Japonia kërkon ndihmë, Shqipëria hesht…

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 5444
Siç besoj e dimë të gjithë se çfarë ndodhi dhe vazhdon të ndodhë në Japoni. Shumë vende të botës reaguan në mënyra të ndryshme ndaj fatkeqësisë natyrore që solli popullin japonez të gjunjëzohet me mijra të vdekur, mijra të humbur dhe sikur mos të mjfatonte edhe rreziku nuklear i cili kërcënon seriozisht jo vetëm Japoninë por gjithë vëndet përreth saj. Vëndet e Natos iu përgjigjen menjëher kërkesës për ndihmë ndaj Japonisë mirpo Shqipëria u mjaftua me letra ngushëllimi dhe formalitete të tipit “në këtë moment të vështirë që po kalon populli japonez Shqipëria ndan me ju këtë dhimbje”.

Shtrohet pyetja PSE Shqipëria nuk aderon qoftë edhe me një skuadër modeste të ndihmës?

Historia e politikës së jashtme shqiptare të sotme nisë me montimin e diktaturës dhe strukturave komuniste shqiptare që në politikën e jashtme arritën të bënin “armiqë” pothuajse gjithë botën për 50 vite, me injorancën dhe paaftësinë e diplomacisë shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Sot në pseudodemokraci kemi një vazhdim të asaj linje ku paaftësia dhe injoranca mbretëron në strukturat e diplomacisë shqiptare e cila vazhdon nënshtrimin ndaj fuqive të huaja duke mos analizuar aspak vendet me të cilat bashkëpunon politikisht në arenën e diplomacisë ndërkombëtare.

Po ju japim disa prova mbi këtë që sapo pohuam. Vënde që Shqipëria është lidhur ngushtë në politikën e jashtme:

Rusi – Një ndjenjë e veçantë dhe vëllazërim i pamasë me popullin rus që në vitet e diktaturës hoxhane, duke vazhduar me marrështje ekonomike “Gazprom” dhe me vizita të ndryshme të ministrave socialistë në Rusi, në veçanti Paskal Milo që nga 1997-2001.Harrojmë votën kundra të Rusisë në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Mos të flasim për presidentin aktual të Kosovës Pacollin që ka marrë dhe medalje nga Rusia etj. Apo rasti më i freskët i propozimit si qytetarë nderi i Kosovës të Vladimir Putinit.
Mirpo harrojmë se Rusia ishte ajo që me antishqiptarizmin e saj i ka sjellë mijëra probleme Shqipërisë, Kosovës dhe Ballkanit në shekuj.

Kinë – Duke filluar me vëllazërimin kinez nga diktatori Hoxha dhe radifikimit 62 vjeçarë të marrëdhënieve shqiptaro-kineze ku diplomacia shqiptare e viteve ’70 bëri ç’është e mundur që Kina të hynte në OKB dhe në Këshillin e Sigurimit. Kemi presidenta shqiptarë(majtist dhe djathtist) në vite që vizitojnë Kinën duke sjellë “erën” kineze në Shqipëri ku dhe rasti i fundit i presidentit Topi ku i bën thirrje homolugut kinez të forcohen marrëdhëniet shqiptaro-kineze.
Mirpo harrojmë kush është Kina dhe si e trajton popullin e vetë, harrojmë se diktatura kineze dhe pseudodemokracia e saj nuk kanë të bëjnë aspak me të drejtat e njeriut, harrojmë se Kina ka përdorur Shqipërinë si urë për tu hedhur në Europë. Harrojmë se Kina e njohu pavarësin e Kosovës vetëm me 17 Shkurt 2011. Harrojmë se diplomacia europiane i sheh me shumë “frikë” marrëdhëniet tona kaq të ngushta me politikën e rrezikshme kineze.

Lind pyetja: Pse Rusia dhe Kina?

Sepse pseudodemokracia shqiptare vazhdon në linjën e etërve të tyre hoxhan duke mos tradhëtuar asnjëherë rrugën staliniste antiperëndimore.
Mirëpo mos vallë është kjo rruga diplomatike e pjesëmarrjes në familjen europiane?

Marrëdhëniet Shqipëri-Japoni (1994 – 2011)

