Ilaçet, si do të shmangen abuzimet me recetat

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4346
QSUT, Hoxha: Protokollet mjekësore ndalojnë abuzimet. OBSH-BB: Shqiptarët, të parët në Evropë për konsum ilaçesh.
Shqiptarët përdorin ilaçe dyfishin e normave të lejuara, madje vendi ynë kryeson listën e vendeve në Evropë me konsum më të lartë të ilaçeve. Sipas studimeve të kryera nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Banka Botërore, më shqetësues mbetet përdorimi i antibiotikëve, ku përveç lëshimit me recetë nga mjeku, tashmë qytetarët u drejtohen vetë farmacive për t’i blerë pa asnjë lloj recete dhe pa kryer konsulta mjekësore. Por, lëshimi i recetave pa kriter nga ana e mjekëve haset edhe në spitale e qendra shëndetësore. Kjo situatë pritet të ndryshojë, këtë pohon nëndrejtori i spitalit terciar “Nënë Tereza”, Mehmet Hoxha. Nëndrejtori Hoxha thotë se hartimi i protokolleve mjekësore do të ulë konsumin e ilaçeve në vend, pasi mjekët nuk do të mund të lëshojnë më ilaçe pa kriter, por bazuar në diagnozë do të vendosin edhe për trajtimin mjekësor.

Të dhënat

Të dhënat e ISKSH-së dhe studimet e institucioneve ndërkombëtare, si Banka Botërore, tregojnë se shqiptarët konsumojnë shumë medikamente, duke e parë së pari zgjidhjen te barnat. Kështu në studim thuhet se shqiptarët, shpenzojnë për ilaçe 32% të shpenzimeve të përgjithshme për kujdesin shëndetësor në total, ndërsa në vendet e Bashkimit Evropian se mesatarja e shpenzimeve për barna është 14% e totalit të fondit për shëndetësinë, në Amerikë 8%. Por, përkundër këtij fenomeni, tashmë të njohur në vendin tonë, ka edhe një tendencë tjetër që po vihet re për sa i takon antibiotikëve, si një grup i veçantë i medikamenteve në tërësi. Drejtori i politikave shëndetësore në ministrinë e shëndetësisë Pëllumb Pipero pak kohë më parë është shprehur për “Standard” se përdorimi pa kriter sidomos i antibiotikëve përbën rrezik për shëndetin e tyre. Sipas Piperos ndër faktorët për këtë tej përdorim lidhen me faktin se mjekët i japin që në fillim. Po kështu farmacitë në mënyrë abuzive i shesin pa recetë , mirëpo edhe pacientët i bëjnë presion mjekut për dhënien e antibiotikëve. Mirëpo, studimet vlerësojnë se dhënia e antibiotikëve si alternativë e parë nga mjekët dhe shitja pa recetë nga ana e farmacive, ka rritur riskun që shqiptarët t’i përdorin ato edhe për problemet më të lehta.

Situata në vendin tonë mund të ndryshojë, të paktën kjo pritet me hartimin përfundimtar të protokolleve mjekësore. Nëndrejtori i QSUT-së, Mehmet Hoxha, thotë: “Mjekët në spitalin terciar do të jenë të detyruar të ndjekin rigorozisht hap pas hapi udhëzuesit në trajtimin e sëmundjes së pacientit”. Sipas Hoxhës, nëse aktualisht mjekët për siguri të punës së tyre përshkruajnë ilaçe, edhe pa qenë nevoja, me anë të protokolleve do të ndiqet një rrugë tjetër, ku fillimisht do të kryhen analizat laboratorike, vendoset diagnoza dhe vetëm më pas do përshkruhen ilaçet.

Protokollet

Aktualisht plotësimi i kuadrit ligjor dhe hartimi i protokolleve mjekësore është drejt përfundimit. Hartimi i 105 udhërrëfyesve dhe 115 protokolleve klinike, të cilat do të publikohen së shpejti për të gjithë mjekët e vendit. Kështu, metoda të reja trajtimi të sëmundjeve, të marra nga protokollet e mjekësisë amerikane dhe ato të Evropës Perëndimore do të instalohen në shëndetësinë shqiptare. Mjekët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” deri në fund të këtij viti do të kenë në duar këto protokolle, për të trajtuar kështu të gjithë pacientët.
Blerta Mrishaj/Gazeta Standard

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 15/03/2011. Filed under Mjeksia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.