Tiranë, një 17-vjeçare shfrytëzohet nga babai si prostitutë te Pallati i Kulturës

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2876
Tiranë – Një vajzë e mitur është shfrytëzuar seksualisht nga i ati në qendër të Tiranës dhe vetëm sot, është arritur largimi i saj nga rruga e prostitucionit.

Si tutor i vajzës 17-vjeçare është identifikuar Arif Mehmeti, 56 vjeç, me banim në Tiranë, i cili mbrëmjen e sotme është arrestuar nga forcat e policisë së kryeqytetit.

Sektori i luftës ndaj trafikut njerëzor ka bërë të ditur për agjencinë NOA se skema e shfrytëzimit të vajzës ishte ajo klasike:

E mitura, prej të paktën disa muajsh dilte çdo ditë, kryesisht në orët e pasdites dhe natës në vendin mbrapa Pallatit të Kulturës, jo larg asaj që njihej deri vonë si gropa e Hajdin Sejdisë.

Aty nën mbikëqyrjen e të atit, shiste trupin e saj kundrejt shumave duke nisur nga 3 mijë deri në 5 mijë lekë të rinj nga klientë të seksit, mes tyre dhe të huaj.

Burimet e mësipërme i treguan agjencisë NOA se vajza e mitur, para pak ditësh kishte bërë denoncim duke kërkuar ndihmë nga policia e Tiranës. Vajza kishte treguar se edhe pse ishte 17 vjeçe, po abuzohej nga i ati i cili e nxirrte në rrugë dhe e detyronte të prostituonte duke mbledhur gjithë fitimet që nxirrte nga trupi i saj.

Agjentët e sektorit antitrafik, kanë kryer arrestimin në flagrancë sonte të të dyshuarit Arif Mehmeti dhe i kanë vënë prangat nën akuzën paraprake të shfrytëzimit të prostitucionit ndaj të miture në rrethana rënduese.

Policia konfirmoi se mbi vajzën rome, të përdorur si prostitutë nuk është ngritur asnjë akuzë, pasi ajo ka bashkëpunuar me sektorin antitrafik duke denoncuar të atin si tutor dhe shfrytëzues prostitucioni.

Kurse bëri të ditur se ka sekuestruar një sasi parash që tha se ishin përftuar nga i dyshuari Mehmeti, përmes shfrytëzimit të vajzës së mitur si prostitutë te Pallati i Kulturës.

Ndërkohë, i dyshuari Mehmeti, ka mohuar akuzën e ngritur duke deklaruar se ai e kishte 17-vjeçaren, vajzën e tij dhe nuk mund ta prostituonte, duke këmbëngulur se qëndrimi i saj mbrapa Pallatit të Kulturës nuk lidhej me shfrytëzim prostitucioni.

Lidhur me pretendimet e të dyshuarit, policia pohoi se është duke verifikuar mbi pretendimet e tij.
E.T/NOA

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 17/03/2011. Filed under Sociale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Tiranë, një 17-vjeçare shfrytëzohet nga babai si prostitutë te Pallati i Kulturës

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.