjen e anijeve të mbytura gjatë Luftës dhe përgatitjen e tyre për detyra luftarake.
15 gushti 1945 është dita e krijimit të Flotës Luftarake Detare, (FLD). Atë ditë u bë përurimi i hedhjes në ujë të dy motoskafeve trofe me numër MS-10 dhe MS-12. Këto motoskafe u armatosën me mitralozë të lehtë dhe filluan patrullimin e ujrave bregdetare në Vlorë e Sarandë. Në këtë kohë regjistrohen disa incidente me anije luftarake greke. Me 6 korrik 1945 dy anije greke u futën në kepin e Qefalit dhe rrëmbyen një qytetar shqiptar dhe e morën me vete në Korfuz. Anijet greke u tërhoqën pasi artileria bregedetare shqiptare hapi zjarr. Me 17 korrik 1945 tre anije luftarake greke u afruan në bregun e Himarës dhe qëlluan me mitralozë shtëpitë e banimit.
Në periudhën 1946-1947, u dërguan në një kurs 1-vjeçar në Jugosllavi, kuadrot e parë të Flotës Luftarake. Në përbërje të këtij grupi ishin oficerët Selam Qejvani, Petro Treni, Rami Mborja, Xhavit Selimullari, Hajri Binaj, Vaskë Themeli, etj.
Në vitin 1948 dërgohen dy grupe studentësh në Bashkimin Sovjetik, njëri prej 23 vetash, në Baku dhe tjetri prej 5 vetash në Shkollën e lartë të inxhinierisë detare në Leningrad (sot San-Petërsburg).
Në vitin 1949, dërgohet për kualifikim afatshkurtër një grup tjetër oficerësh të Flotës Luftarake Detare, në kryeqytetin e Republikës së Azerbajxhanit, Baku. Grupi përbëhej nga 10 vetë: Xhemal Shani, Aziz Hasa, Mark Plani, Stavri Çika, Andrea Papadhimitri, Piro Kola, Muharrem Lulolli, Mehmet Karashabani, Shaqir Kapexhiu dhe Shefqet Pinari.
Në këtë periudhë u punua me një vizion të qartë për zhvillimin e perspektivën e Flotës Luftarake Detare. Kështu mund të përmendim vitet 1953-1954, të cilat shënuan fillimin e një etape të re zhvillimi të FD me pajisjen e tyre me katera silurues e më vonë me dragamina, gjuajtësa detare dhe anije ndihmëse të llojeve të ndryshme.
Me 14 shkurt 1954 u krijua skuadrilja e katerave silurues e dislokuar në Sazan, e cila shënon edhe fillimin e një përvoje të re.
Me 14 maj 1955, Shqipëria, Bullgaria, Çekosllovakia, Gjermania Lindore, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruan Paktin e Varshavës, me qëllim mbrojtjen reciproke të palëve nënshkruese të traktatit.
Në periudhën 1956-1968, Flota Luftarake kreu Çminimi i Kanalit të Korfuzit në bashkëpunim me Flotën Luftarake të Greqisë.
Nënshkrimi i Paktit të Varshavës sollën si pasojë përshpejtimin e modernizimit dhe kompletimit të Flotës Detare të Shqipërisë, sidomos pas vitit 1957. Në tetor 1957, bëri një vizitë në Shqipëri, Ministri i Mbrojtjes i Bashkimit Sovjetik, mareshali Zhukov. Zhukov vlerësoi pozicionin strategjik të Pashalimanit për të kontrolluar hyrjet në Mesdhe, ngushticën e Gjibraltarit dhe kanalin e Suezit. Flota Sovjetike synonte të zgjeronte fushën e saj të veprimit dhe të krijonte baza të përhershme në Mesdhe. Admirali Ivan Kasatonov, komandanti i Flotës së Detit të Zi në fillim të viteve 90të do të rikujtojë një bisedë me një nga marinarët e nëndetëseve të dislokuara në Vlorë në 1959 gjatë shërbimit të parë afatgjatë të Flotës sovjetike në Mesdhe: “Mua mu duk atëhere se, marinarët e kuptonin rëndësinë e prezencës së forcave tona detare në Detin Mesdhe”. “Anijet e Flotës Ruse kanë qënë këtu, në Detin Mesdhe, që në kohën e mami Katerina (Katerina II, e Madhe)- më tha nënoficeri i grupit të torpedove- Ne e dimë se marinarët nën komandën e Spiridovit, Ushakovit, Senjavinit kaluan dhe luftuan këtu”. Në fund të nëntorit 1957, në qytetin e Durrësit u zhvillua ceremonia e inagurimit të Brigadës së Parë të Nëndetëseve. Gjatë vitit 1958, u krye specializimi i personelit drejtues të nëndetëseve në në Akademinë e Specialiteteve të Nënujsave, në Sevastopol, Krimea, Bashkimi Sovjetik. 4 nëndetëset e para arritën në bazën e Pashalimanit në shtator 1958. Me 17 shtator 1958, në nëndetëse u zhvillua ceremonia e uljes së flamurit të Bashkimit Sovjetik dhe në to u ngrit flamuri shqiptar. Në fillim të vitit 1960, Brigadës së Nëndetëseve iu shtuan edhe 8 nëndetëse të tjera të tipit Projekt 613 (kodi i NATOs- Ëhiskey).
