- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 4065Ma besoni sa herë trishtohem kur ndëgjoj intervistat e B.Topit si presidentë sepse e di me siguri matematike se vetëm gabon shumë rëndë si funksionar se për moralin e tij nuk më duhet.
Autori i shkrimit
Shkrimi bazohet në Intervistën e Presidentit dhënë për emisionin “Zona B” të gazetarit Baton Haxhiu
Presidenti Topi ka shkel kushtetutën duke kontribuar për hapjen e fazës parë të Fushatës për kandidaturën e dytë për presidentë dhe për fushatën e lokale për Edvin Ramën.
A – Bamir Topi ka hapë siparin e fushatës tij për kanditaurën e tij president për raundin e dytë në një kohë zgjedhjesh lokale.
B.Haxhiu
Të gjitha sondazhet që janë punuar në Shqipëri, Juve ju nxjerrin politikanin më të votuar, më të adhuruar nëse mund të themi. Nuk ka sondazh që ju nuk keni dalë i pari realisht në dëshirat e qytetarëve të Shqipërisë. Tani janë zgjedhjet lokale. Çdo fjali e juaja është ndoshta delikate për arsye se çfarëdo që thoni. Mos thashë ndonjë gjë gabim në këtë të fundit?! Besoj që ishte ekuivalente.
Komenti im qytetar:
Elozhja që i bën gazetari Haxhiu i pëlqen Topit se e njifka më mirë se kushdo gazetarë, duke e cilësuar atë jo si presidentë, por si politikanë. Jo pa qëllim e përdor kët cilësi si politikan, pasi e ka vështruar në thellësi e në kohë veprimtarinë e Topit, i cili qëkur është ulur në sëndukun e presidentit vetëm nji pozicion dallohet nga presidenti me ato dekoratat, firmat e dekreteteve, heshtjet e tija konstante ndaj raporteve Serbi – Kosovë dhe Greqi – Shqipëri, zgërdhirjet e tija në situata serioze, ndërsa njihet nga gjithë Shqipëria, Kosova, …..BE, NATO-ja dhe SHBA-ja më shumë si politikan pasi bashkëpunon konstantë hapur dhe fshehurazi si në Pezë, në Dardhë, në zyrën e tij me kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryebashkiakun e Tiranës Edvin Rama në dëm jo vetëm të rolit tij kushtetues, por edhe të sigurisë kushtetuese të një vendi. Nuk është ekuivalent si politikan ashtu dhe president edhe pse ka dalë jo nga zgjedhjet plebishitare, por nga politika sipas kushtetutës. Ta mbaji me shëndet dhe e gëzoftë epitetin në postin e presidentit si politikan prej gazetarit kosovar Baton Haxhiu!
Baton Haxhiu(B.H.)
1. Po ta përfundonit postin e Presidentit pas dy vitesh, do të formonit një parti politike, cili do të ishte orientimi juaj, zoti President?
B.Topi
Së pari, dua t’ju korrigjoj sepse më dhatë shumë dy vjet.Ka më pak se dy vjet…Në 2013 janë zgjedhjet politike.Në vitin 2012.Mandati i Presidentit mbaron në fundin e korrikut të vitit 2012. Kam një parim që mundohem të realizoj detyrat e ditës.
B.Haxhiu
2. Qëndrimi juaj pardje në konferencën për shtyp ishte ndoshta për herë të parë i shprehur publikisht se nuk ndiheni komod që të zgjidheni edhe një herë President me formulat 71 plus ose 70+1?
B.Topi
Çështja e zgjedhjes së Presidentit nëse do të jetë në opsionin në një mazhorancë të thjeshtë, e cila kuptohet që është politike, apo do të jetë në popull. Unë personalisht, preferoj standardin më të lartë të demokracisë, të zgjedhjes direkt nga populli.
Koment im qytetar:
Mendooj që presidenti me këtë dëshirë që i ka ardhë pas shumë e shumë zullumeve që ka bë kundër mazhorancës nga doli me sjelljet e tija të pahijshme edhe në kundërshtim me kushtetutën në lidhje me bashkëpunimin jo transparent të tij me kryetarin e opozitës ma të madhe socialiste sh. Edvin Rama.
