Kompleksi i ri parlamentar, juria shpall fituese studion nga Vjena

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4515
I hapet rrugë ndërtimit të parlamentit luksoz në vendin ku sot gjendet Mauzoleumi i diktatorit.
Shpallet projekti fitues për ndërtimin e kompleksi të ri parlamentar. Projekti vjenez me kodin 11022, është shpallur fitues i konkursit kombëtar për ndërtimin e Parlamentit të ri të Shqipërisë. Juria që e dha këtë vendim kryesohej nga Johannes Ibelings dhe kishte si anëtarë të saj Imad Hassan, Mario Struzzi, Agron Lufin dhe Florian Nepravishtan. Mësohet se projekti fitues ka arritur që të marrë 88 pikë gjithsej, përfshirë këtu edhe vlerësimin e publikut, i cili ka mbërritur prej votimeve në faqen elektronike të Kuvendit.
Projekti me kodin 11022 e paraqet sallën e Parlamentit duke reflektuar hapësirën bazë demokratike si sundimi i fuqisë së elektoratit, duke vendosur publikun mbi pjesëtarët e zgjedhur të Kuvendit pa i hequr të drejtën sallës së madhe, hollit që të jetë qendra metaforike dhe fizike e ndërtesës. Për kompleksin e ri parlamentar ishin në garë 12 projekte. Kompleksi fitues mori 88 pikë, ndërsa publiku ishte përzgjedhës me 15 % të pikëve për kompleksin. Ndërsa studio nga Viena u shpall fituese, në vendin e dytë u rendit studioja nga Bolonja. Juria ka renditur në vendin e tretë studion nga Parisi.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli: Parlamenti i ri, për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Juria ndërkombëtare për katër ditë me radhë bëri vlerësimin e 12 projekteve të Kompleksit të ri Parlamentar dhe shpalli sot, si projektin fitues, Maketin 11022 T, I paraqitur nga Studio vjeneze COOPHIMELB (L) AU. Projekti fitoi me votat e jurisë dhe me klikimet e publikut shqiptar në web site e Parlamentit, www.parlament.al. Kryetari i Jurisë, arkitekti holandez Johannes Ibelings, një autoritet ndërkombëtar në fushën e kritikës së arkitekturës, gjatë shpalljes së vendimit, theksoi se juria ka pasur një mision të vështirë për të shqyrtuar me kujdes cilësitë, sfidat dhe elementët e çdo projekti për të vlerësuar potencialin e më të mirit prej tyre. “Është bërë një diskutim i hollësishëm mbi cilësinë arkitekturore dhe urbanistike, duke përfshirë të gjitha aspektet nga qëndrueshmëria, tek kostot e projektuara, se cili do të ishte përfaqësimi i duhur i demokracisë shqiptare në qendër të Kryeqytetit, duke i shtuar vlera, cilësisë së qytetit, që të jetë i hapur për publikun dhe që të mund të funksionojë si simbol”, u shpreh kryetari i Jurisë ndërkombëtare, Johannes Ibelings.
Pas shpalljes së projektit fitues, Kryetarja e Kuvendit falënderoi në emër të saj personal dhe të gjithë deputetëve, anëtarët e jurisë për punën serioze, si dhe opinionin publik për vëmendjen që i kushtoi përzgjedhjes së projektit më të mire, për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar.

Kryetarja e Kuvendit tha se shqiptarët do të kenë një shtëpi dinjitoze dhe demokracia parlamentare, simbolikën e saj më të madhe.
“Dua të falënderoj zotin Johannes Ibelings, si kryetar jurie, është një ndër autoritetet më të njohura botërore të fushës  së kritikës së arkitekturës. Dua të falënderoj gjithashtu zotin Marius Strozi, një arkitekt i njohur nga Italia, Imad Hassan që është jo vetëm arkitekt shumë i njohur, por ka marrë pjesë në projektet më të njohura të botës, profesor Agron Lufi, që ne e kemi model në Shqipëri dhe Florian Nepravishta, pedagog, arkitekt për gjithë punën, përkushtimin dhe seriozitetin. Unë përsonalisht ashtu si çdo deputet jam shumë e kënaqur, sepse me këtë projekt që ju keni zgjedhur, kemi bërë të mundur që shqiptarët të kenë shtëpinë e tyre dhe do të jetë një shtëpi dinjitoze. Tirana do të ketë një monument dhe një vepër arti që do të lërë shenjë në kujtesën e çdo vizitori që do të kalojë në Shqipëri. Në mënyrë të veçantë, ne do të kemi një monument, i cili do të lidhet me datën e Pavarësisë. Unë bashkë me kolegët e tjerë natyrisht kemi një sfidë të madhe përpara, të vështirë, për shkak se ne do të vrapojmë kundër kohës për të bërë të mundur që në 100 Vjetorin e shpalljes së Pavarësisë të kemi atë, që është simbolika më e madhe e demokracisë parlamentare shqiptare”.
Juria ndërkombëtare shpalli në vend të dytë Projektin knit T , ndërsa çmimi për vendin e tretë, iu dorëzua Projektit 10345 N. 12 Projektet për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar qëndruan mbi 10 ditë, të ekspozuara në Kuvendin e Shqipërisë, të hapur për publikun.
Gazeta 55

Projekti vienez për Kuvendit e ri të Republikës së Shqipërisë





Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 25/03/2011. Filed under Parlamenti shqiptar,Projekte/Tendera. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Kompleksi i ri parlamentar, juria shpall fituese studion nga Vjena

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.