Në vitin 1960 në Vlorë u hap Shkolla e Marinës, sot Akademia e Detarisë, e cila ka luajtur një rol shumë të madh në përgatitjen dhe kompletimin e Flotës me kuadro oficerë. Me 4 qershor 1961, pati një përplasje të ashpër, deri në prag të përdorimit të armëve mes ushtarakëve sovjetikë që kërkonin që në ikje të merrnin nëndetëset e Pashalimanit dhe detarëve e eprorëve të tyre shqiptarë, që ishin të vendosur që të mos lejonin largimin e nëndetëseve.
Me 15 gusht 1961, në bazën e Pashalimanit vjen për inspektim Enver Hoxha i shoqëruar nga Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Beqir Balluku, Kadri Hazbiu e të tjerë. Enver Hoxha përgëzoi detarët e oficerët për qëndresën me çdo kusht në mbajtjen e nëndetëseve luftarake.
Periudha e viteve 1961-1980 shënoi zhvillimin e mëtejshëm të Forcave Detare, krijimin e disa reparteve të KS, kompletimin me anije luftarake moderne të kohës. U krijua Shërbimi Hidrografik si organizim sigurimi lundrimor detar e të veprimeve luftarake, i cili përgatiti e ngriti një varg fenerësh në gjithë bregdetin. U ngritën e u modernizuan mjaft pika sinjalo-vrojtuese dhe u pajisën ato me një rrjetë të gjërë radillokatorësh.
Periudha e viteve 1980-1990 mund të konsiderohet si periudha e vijueshmërisë së lundrimeve, mbijetesë në drejtimin e sigurisë së gadishmërisë teknike të anijeve mbiujëse e nënujëse. Një kontribut të madh në këtë drejtim ka dhënë edhe Kantieri Detar i Riparimit të anijeve në Pashaliman.
1990-1997
Mbas vitit 1990 për FD shtrohej detyra e ristrukturimit, rikonceptimit të reparteve të saj për një integrim të natyrshëm në strukturat e NATO-s dhe BEP-it. Në këtë periudhë vlen për t’u theksuar mbështetja që dhanë efektivat e FD në proceset demokratike, falë pjekurisë politike, shpirtit atdhetar e demokrat të kuadrove e efektivave të FD. Në këtë periudhë u rrit në mënyrë të ndjeshme bashkëpunimi me Flotat e vendeve perëndimore e veçanërisht ato të NATO-s, ku u zhvilluan me shumë sukses mjaft stërvitje të përbashkëta, si “SAREX-I”, “SAREX-2”, “MAREX-I”, “MAREX-2” etj, në të cilat kuadrot tanë treguan një nivel të lartë profesional.
1997-2006
Ngjarjet tronditëse të marsit 1997 shkaktuan në repartet e FD dëme shumë të mëdha. Gjysma e dytë e vitit 1997 dhe vitit 1998 shënon një etapë ringritjeje dhe riorganizimi të reparteve të FD pas shkatërrimit total. Pas një pune të madhe, falë përkushtimit maksimal të kuadrove e efektivave të FD, u bë e mundur ringritja dhe funksionimi i Distriktit Detar të Durrësit e Vlorës, si dhe BNd Sarandë e Shëngjin. Vlen për t’u përmendur në këtë proces ringritjeje ndihma e partnerëve tanë perëndimorë, SHBA, Italia, Greqia, Turqia, etj.
Mbas vitit 1997 u synua ringritja e FD. Anijet e FD, të cilat në ngjarjet e marsit 1997 u strehuan në Itali, falë marrëveshjes së përbashkët të të dy shteteve, pas riparimit u kthyen në Shqipëri.
Në 1998 me ndihmën e SHBA, FD u pajisën me 5 motovedeta amerikane.