A dalloni miqë lexues se gazetari Baton Haxhiu gjithësesi e ka provokuar presidentin Topi dhe e ka futë në thesë. Nuk i lejohet presidentit sidomos në pragë të Zgjedhjeve Lokale të 8 majit të 2011 të shpalosë pretendimet e tija për kandidaturën e dytë si president i Republikës. Nuk është koha që në një fushatë për zgjedhje të popullit në organet e pushtetit lokal të hapet një fushatë e pa dekretuar nga presidenti për Zgjedhjet e Presidentit të Shqipërisë. B.Topi nuk duhej të shpaloste asnjë gjysëm fjale në këtë aspektë. Nuk dua të bëj punën e juristit për t’i ballafaquar me nenet e Kushtetutës.
Ja që ka shkelur kushtetutën me dy këmbë dhe kjo duhet shqyrtuar nga konstitucionalistë.
B. Haxhiu
Arsyen? Për arsye se nuk ndiheni komod me këtë 70+1?
B. Topi
Absolutisht, kjo nuk ka të bëjë me mua.
Koment
Gazetari Haxhiu edhe pse e morri përgjegjen Topit e provokon mëtej me synim për ta futur në qorrsokak pasi dallon në të gjitha intervistat e tija dhe në mimikën e tij egon e sëmurë për pushtet të pamerituar. Topi ”heshti” pasi ja hoqi petët lakrorit.
B.Haxhiu
A mendoni që kjo zgjedhje me formulën mazhoritare të thjeshtë ose
A do të konkuronit edhe një herë si President me një formulë, e cila ju ka zgjedhur President herën e kaluar?
B.Topi
Vërtet vendimmarrja duhet të projektohet në një kohë të arsyeshme, por sa kohë jam në këtë pozicion, të jeni të bindur se nuk do të ketë asnjë lloj shpalosje të një projekti që ka të bëjë me periudhën mbas mbarimit të mandatit tim si President i Republikës.
Komenti im qytetar:
Veni re se si ky e din shumë mirë që nuk i lejohet të shpalosë tezat e fushatës tij për kandidaturën e dytë për presidentë dhe bën të kundërtën sikurse e keni masipër shpalosjen e hapjes e fazës parë të fushtaës tij për presidentë.
B. Haxhiu
Çështja e “21 janarit” është ndërkombëtarizuar…….
Lëkura juaj prej Presidenti si është ndierë në këtë situatë kur dikush ju trajton si të tyren dhe tjetra është hezituese t’ju përkrah?
B.Topi
Është një shprehje e vjetër që thotë “Hip se të vrava, zbrit se të vrava”! Çështja është se çdo institucion duhet të ketë koshiencën për të qëndruar në pozicionin e tij, mbi bazën e asaj që i ka dhënë Kushtetuta. Kjo është shumë e rëndësishme….. Duhet të dinë të respektojnë institucionin. Këtu është çështje e një konsolidimi në funksion të kohës të institucioneve tona. Respekti për institucionin nuk është thjesht respekti për individin. Është respekti për atë që ne kërkojmë të ndërtojmë dhe arti i komunikimit institucional është një art, të cilin e kemi parë të realizohet në institucionet evropiane dhe euro-atlantike, pra kërkohet civilizim, kërkohet mjaft qytetari, kërkohet elegancë në komunikimin institucional.
Komenti im qyetar:
Topi flet para njerzve sikur nuk kanë haber nga puna dhe sjelljet e tija me raportet me institucionet. Ishte 21 janari i 2011 që e nxorri në pahë para popullit shqiptar, para BE-s , NATO-s dhe SHBA-s se presidenti ynë i kishte me kohë uzurpuar dy institucione deri në paralizë si ajo Prokurorisë të Shtetit dhe ajo e SHISH-it, që ende për fat të keq vazhdon, duke u bë palë e grupit të armatosur gangsterësh të Edvin Ramës me një bandë prej 300 qytetarë me dosje penale të rënda që sulmuan kryeministrinë për t’i dorëzuar kokën e kryeministrit Sali Berisha në zyrën e presidentit B.Topi dhe për të rrëmbyer pushtetin,………..
