Gjykata Kushtetuese merr vendim: Zgjedhja e presidentit jokushtetuese

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4017
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim të hënën se zgjedhja e presidentit të Kosovës duhet të rikthehet në rivotim, pasi ka miratuar ankesën e më shumë se 30 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shkelje procedurale gjatë votimit të presidentit të Kosovës, z. Behgjet Pacolli. Në komunikatën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës thuhet:

“Lidhur me rastin KO 29/11 “Sabri Hamiti dhe deputetë të tjerë”, Vlerësimi i kushtetutshmërisë të Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, i 22 shkurtit 2011

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës më 28 mars 2011, ka shqyrtuar dhe votuar lidhur me rastin KO 29/11, “Sabri Hamiti dhe deputetë të tjerë”, Vlerësimi i kushtetutshmërisë të Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, i datës 22 shkurt 2011.

Gjykata Kushtetuese, njëzëri, vendosi që të shpall Kërkesën të pranueshme dhe, me shumice votash, dhe me dy gjyqtar mospajtues, shpall se Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, me datë 22 shkurt 2011, është jo kushtetues pasi që është në kundërshtim me kërkesat e nenit 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe parimet demokratike të mishëruara aty”. Në njoftim bëhet e ditur se në ndërkohë teksti i plotë i aktgjykimit do t’u dërgohet palëve së shpejti.

***

Gjykata Kushtetuese e Kosovës sot ka marrë vendim për rastin e votimit, përkatësisht zgjedhjes së presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli. Votimi i presidnetit Pacolli u përcoll me disa lëshime procedurale të cilat u reflektuan si pasojë e “përçarjes” brenda grupit parlamentar të PDK-së.

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se zgjedhje e presidentit Behgjet Pacolli është bërë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Bota Sot

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 28/03/2011. Filed under Kosovë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.