Në 1998 si rezultat i kohës së gjatë të përdorimit dolën jashtë strukturave luftarake të FD të 4 nëndetëset e saj pas një veprimtarie 40 vjeçare.
Në 2002 me kontributin e qeverise italiane pas miratimit të Ligjit të Rojes Bregdetare Shqiptare, të datës 4 prill 2002, FD u pajisën edhe me 6 motovedeta nga Italia, të cilat së bashku me anijet amerikane u futën në strukturat e Rojes Bregdetare.
Në gusht 2002, 14 anije të FD morën pjesë në operacionin e gjërë antitrafik “PUNA”, i cili u realizua me sukses dhe bëri të mundur bllokimin e këtij trafiku.
Në qershor 2004, Italia i dhuroi 6 motovedeta Rojes Bregdetare Shqiptare, duke e çuar në 12 numrin e tyre.
Më 24 qershor 2006, Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Fatmir Mediu deklaroi se: “Prej vitit 1997 e deri në vitin 2005 rreth 42 317 klandestinë kanë kaluar kufirin dhe ujërat detare. Ndërsa prej fundvitit 2005 e përgjatë vitit 2006, vetëm 19 persona janë ndalur nga autoriteti i Guardia di Finanza.” Mediu e konsideroi këtë si rezultat të punës dhe bashkëpunimit të Rojes Bregdetare Shqiptare dhe Guardia di Finanza.
Historia e FASH
Organizimi i Forcave Ajrore
FASH janë të organizuara sipas një strukture hierarkike, ku komandanti i kësaj force kontrollon çdo aktivitet në FASH. Nën Komandën e Forcave Ajrore bëjnë pjesë Detashmenti Ajror, Regjimenti i Helikopterëve, Akademia e Forcës Ajrore Shqiptare, Forcat e Mbrojtes Ajrore, Shërbimi Meteologjik dhe Batalioni Logjistik i Forcave Ajrore.
Detashmenti Ajror
Detashmenti Ajror është i bazuar në Rinas dhe tani ka në përdorim të vetmit avionë luftarakë reaktivë. Këta avionë janë të tipit mësimorë MiG-15UTI si edhe disa avione MiG-17PF, të cilët shërbejnë për mbajtjen në aktivitet të pilotëve të avionëve të shpejtë. Në çdo forcë ajrore, çdo pilot duhet të kryejë një numër të caktuar orësh fluturimi në një vit. Ky numër varet nga rregullorja e asaj force, por numri mesatar është rreth 30 orë fluturimi. Planet afatgjate për këtë hallkë së forcës nuk janë shumë të qarta për vetë faktin se FASHja po shndërrohet për një rol aerotransportues dhe mbështetës në raport me forcat e tjera. Diçka e tillë nuk jep sinjale të mira për të ardhmen e kesaj hallke.
Regjimenti i Helikopterëve
Regjimenti i Helikopterëve është i dislokuar në afërsi të Tiranës. Ky regjiment është pjesë e planeve afatgjate të Forcave Ajrore. Ky regjiment pritet të zgjerohet dhe të pajiset me helikopterë të mesëm ushtarak dhe me helikopterë të shërbimit kërkim-shpëtim (SAR- Search and Rescue). Infrastruktura e kësaj njësie bën të mundur uljen dhe ngritjen e njëkohshme të helikopterëve. Kjo njësi është e pajisur me një uzinë moderne për mirëmbajtjen e helikopterëve si dhe ambiente jetese për pilotët dhe punonjësit.
Brigada e Mbrojtjes Ajrore
Brigada e Mbrojtjes Ajrore është e dislokuar ne Selite, Tirane. Kjo Brigade është arma me e vjeter e FASH, e krijuar qe ne vitin 1931. Sot, Brigada ka ne perdorim rraketa dhe topa KA te tipeve dhe kalibreve te ndryshme. Midis tyre, janë rraketat e mesme te tipit HQ-1. 4 bateri rraketash HQ-1 janë te dislokuara ne afersi te Tiranes si dhe ne afersi te portit te Pasha Limanit. Mbi 250-300 rraketa portative te tipit HN-5A si dhe Sa-16 “Igla” perdoren nga njesite e kesaj Brigade. Artileria kundra-ajrore perbehet nga topa te drejtuara me radar te kalibrave 100mm, 85mm, 76mm, 56mm, 37mm, 23mm, 14.2mm si dhe njesi te shumta me mitroloza kundra-ajror 12.7mm. Ne te ardhmen, shumica e siteme luftarake te kesaj Brigade do hiqen nga perdorimi për tu zevendsuar me sisteme me moderne dhe perendimore te tipave MIM-23B “I-HAËK”, rraketa portative “Stinger”, rraketa SHORAD si dhe artileri kundra-ajrore me moderne. Gjithashtu, radaret e vezhgimit te larget apo te afert do te zevendsohen me radar perendimor te firmes Locheed-Martin (nje radar i ketij tipi është ne perdorim qe nga viti 1999, dhe 4 te tjer priten te merren ne perdorim ne vitet e ardhshme.)
