- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 3856Fidel Castro Merr Pushtetin
Lufta e Ftohtë
Me 16 shkurt 1959, Fidel Castro u betua si kryeminister i Kubes pas drejtimit te luftes guerrile qe detyroi diktatorin e krahut te djathte Fulgencio Batista te largohej nga vendi. Castro, qe u be komandanti i pergjithshem i ushtrise kubane pas permbysjes se Batistes me 1 janar, zevendesoi kryetarin e qeverise provizore te te moderuarit Miro Cardone.
Castro ishte lindur ne Oriente, nje province ne Kuben lindore, dhe ishte djali i nje emigranti spanjoll qe kishte ndertuar nje sistem te depove hekurrudhore per te transportuar sheqer me fuci. Ai u perfshij ne aktivitet revolucionare politike qe kur ishte student dhe me 1947 mori pjese ne nje tentative per te rrezuar diktatorin Rafael Trujillo. Vitin tjeter, ai mori pjese ne levizjet e protestave ne Bogota, Kolumbi. Karakteristika kryesore politikese e tij gjate kesaj periudhe ishte anti-amerikanizmi. Megjithate ai nuk ishte bere akoma nje marksist.
Me 1951 ai kandidoi per nje vend ne Parlamentin Kuban si anetare i nje partie te reformuar ortodokse, por generali Batista mori pushtetin nepermjet nje grushti shteti para se te mbaheshin zgjedhjet.
Grupe te ndryshme u krijuan per te kundershtuar diktatorshipin e Batistas, dhe ne 26 korrik 1953, Castro udhehoqi nje grup prej rreth 160 rebelesh ne nje qytet te rendesishem ushtarak te Kubes (Santiago de Cuba). Castro mori armet e bazes ushtarake dhe anoncoi revolucionin e tij nga radioja e bazes, por baza u mbrojt nga qeveria dhe gjysma e njerezve te Castros u vrane ose kapen.
Castro gjithashtu u arrestua dhe u akuzua per permbysjen e qeverise Kubane. Gjate gjyqit, ai argumentoi se ai dhe rebelet e tij ishin duke luftuar per riparimin e demokracise ne Kube, por ai u deklarua fajtore nga gjykata dhe u denua me 15 vjet burg.
Dy vite me vone, Batista, shume i sigurte ne pushtet, beri nje amnisti te pergjithshem per te gjithe te denuarit politike, perfshij dhe Castron qe pas daljes nga burgu u largua me te vellane Raul per ne Meksike, ku ata filluan te organizonin te ashtuquajturat forca revolucionare te 26 korrikut, duke rekrutuar njerez dhe u bashkuan me Ernesto “Che” Guevara, nje idealist marksist nga Argjentina.
Me 2 dhjetor 1956, Castro me 81 njerez te armatosur zbarkoi ne bregdetin Kuban. Te gjithe ata u vrane ose u kapen me perjashtim te Kastros dhe vellait te tij Raul, dhe nente te tjereve, qe u terhoqen ne malin Sierra Maestra per te pergatitur nje lufte guerrile kunder qeverise se Batistas. Castro u mbeshtet nga fshataret, te cileve ai u premtoi reformen agrare, ndersa Batista mori ndihme nga SHBA, qe bombardoi pozicionet e revolucionareve.
Nga mesi i 1958, nje numer i konsiderueshem grupesh kubane ishin gjithashtu kunder Batistas, dhe SHBA ndaloi ndihmen ushtarake per rregjimin. Ne dhjetor, forcat e 26 korrikut nen Che Guevaren, sulmuan qytetin e Santa Clares, ku forcat e Batistas u permbysen. Batista ja mbathi per ne Republiken Domenikane ne janar te 1959-s. Castro, te cilit i kishin mbetur ne ate kohe me pake se nje mije luftetare, mori kontrollin e qeverise Kubane me nje ushtri prej 30 mije forcash. Udheheqesit e tjere te rebeleve nuk kishin mbeshtetjen popullore te te riut karizmatik Castro, dhe me 16 shkurt ai u betua si kryeminister i Kubes.
SHBA fillimisht e njohu diktatorin e ri kuban, por terhoqi suporten kur Castro anoncoi nje program per reforme agrare, shtetezoi pasurite amerikane ne ishull, dhe e deklaroi Kuben vend marksist. Shume qytetare te pasur kuban ja mbathen per ne SHBA, ku ata ju bashkuan CIA-s ne perpjekjet e saj per te rrezuar rregjimin e Castros.
Me 1 prill 1961, me stervitjen dhe suporten e CIA-s, te arratisurit kuban bene nje invazion te keq e te pasuksesshem ne Kube ne te ashtuquajturin “Gjiri i Derrave”. Bashkimi Sovietik reagoi ndaj ketij sulmi duke rritur ndihmen per qeverine komuniste te Kastros dhe me 1962 vendosi ne Kube raketa berthamore. Zbulimi i ketyre raketave nga spiunazhi amerikan coi ne tensionin e “Krizes se Raketave Kubane”, qe perfundoi me renien dakort te sovietikeve per te terhequr raketat nga Kuba ne shkembim te mosnderhyrjes ushtarake amerikane ne Kube
Kuba e Kastros ishte vendi i pare komunist ne hemisferen perendimore, dhe ai do arrinte te mbante pushtetin edhe ne shekullin e 21, duke sfiduar 10 presidente amerikane qe e sulmuan ate me embargo ekonomike dhe retorik politike. Pas permbysjes se Bashkimit Sovietik me 1991, Kastro humbi nje burim te vlefshem ndihme, por ai e kompensoi kete me investime europiane dhe kanadeze ne turizem. Kubanezet, megjithese te varfer dhe politikisht te shtypur, gezojne nje shkollim ekselent dhe te tjera sherbime sociale nen rregjimin e Kastros.
Ne korrik 2006, Kastro kaloi perkohesisht pushtetin tek vellai i tij Raul pas disa operacioneve intensive. Ai vazhdon te jete shume i semure, megjithese qeveria kubane refuzon te konfirmoje natyren e semundjes se tij.