Roli i vitaminës B12

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3291
Shmangni sklerozimin(demens) e trurit.
Vitamina B12 asht e njohun si vitamina e të moshuarve apo të vjetërve, nga që kanë nevojë ma të madhe të moshuarit. Mungesa e Vit. B12 në të moshuem vjen shpesh nga një tretje e pamjaftueshme e ushqimit, për shkak të një aftësie të ulët të prodhimit të acidit klorhidrik(HCl) dhe të enzimës të tretjes së ushqimit( pepsina), gjë që sjell absorbim të dobët të vit. B12.

E randësishme për shëndetin psiqik ashtë:

B 12 asht një substancë ushqyese e domosdoshme që influencohet shumë nga mosha/mplakja.
Studimet shkencore tregojnë se rreth 20 % e të moshuarve mbi 65 vjeç vuajnë prej mungesës të Vit. B12. Një nga pasojat e mungesës të vit. B12 ashtë humbja e funksionit normal të trunit dhe nga kjo krijohet një gjendje që ngjan me sëmundjen e demensës.
Mungesa e Vit. B 12 po ashtu influencon në nervat e kambve dhe të duarve dhe të jepë një ndjesi e një forme bezdisje, nxehtësi, bizatje dhe si një ndjesi therje apo çpumje lëkure me një gjilpanë.

Veganët dhe vegjetativët kanë nevojë për Vit. B12.
Veganët – nuk hajnë produkte bylmetit, mish, peshk. Hajnë vetëm ushqime me bazë bimore dhe fruta.

Veganët dhe vegjetativët duhen të jenë të vëmendshëm në drejtimin e marrjes të mjaftueshme të Vit. B12. Dy studime gjermane tregojnë se 38 % të veganve i mungon Vit. B12. Mungesa e Vit. B12 mund të shkaktojnë edhe ’’lirimin’’ apo lëvizjen e dhambve.

Përgatiti: Bep Martin Pjetri/Proletari.Com

Mungesa e vitaminës B12 dëmton funksionin e trurit





Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 18/03/2011. Filed under Mjeksia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.