Sistemi Identifikues i FASH
Njësitë e FASH mund të identifikohet nga numrat e vendosur në avionët dhe helikopterët. Numërimi i avionëve dhe helikopterëve është standart në çdo forcë ajrore. Në atë shqiptare, formati është y-xxx ku ‘y’ përfaqëson njësine ajrore ku avioni ose helikopteri është i dislokuar, dhe ‘xxx’ përfaqëson numrin identifikues të vetë avionit dmth tipin, datën e prodhimit etj.
Forcat Ajrore Shqiptare në të ardhmen
Forcat Ajrore Shqiptare janë në një periudhë tranzicioni. Tashmë, një plan 10-vjeçar, për modernizimin e forcës është në veprim. Sipas këtij plani, FASH do të jenë një forcë e orientuar në rolin aero-transportues dhe atë mbështëtës të dy armëve të tjera. Kështu, Regjimenti i Helikopterëve i dislokuar në Farkë do të zgjerohet dhe do të pajiset me helikopterë të mesëm me aftesi të transportit të rëndë dhe aftësi për kryerjen e operacioneve “Kërkim-dhe-Shpëtim” (SAR).Regjimenti i Helikopterëve do të ketë tre skuadrilje helikopterësh, dy transporti dhe nje sulmuese. Në shumë artikuj flitet se FASH’ja do të formojë një skuadrilje helikopterësh sulmues me helikopterë të prodhimit italian ose amerikan. Kjo gjë është e konfirmuar edhe nga Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë. Avionët reaktive luftarakë që ishin krenaria e FASH për dekada, tashmë janë tërhequr nga shërbimi. Këto avionë janë avionë MiG-15 bis, MiG-17PF (tip kinez), MiG-19S (tip kinez) dhe MiG-21F-13 (tip kinez). Sic u përmend me parë, plane të tanishme për blerjen e avionëve të rinj nuk ka dhe dicka e tillë nuk përmendet në planin 10-vjeçar. Po ashtu, sistemi kundërajror do të modernizohet. Raketat me rreze të gjatë veprimi HQ-1 do të zëvendesohen me sistemin ‘Haëk MIM-23B’. Gjithashtu, raketat portative HN-5A do të zëvendësohen me raketat te tipit ‘Stinger’.
Operacionet Luftarake të FASH
Operacionet e para luftarake të FASH u ndërmorrën nga Regjimenti kundërajror “Ali Demi”. Në Gusht të vitit 1948 njësitë KA goditën dhe rrëzuan një avion Grek të tipit “Spitfire” që kishte shkelur hapësirën ajrore Shqiptare për mision spiunazhi. Avioni Grek u shkatërrua dhe piloti u gjet i vdekur. Në Gusht të vitit 1949 njësitë KA të po këtij Regjimenti goditën dhe rrëzuan një avion tjetër Grek gjatë Provokacioneve të gushtit. Avioni Grek, i dëmtuar nga zjarri KA, u detyrua të ulej në fushë ku u kap nga njësitë luftarake Shqiptare. Piloti Grek u kap dhe u burgos si rob lufte. Njësitë fluturuese të FASH panë aksionin e parë luftarak të tyre në vitin 1957. Më 23 Dhjetor të këtij viti, një avion luftarak Amerikan i tipit T-33 shkeli hapësiren ajrore Shqiptare. Dy avionë të tipit MiG-15 u ngritën nga baza ajrore e Kuçovës, të pilotuar nga Anastas Ngjela dhe Mahmut Hysa. Avioni Amerikan u rrethua dhe u detyrua të ulet në pistën e pambaruar të aeroportit të Rinasit. Avioni u sekuestrua dhe piloti Amerikan u kap rob. Piloti Amerikan u lirua më 11 Janar 1958, ndërsa avioni u vendos në muzeun e kështjellës së Gjirokastrës, ku ndodhet edhe sot. Më 31 Dhjetor të po këtij viti, vetëm disa ditë më vonë nga ky incident, një avion tjetër i huaj shkeli hapësirën ajrore Shqiptare. Ky ishte nje avion transporti i tipit DC-7 i Independent Air Travel që po fluturonte nga Gjermania drejt Singaporit. Dy avionë të