- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 5622Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë edhe deputetë të PD-së.
Kanë kaluar 14 vjet nga Tragjedia e Otrantos, ku humbën jetën 81 burra, gra dhe fëmijë. Familjarë të viktimave fillimisht kanë qenë dje në varrezat e qytetit ku kanë ndezur qirinj në memorialin kushtuar viktimave që humbën jetën në Kanalin e Otrantos. Më pas në mënyrë të organizuar janë drejtuar drejt bregdetit dhe aty kanë hedhur buqeta me lule në det.
Familjarët vijojnë të kërkojnë drejtësinë e munguar në këta 14 vjet, ndërkohë që apeli i është drejtuar shtetit shqiptar, që të ndikojë me qëllim dëmshpërblimin e familjeve të këtyre viktimave dhe vënien në vend të drejtësisë. Në homazhet e 14-vjetorit të tagjedisë së Otrantos kanë shoqëruar familjarët edhe dy deputetët e PD-së, Ardian Kollozi e Kreshnik Çipi, si dhe drejtues të tjerë të PD-së në Vlorë, të cilët krahas ngushëllimit kanë deklaruar se do të jenë një mbështetje e fortë për ta.
Ndërkaq, familjarët e viktimave të tragjedisë së Otrantos kanë theksuar apelin ndaj strukturave shtetërore, për t’i orientuar drejt zgjidhjes, ndërsa kanë deklaruar se tashmë do të vijojnë seancat gjyqësore për hedhjen dritë mbi këtë çështje. Dosja për 57 viktimat e konfirmuara dhe 24 të humburit sorollatet nga gjyqësori italian në atë shqiptar, madje tentativat janë që çështja e Otrantos të çohet deri në Gjykatën e Hagës. Tragjedia ndodhi më 28 mars të vitit 1997 dhe u përfshinë rreth 115 shqiptarë të imbarkuar në anijen “Katri i Radës”. Rreth orës 15:00 të asaj dite të premte, rreth katër orë pas nisjes në drejtim të brigjeve italiane, anija e vogël u godit nga anija luftarake italiane “Sibila” dhe u fundos.
Gazeta Shqip