B.Haxhiu
Ju mendoni që media është jashtë influencës së politikës…?
B. Topi
Nuk e konteston askush këtë, qe media si askund tjetër në Shqipëri… Ndërkohë që media ka shansin për të mos qenë totalisht e pavarur, sepse pavarsia sikurse thashë është relative. Sepse kur nuk kemi ne sot ne detyrimin kushtetues që Radio-Televizioni publik Shqiptar të jetë tërësisht i pavarur… përfytyroni çfarë mund të themi për një media private. Pra në detyrimin kushtetues dhe ligjor Radio Televizioni Publik i çdo vendi, i cili funksionon mbi bazën e taksapaguesve të cilët nuk paragjykohen, nëse janë të këtij spektri apo atij spektri, duhet të ketë një politike harmonike, kombëtare, editiorialiste mbi bazën e një ekuilibri të plotë dhe përfytyroni çfarë mund të themi për mediat private.
Mendimi im qytetar
Bamir Topi në stolin e presidentit ka shprehë mbi Pavarësinë e TVSH-ës Publik, që për mua është një sulm, një akuzë, një fyerje mbi pushtetin e katërt të një vendi demokratik. Si guxoi presidenti të sulmoji, denigroi, të dizinformoi popullin, BE-në, NATO-n dhe SHBA-n mbi veprimtarinë dhe kryesishtë mbi Mungesën e Pavarësisë e këtij institucionit shtetëror mediatik? Unë mendoj se Bamiri ka probleme me formimin e tij të mangët mbi raportin e medias dhe pavarësisë. Unë kuptoj edhe nga natyra e tij si arrogant, që vuen nga deliri i madhështisë. TVSH nuk ka qenë i nënshtruar ndaj tekave të tij për ta vu të parin në lajme dhe mbushë me lavdërime të trilluara që ta ekspozojnë Bamirin jo si president i Shqipërisë, por si i kontinentit apo i BE-s, apo sikur ky është njeriu nga ku merrë frymë një komb. Faktë është që demonstron një urrejtje, një tërbim që derdhë pa etikë dhe ligësi kundër medias TVSH-ës sepse Bamiri është në mediat e PS-ës, pranë Edvin Ramës, njeriu më i përkëdheluri, më i lavdëruari në programet e televizioneve private duke fyer dhe mashtruar kundër pushtetit dhe Sali Berishës. Ky kujton apo jeton ende me idenë se media ndaj presidentit do të jetë si në kohën e komunizmit dhe sipas shembujve të shumtë edhe në këtë rastë dëshmon se është padiskutim pengë i mentalitetit komunistë. Në botë shohim se presidenti apo mbreti nuk pushtojnë ekranet dhe nuk zenë vendin e parë të rubrikës të lajmeve. Ku i lejohet presidentit të sulmoi median?
Paska shkuar jashtë kufirit logjik të kohës dhe të postit si president!!
Sjellje absurde e B. Topit.
B.Haxhiu
Më falni që thashë pyetja e fundit, por keni obligim ndaj atyre votuesve, të cilët realisht ju rendisin shumë lart?
B.Topi
Besoj, se ne në përgjithësi jo vetëm në Shqipëri, ndodh që kur fillon një profesion i ri, dhe unë do ta konsideroja përtej angazhimit tim akademik – një nostalgji tashmë, e cila nuk rikthehet dhe të bëhet reale, – patjetër për të vazhduar një lloj vazhdimësie dhe koherence me interesat, besoj që politika do të jetë profesioni ku unë do të jem i angazhuar.
Mendimi im qytetar
Unë gjykoj nga pozicioni i tij sidomos në kohën e fushatës elektorale lokale se Topi nuk duhej të shpallte projektin e tij të pas mbarimit të postit të presidentit sepse konfronton rolin e tij si presidentë.
