Shqiptarët e Plavë- Gucisë të shqetësuar nga “regjistrimi elektronik”

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 5319
Apelohet që të bëhet çmos për regjistrimin e numrit të madh të diasporës nga kjo anë që jeton e punon në Amerikë.
Ulqin – Shqiptarët e krahinës së Plavës dhe të Gucisë, duke e ditur politizimin e skajshëm të luftës se kush do të dalë numerikisht më shumë mes malazezëve dhe serbëve, frikësohen se përpunuesit elektronik të Entit Statistikor të Malit të Zi – MONSTAT mund të manipulohen edhe të zvogëlohet numri i shqiptarëve në Mal të Zi, e posaçërisht në këtë mjedis, raporton KosovaLive. Kështu u konstatua në tribunën me qytetarët të mbrëmjes së të premtes, të organizuar në Plavë nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve.

Veprimtari Ramë Sinanaj, instruktor tha se regjistruesit duhet të përgatiten sa më mirë regjistruesit, sepse në terren ata duhet të kenë njohuritë e duhura për të plotësuar pyetësorin, i cili është tejet i ndërlikuar.
“Çuditërisht që partitë tona parlamentare politike nuk kanë bërë asnjë përpjekje që për ne shqiptarët Pyetësori të jetë edhe në gjuhën tonë amtare. Këtë e shoh një mangësi dhe hendikep serioz, mbase duhet të marrim qëndrim që ne shqiptarët ta bojkotojmë plotësisht regjistrimin”, propozon Sinani.
Ndërkaq, përfaqësuesi i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, inxhinieri Mehmet Tafica, por edhe të tjetër pranuan se subjektet politike shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi, kanë heshtur kur është miratuar Ligji mbi regjistrimin e popullsisë, por nuk e pranuan propozimin e Sinani që të bojkotohet regjistrimi.
“Sipas ligjit, por edhe sipas natyrës praktike, organizimin e regjistrimit të popullsisë është dashur ta bëjë Këshilli Nacional i Shqiptarëve, ku janë të përfshira të gjitha partitë politike, por ndodhi e kundërta, këtë aktivitetet e rrëmbyen subjektet politike që udhëheqin me qeverisjet vendore, sidomos në Ulqin, Tuz e Plavë, si tri qendrat kryesore etnike shqiptare në Mal të Zi”, tha Tafica.

Anëtari i Komisionit të regjistrimit në Komunën e Plavës, Ismet Gjonbalaj u shpreh se janë mbuluar mirë me regjistrues shqiptarë zonat tona në Plavë, Guci, Vuthaj, Martinaj etj.
Ai apeloi që të bëhet çmos për regjistrimin e numrit të madh të diasporës nga kjo anë që jeton e punon në Amerikë.
Gazeta Dielli

***

Regjistrimi i popullsisë në muajin prill

Regjistrimi i banorëve, i shtëpive dhe banesave në Mal të Zi do të realizohet prej 1deri me 15 prill kurse banorët do të deklarohen edhe për përkatësinë kombëtare , respektivisht atë etnike.

Banorët do të deklarohen për të dhënat personale , nënshtetësinë , fenë si dhe për gjuhen amëtare , parashihet me ligjin për regjistrim. Këtë regjistrim përgatit dhe e organizon Enti për statistikë.

Rezultatet e para të regjistrimit , në lagje , në njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe për territorin e Malit të Zi Enti do ti publikojë 30 ditë pas përfundimit të regjistrimit. Rezultatet përfundimtare të regjistrimit do të publikohen prej një janarit të vitit 2012 deri me 1 dhjetor të vitit 2013.

RTCG

SHQIPTARET SA OPTIMISTE PER 2011

Data: 06-01-2011

Te ftuar:
Mimoza Kusari – N/Kryetare e Aleancës për Kosoven e Re
Mendu Thaçi – Kryetar i Partisë Demokratike të Shqiptarëve të Maqedonisë
Ferat Dinosha – Kryetar i Unionit Demokratik të Shqiptareve të Malit të Zi
Genc Ruli – Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi – Deputet i PS
Mark Marku – Deputet i PD
Visit-Ulcinj.com

Përgatiti: Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 28/03/2011. Filed under Mali i Zi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.