tipit MiG-15 u lëshuan për ta kapur. Transportuesi u rrethua dhe u detyrua të ulej në aeroportin e Kuçovës.Të 5 pilotët dhe avioni civil u liruan më pas më 4 Janar 1958 mbasi u vendos që ishte vetem nje gabim navigacioni. Më 31 Dhjetor 1958, një avion tjetër i huaj u kap nga avionët reaktivë të bazës së Kuçovës. Ky ishte një C-54D “Skymaster” që përdorej nga CIA për të transportuar armë në Indonezi. Avioni u detyrua të ulej në bazën e Kuçovës, dhe më pas pilotët dhe avioni u liruan për t’u kthyer në Angli. Në 21 korrik 1967 një incident i rëndë ndodhi mbi hapësirën ajrore Shqiptare. Një avion jugosllav i tipit F-84 “Thunderjet”, i armatosur me rraketa të paderjtuara dhe bomba, shkeli hapësirën ajrore të Shqipërisë në afërsi të Dibrës duke fluturuar në drejtimin Peshkopi-Martanesh-Tiranë. Avioni jugosllav me numër regjistrimi 17 ishte i dislokuar në aerodromin ushtarak të Zemunit, rreth 15-20 km në veri-perëndim të Beogradit. Avioni pilotohej nga Boidar Vojevic dhe detyra e tij ishte të fluturonte për në aerodromin ushtarak të Kumanovës, Maqedoni, ku do të merrte pjesë në stërvitje. Shërbimet e radarit nuk arritën të diktonin shkeljen e hapësirës ajrore të Shqipërisë për shkak se avioni jugosllav fluturonte ulët duke ndjekur relievin. Avioni u diktua vetëm kur ai iu afrua bazës së Forcave Ajrore në Rinas. Pilotë të gatshëm ishin Koço Biku dhe Roland Sofroni. 3 avionë reaktivë të tipit MiG-19, të komanduar nga pilotët Koço Biku, Mahmut Hysa dhe Gëzdar Veipi, u ngriten nga baza ajrore e Rinasit për të interceptuar avioni jugosllav. Avioni Jugosllav u rrethua dhe u detyrua të ulej në aerodromin e Rinasit. Mbas uljes piloti jugosllav deklaroi de ai kishte humbur orientimin gjatë fluturimit. Avioni dhe piloti u kthyen në Jugosllavi mbas një marrëveshjeje mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Disa incidente dhe operacione luftarake të tjera u kryen mbi Shqipëri në vitet 60-70, për të cilët nuk dihet shumë. Në vitet 60, dy avionë të Forcave Ajrore Italiane të tipit F-84 “Thunderjet” u ulën në bazën ajrore të Rinasit në rrethana të panjohura (sipas një versioni tjetër, flitet vetem për një F-84 Italian që u ul në Rinas). Në vitet 70, një avion i vogël civil Grek u kap mbi Vlorë nga një MiG-15. Ai u detyrua të ulej në pistën ajrore të Vlorës, ku piloti, një shtetas Grek, u arrestua. Gjithashtu, në fund të viteve 70 një avion Shqiptar i tipit MiG-21F-13 gabimisht shkeli hapësirën ajrore Jugosllave gjatë një stërvitjeje. Avioni Shqiptar, i pilotuar nga Luto Sadikaj, u kap nga 2 avionë Jugosllavë të tipit MiG-21. Avioni Shqiptar u rrethua dhe u detyrua të ulej në një aerodrom në Kosovë. Por piloti Shqiptar, në momentin kur avioni bëri kontakt me pistën e aerodromit, e futi në forsazh avionin dhe u ngrit përsëri, duke lënë prapa dy avionët Jugosllavë që tashmë kishin hapur parashutat e frenimit. Luto Sadikaj iu drejtua Shqipërisë me shpejtësi të madhe dhe u kthye në atdhe. Fatkeqsisht, Sadikaj vdiq në një aksident me po të njëjtin avion në vitin 1982. Që nga viti 1948, njësitë KA dhe ajrore të FASH kanë arritur 8-9 fitore kundër avionëve të huaj mbi hapësirën Shqiptare pa pësuar humbje. Ky fakt flet për aftesitë operacionale dhe gatishmërinë e lartë të pilotëve të FASH.
Wikipedia