Fletë-arresti për Limajn, në diskutim imuniteti si deputet

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2377
Fatmir Limaj nuk u paraqit dje në Gjy-katën e Prishtinës, pasi Kushtetuta e Kosovës e ka veshur me imunitet, për sa kohë kryen detyrën e deputetit.Pak para mesnatës së të mërkurës, Limaj ka dalë nga zyrat e Prokurorisë speciale të EULEX-it, ku kishte qëndruar për më shumë se dy orë duke u marrë në pyetje mbi akuza për krime lufte. EULEX-i arrestoi dje nëntë ish-luftëtarë të UÇK-së, duke e cilësuar kështu si të padrejtë luftën e Kosovës për liri nga represioni serb. Në të gjithë vendin zemërata për EULEX-in, i cili edhe më parë konsiderohej si vegël serbe, është rritur pas arrestimeve të fundit. Lista e zezë preku edhe numrin dy të PDK-së dhe politikanin e dytë më të preferuar nga populli i Kosovës, Fatmir Limaj, i cili më parë është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë, për akuzat që EULEX-i dëshiron t’ia “veshë” përsëri. Limaj ka shprehur gatishmëri  të bashkëpunojë me drejtësinë, pa iu hequr fare imuniteti nga Kuvendi i Kosovës. Por, duket se ai do të shkojë drejt heqjes së imunitetit. Ai e dorëzoi dje mandatin e deputetit, por i mbetet Kuvendit të vendosë për imunitetin. Prokurori i special i EULEX-it, Maurizio Salustro, ka ngritur kallëzim penal kundër Hajdar Hoxhës, Ukë Gegajt, Shaban Shalës, Fatmir Limajt, Naser Krasniqit, Besim Shurdhajt, Arben Krasniqit, Behlul Limajt, Nexhmi Krasniqit, Naser Shalës, Sabit Shalës dhe Refki Mazrekut nga Malisheva. Gjashtë të arrestuarve, gjyqtari i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Ferdinando de Monguot, u ka caktuar nga 30 ditë paraburgim, ndërsa tre të tjerëve, masën e arrestit shtëpiak. Në prangat ka rënë drejtori i Policisë për rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi.

Qeveria e Kosovës ka shprehur shqetësim për arrestimet e EULEX-it. “Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe populli i Kosovës kanë zhvilluar luftë të drejtë e të pastër, ka respektuar normat dhe standardet ndërkombëtare dhe çdo përpjekje për njollosjen e luftëtarëve të UÇK-së do të dështojë edhe kësaj radhe”, thuhet në reagim. Ministri i Forcave të Sigurisë në Kosovë, Agim Çeku, i konsideroi arrestimet e 9 ish-luftëtarëve të UCK-së nga misioni EULEX, si të sponsorizuara nga Serbia. “Të gjitha këto janë përpjekje për të paraqitur Serbinë si viktimë. Por, gjithë bota e di shumë mirë se kush është viktima dhe kush është agresori”, ka shtuar Çeku. Lëvizja “Vetëvendosje” i ka cilësuar arrestimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së EULEX-i, si mision në shërbim të Serbisë për pretendimet e saj në Kosovë. “Akuza e ngritur ndaj të arrestuarve përfshin edhe keqtrajtimin dhe vrasjen e oficerëve policorë e ushtarakë serbë. Për fëmijët e gratë shtatzëna shqiptare, të vrarë e torturuar nga pushtuesit gjatë luftës në Kosovë, kurrë nuk pati drejtësi, e tash po ngrihen raste për vrasjen e pushtuesve gjatë luftës sonë çlirimtare”. Vetëvendosja i ka konsideruar të papranueshëm, si EULEX-in, si instancë të panevojshme, ashtu edhe fushatën e tij kundër UÇK-së.

Reagon Pacolli

Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj arrestimeve të EULEX-it, duke deklaruar se lufta e Kosovës ka qenë e drejtë, dhe nuk mund të karakterizohet si “krim lufte”. “Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e pastër dhe çlirimtare, kundër një agresioni të egër me synime asgjësimi dhe gjenocidi. Ajo ka qenë dhe mbetet njëra nga faqet më të ndritshme të historisë sonë”, thuhet në reagimin e zyrës së Presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, pas arrestimeve të fundit nga EULEX-i.
Panorama

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 18/03/2011. Filed under Kosovë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Fletë-arresti për Limajn, në diskutim imuniteti si deputet

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.