Ky duhej t’i shmangte këto përgjegje të auto-shpalljes të kandidaturës për mandat të dytë si presidentë pasi populli shqiptar ndodhet në situate dekreti të zgjedhjeve lokale. Në një kohë nuk njehë kushtetuta dy lloj subjekte elektorale me përmbajtje të ndryshme. Topi ka gabuar rëndë edhe kësaj herë. Sa herë që flet , aq herë edhe gabon dhe i duket një zgjuarsi këto xhevahire që i nxjerrë jashtë kuadrit juridik.
B – Bamir Topi po bën fushatë për kandidatin e Bashkisë Tiranës Edvin Ramën
B.Haxhiu
“8 maji” është sfida ndoshta e shqiptarëve ndaj Evropës, ndaj vetvetes pse jo edhe ndaj Ligjit dhe Kushtetuetës. Ju personalisht, duke kontaktuar me ambasadorët ndërkombëtarë, a e keni analizuar ndonjëherë që çfarë e zgjidh problemin shqiptar; zgjedhjet e jashtëzakonshme apo zgjedhje të rregullta dhe “8 maji” a është realisht ballafaqimi i politikave administrative apo i atyre politikave që prej dy vjet e gjysmë jemi mësuar t’i dëgjojmë publikisht?
B.Topi
Ky ka qenë obligim kushtetues, por edhe moral i Presidentit, i cili jo vetëm ka fiksuar formalisht datën, por ka bërë të gjitha apelet për politikën dhe për qytetarët.
Koment im qyetar:
Asgjë të re nuk thotë vetëm vuan të përmendi se është presidentë dhe përmend moralin e tij që nuk shkon.
B.Haxhiu;
Të gjitha sondazhet që janë punuar në Shqipëri, Juve ju nxjerrin politikanin më të votuar, më të adhuruar nëse mund të themi. Nuk ka sondazh që ju nuk keni dalë i pari realisht në dëshirat e qytetarëve të Shqipërisë. Tani janë zgjedhjet lokale. Çdo fjali e juaja është ndoshta delikate për arsye se çfarëdo që thoni.
B. Topi;
Ky ka qenë obligim kushtetues, por edhe moral i Presidentit, i cili jo vetëm ka fiksuar formalisht datën, por ka bërë të gjitha apelet për politikën dhe për qytetarët.
Komenti im qytetar
Rilexoni lavdërimet e pamerituara të Topit që e cilëson gazetari ngaqë e ka kuptuar se vdesë për ta përkëdhelur.
B.Haxhiu
Si do ta përdorë zoti Topi qetësinë e tij në këto zgjedhje dhe kur e do një Tiranë me “Unazë”, një Tiranë me ato afinitete evropiane, si do ta përdorë influencën, ose si s’do ta përdorë influencën në këto zgjedhje?
B.Topi
Projekti i “Unazës së Madhe” të Tiranës, i miratuar në vitin 1989 nga qeveria e Adil Çarçanit, është një reference arkaike për shumë arsye. Po bëhen, sa vite po bëhen? Po bëhen 22 vite. Është e papranueshme që ne 22 vjet, kur Tirana është shumëfishuar, kur Tirana ka me qindra-mijëra pallate të reja, ka me qindra-mijëra makina. Nuk ke një rrugë të re, pse? Sepse ka mbetur peng i politikes. Këtë segment e bëj unë, këtë e bën ti, jo! Minimalisht kërkohet një …
Komenti im qytetar:
Përsëri gazetari Haxhiu duke parë lidhjet e forta e ndoshta të para 1991-it të Topit me Edvin Ramën si dhe në aksionet e përkrahjes si presidentë si ato politike e juridike të padrejta e antikushtetuese tash 4 vjet e ka provokuar rëndë presidentin Topi në lidhje me pyetje mbi objektin e pakryer të Unazës të Tiranës në kohë të fushatës lokale të 8 majit të 2011 për kandidatët për kryetar bashkie të Tiranës nëmes Edvin Ramës i PS-ës dhe i Luzlim Bashës i PD-ës. Bamir Topi si president duke fajësuar për moskryerjen e unazës të Tiranës kryesisht me dozën e madhe në adresë të kryeministrit Sali Berisha në kohë kur të dy sipas tij përgjegjës ka ndërhyrë duke marrë pjesë në fushatën për kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës kundra kandidatit të PD-ës Lulzim Basha dhe në favor të hapur ndaj kandidatit të PS-ës, shokut tij të ngushtë Edvin Rama. Topi sipas rolit kushtetues si presidentë i unitetit politik apo i të gjitha partive nuk duhej të prononcohej as mirë dhe as keq, as në krahë të asnjë partie apo kundër të dy partive kryesore të vendit për punët e mira apo të këqia të bashkisë Tiranës.
