- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 2900Shefi i Maternitetit Besnik Brahimaj: Shkak, problemet dhe jeta ekonomike e çifteve të reja.
FIER- Reduktohet numri i lindjeve dhe ritet numri i aborteve në maternitetin Fier. Sipas të dhënave të deritanishme numri i aborteve shkon në 25 aborte në muaj ndërkohë që numri i lindjeve nga viti në vit pëson një rënie të dukshme.
Lindjet
Sipas shefit të maternitetit të Fierit Besnik Brahimaj numri i lindjeve ka rënë në gati 50% krahasuar me vitin 1990 kur numëroheshin mbi 4 mijë lindje në vit. Reduktimi i numrit të lindjeve është shpjeguar nga mjeku se ka të bëjë jo vetëm me planifikimin familjar por edhe me nivelin e ulët ekonomik të familjeve të reja, të cilat mendohen mirë për të sjellë në jetë një foshnjë. “Është e vërtetë që nga viti në vit reduktohet në maksimum numri i lindjeve në rrethin e Fierit -ka thënë shefi i maternitetit në Fier Besnik Brahimaj dhe kjo dukuri negative ka edhe faktorët e vet. Natyrisht jeta e ngarkuar në punë dhe probleme të tjera të familjare ka bërë që planifikimit familjar ti kushtet vëmendje e duhur.
Në këtë drejtim të mos harrojmë edhe faktin se jeta e shtrenjtuar ka bërë që familjet e reja sidomos të mendohen mirë për shtimin e anëtarëve të saj. Megjithatë, pavarësisht numrit të ulët të lindjeve nuk është vendi për alarm, sepse kjo nuk do të thotë që po shkojmë drejt plakjes së popullsisë si shumë vende të tjera të Evropës. Jemi ende një komb i ri dhe natyrisht edhe një qytet i ri”. Megjithë paraqitjen e këtyre shifrave tani për tani kjo nuk rrezikon plakjen e popullsisë së Fierit.
Aurora Damini/Gazeta Metropol
One Response to Përgjysmohet numri i lindjeve, shtohen abortet