Me zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Japonia ka zhvilluar marrëdhënie edhe me Republikën e Shqipërisë. Për shkak kushtesh gjeografike dhe historike, marrëdhëniet midis këtyre dy shteteve kanë filluar relativisht vonë. Qeveria japoneze ka ndihmuar kryesisht sektorin bujqësor që në Shqipëri pas viteve ’90 dhe në vazhdim lente shumë për të dëshiruar. Me aq sa dihet, marrëveshja zyrtare e parë është firmosur më 11 maj 1994 në Tokio për tu ratifikuar përfundimisht nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në Tiranë me datë 29 qershor 1994. Sipas saj, Japonia i ka ofruar R. Sh. 2 166 000 000 yen në formë kredie për ripërtëritjen e sektorit bujqësor.
Marrëveshje të tjera janë ratifikuar nga qeveria shqiptare në lidhje me hidrocentralet. Kështu kemi marrëdhëniet midis KESH (Korporata Energjetike Shqiptare) dhe OECF (Fondit Japonez për Bashkëpunimin Ekonomik), ku qeveria japoneze merr përsipër zhvillimin dhe rehabilitimin e hidrocentraleve të kaskadës së lumit Drin, marrëveshje të tjera në lidhje me këtë sektor janë lidhur edhe në vitet në vazhdim (1997). Megjithatë me sa duket, shumë fonde kanë avulluar në mugëtirë, me që sipas ligjit nr. 8802, datë 17.5.2001, Republika e Shqipërisë i detyrohej Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar një shumë të barabartë me 5 088 001 yen, sipas interesit 1.7% në vit, e gjithë kjo sipas marrëveshjes No. ABA-R1-2-D për shtyrjen e borxheve që rrjedhin nga marrëveshja e huasë No. ABA-P1, e datës 28 nëntor 1995 ndërmjet Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Një marrëveshje e ngjashme është kryer më datë 17.06.2001, ku Qeveria Shqiptare kërkoi lehtësimin e borxhit të saj ndaj të njëjtës bankë pasi i detyrohet kësaj të fundit 21,854,384 yen me një interes të njëjtë si më lartë prej 1.7% në vit.
Japonia (si shumë shtete të tjera) ka ndihmuar Shqipërinë edhe në vitin 1999 me fonde shtesë (jo të dhëna në formë huaje ose kredie por si ndihmë e mirëfilltë) për të ndihmuar Shqipërinë të kalonte krizën e krijuar si shkak i luftës në Kosovë, banorët e të cilës nën kërcënimin e reprezaljeve të shovinistëve serb, ishin arratisur në Shqipëri për t’i shpëtuar masakrave famëkeqe. Në vendimin nr. 485, datë 21.10.1999, sqarohet qartë se si është ndarë buxheti ndër ministritë e ndryshme që përbën interes edhe për çdo individ:
*1. Miratimin e shpërndarjes të fondeve të grantit japonez, për mbështetje buxhetore si vijon:
– 200 milionë jen për Ministrinë e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit, me destinacion mbështetjen e KESH-it, për importin e matësve elektrikë në bokse kolektive e individuale;
– 200 milionë jen për Ministrinë e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit me destinacion mbështetjen e Albpetrolit, për importin e naftës;
– 200 milionë jen për Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit me destinacion mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave, për nevojat e saj për automatizimin e sistemit hekurudhor;
– 200 milionë jen për Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit, për mbështetjen e industrisë agroushqimore me linja teknologjike.
2. Ministritë e sipërpërmendura, të marrin masat që në bashkëpunimin me konsulentin e huaj, në kuadrin e këtij projekti, si dhe kompanitë tregtare përfituese të këtyre fondeve, të përgatitin dokumentacionin e nevojshëm për prokurimin e mallrave që do të importohen në kuadrin e këtij granti.
3. Vlera e mallrave, pajisjeve dhe linjave teknologjike, që do të financohen nga granti, do të shlyhen si fonde kundërparti nga përfituesit përfundimtarë, me vlerën ekuivalente në lekë të çmimit të blerjes FOB, brenda datës 16 qershor 2002. Llogaritja në lekë do të bëhet sipas kursit të këmbimit të dërguar FMNsë, për muajin qershor 1999. Për këtë qëllim, ministritë përkatëse të marrin të gjitha masat për analizën e mundësive të kthimit të fondeve kundërparti, brenda afatit të sipërpërmendur, mundësinë e përballimit të detyrimeve tatimore dhe doganore për importet që do të realizojnë, si dhe për lidhjen e marrëveshjeve përkatëse me përfituesit përfundimtarë. Këto marrëveshje do të miratohen përfundimisht nga Ministria e Financave.
4. Ngarkohet Ministria e Financave për ndjekjen dhe monitorimin… ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtre.
Në lidhje me temën është për tu shqyrtuar edhe vendimi nr. 600, i datës 2 nëntor 2001 që flet për disa mjete të ardhura në ndihmë të Shqipërisë në lidhje me bujqësinë.
Shqipëria hapi ambasadën e saj në Japoni në vitin 2008.

Mos të harrojmë takimin shumë miqëdashës që i ofroj Japonia dhe liderët e saj, kryeministrit Sali Berisha me 5 Shkurt 2008-tës.
Apo dhe Lidhjen Parlamentare Japoni-Shqipëri të kryesuar nga Kryetari Eto Seishiro, ish ministër i mbrojtjes dhe sekretarja e përgjithshme zonja Hoike Juriko, ish ministre mjedisit. Të dy ish funksionarë të lartë të qeverisë japoneze.

Kjo tregon dhe seriozitetin e klasës politike japoneze në marrëdhëniet me Shqipërinë e cila sot në këtë ditë të vështirë që ndodhet populli japonez heshtë…
Heshtë presidenti Topi, kryeministri Berisha, heshtë dhe opozita me në krye Edvin Ramën.

Burimet:
Mediatike dhe historike të ndryshme.
Historia e Japonisë

Copyright Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 17/03/2011. Filed under Analizë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Japonia kërkon ndihmë, Shqipëria hesht…

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.