- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 6088LEZHË- Një murgeshë ka humbur jetën dhe një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti, në të cilin u përfshi makina me të cilën udhëtonin. Aksidenti i rëndë ndodhi paradite në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, pranë fshatit Balldren. Sipas të dhënave të para të policisë, viktima ka mbetur murgesha italiane, Rita Sisi, rreth të 70-ve, ndërsa e plagosur rëndë Alma Zogu, e cila ka qënë në timon në kohën e aksidentit.
Policia bën të ditur se automjeti i murgeshave, tip Fiat me targa të huaja është përplasur me një automjet tjetër me targa LE 8263 A. Murgesha italiane ndërroi jetë sapo mbërriti në spital, kurse gjendja e murgeshës tjetër sipas mjekëve mbetet ende kritike.
Panorama
Redaktoj: Proletari.Com
One Response to Përplasen makinat, vdes murgesha italiane