Për të ruajtur pozicionin konstitucional B.Topi duhej të prononcohej para dekretit që ka nxjerrë vetë për Zgjedhjet Lokale për 2011 ose pas kësaj fushate lokale. Jam i sigurtë se B.Topi nuk është konsultuar me ekipin e Zyrës Juridike pranë institucionit të presidentit për vërejtjet e tija në favor të kandidatit për kryetar bashkie E.Rama.
Sa mësipër gjykoj si qytetar se B.Topi është i njohur për sjellje të tilla të papërgjegjshme gjatë 4 viteve si president i vendit tim, ku ka mjaftë ilustrime faktesh të mjaftueshme në kundërshtim të hapur me ligjet kushtetuese. Për mua nuk është me kohë presidentë, qysh më 21 janar të 2011, që nuk e mbrojti institucionin themelor të një Kombi sikurse është kryeministria, jetën e kryeministrit dhe jetën e tërë administratës të institucionit.
E papranueshme është që B. Topi konstantë me anë aludimesh dhe hapur akuzon dhe fajëson sistematikishtë për anarkinë që shkakton PS-ja si kundër pranimit në NATO, kundër Heqjes të Vizave të Shqipërisë, kundër miratimit të ligjeve për reformën e drjetësisë,….vetëm kryeministrin Sali Berisha, qeverinë e PD-ës. Prandaj ngado ta vëzhgosh B.Topin del se nuk është si presidentë dhe as si politikan sepse në asnjërën prej tyre nuk tregon aftësi, inteligjencë apo vullnet mirë si shqiptar sëpaku, përposë si zyrtar i papërgjegjshëm. Ky me këto sjellje destabilizon shtetin sikurse e kreu në 21 janarin e 2011.
C- Pyetje jashtë konteksteve të Fushatës të Bamirit për vetë për kandidaturën e dytë si presidentë dhe për Fushatën lokale në favor të Edvin Ramës.
B.Haxhiu
Zoti President, Bamir Topi si President i Shqipërisë, e ka para vetes një President, i cili ka ambicie të integrohet në Evropë dhe e ka këtë ambiguitet brenda vetes, e do edhe Evropën, edhe Kosovën. Por, këtë e kërkon përmes një marrëveshjeje historike shqiptaro-serbe. Për Presidentin e Shqipërisë, çfarë do të thotë, si zbërthehet termi ose ky togfjalësh ‘marrëveshja historike shqiptaro-serbe’, apo ju nuk e keni fare në axhendë këtë?¨
B.Topi
Unë sigurisht e di që shqiptarët sot për shkak të një fati të caktuar historik, sot jetojnë në Shqipëri, jetojnë në Kosovë, jetojnë në Maqedoni, jetojnë në Mal të Zi. Pra, në kontekstin e një marrëveshjeje të shprehur nga zoti Tadiç, ‘marrëveshje shqiptaro-serbe’, patjetër që duhet të ketë mbrapa institucionet e vendeve ku janë shqiptarët.
Koment im qyetar:
Unë nuk kam kuptuar asgjë. Si ta kuptojnë serbët dhe shqiptarët e Kosovës dhe mbarë?????
Në fund;
Mbërrij në një ide se Bamir Topi me intervista të tjera dhe me këtë intervistë dhënë gazetarit të nderuar Baton Haxhiut më ka krijuar mua si qytetar i Shqipërisë idenëse B.Topi nuk është as presidentë dhe as politikan. Shqipëria ka mbetë pa një presidentë sipas kushtetutës.
Arbër Kastrioti/Proletari.Com
2 Responses to Bamir Topi nuk është as presidentë dhe as politikan