Librat falas për fëmijët e emigrantëve

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 6163
Vendimi: 100 për qind rimbursim edhe për të verbrit.
Shtëpia Botuese e Librit Universitar dhe shtëpi të tjera botuese ngarkohen me botimin, shtypjen dhe shpërndarjen e teksteve shkollore të pakicave kombëtare, të klasave I deri IX dhe të teksteve të arsimit profesional. Për tekstet shkollore të pakicave kombëtare, nga klasa I deri IX dhe për tekstet shkollore të fëmijëve të familjeve të emigrantëve që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, çmimi i blerjes të mbulohet në masën 100 për qind, me fondet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”. Për tekstet shkollore të fëmijëve të familjeve të emigrantëve, që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, procedura e blerjes së tyre realizohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, kundrejt procedurave të konkurrimit të hapur me shtëpitë botuese. Ministria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me selitë diplomatike në këto vende, dërgon në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, brenda muajit maj të çdo viti, kërkesën për tekste shkollore, të detajuar sipas grupmoshave të fëmijëve të familjeve të emigrantëve. Ministria e Arsimit dhe Shkencës dërgon në Ministrinë e Punëve të Jashtme, brenda muajit gusht të çdo viti, sasinë e teksteve shkollore të porositura.

Nxënësit, që gëzojnë statusin e të verbrit, të cilët mësojnë në klasat I deri IX, pajisen me tekste shkollore të transkriptuara në shkrimin brail, të regjistruara në audio ose në shkrim të zmadhuar. Çmimi i blerjes së këtyre teksteve të mbulohet 100% nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Këto tekste shkollore janë pronë e shkollës dhe afati i përdorimit të tyre mund të variojë nga dy deri në tre vjet”.

Administrimi i kërkesave për prodhimin/shumëfishimin e teksteve në brail dhe në shkrim të zmadhuar literal, si dhe pajisja me libra e nxënësve të verbër të realizohen nga Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë, në Tiranë.
Gazeta Shqip

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 18/03/2011. Filed under Arsimi shqiptar. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.